Pse vajza ime vendosi pёrfundimisht tё studiojё jashtё vendit

8 Tetor 2019, 17:17Blog TEMA

Nga Manjola Arizaj Zeka

Pse largohen të rinjtë nga Shqipëria? Edhe unë shpeshherë e dyshoja përsenë dhe sepsenë, se jo gjithçka lidhej gjithmonë me kushtet ekonomike.

E dyshoja, derisa e vërteta erdhi e m’u përplas në fytyrë, tek fëmija im, vajza, në vit të tretë në një prej gjimnazeve më në zë të Tiranës, Petro Nini Lurasit.

E vërteta për padrejtësitë dhe pandershmëritë që nisin e mbruhen që në bankat e shkollës nga edukatorë shpirtvegjël për të mos thënë të ligj.

Ato që nga një anë vrasin shpirtra të pastër e karaktere të fortë e nga ana tjetër mbjellin e ujisin, fëmijë me karakter të deformuar, të prirur drejt hiles, spiunimit, ligësisë dhe dyfytyrësisë. Teorikisht mësuesit dhe drejtuesit duhet t’i përgatisin fëmijët e kësaj moshe jo vetëm në mësime, por edhe të kenë karakter, të jenë të ndershëm e me iniciativë.

Por ç’ndodh? Ja një panoramë me pak fjalë, por mendojeni që ka qenë e jetuar përditë, duhet të merreshim me prapaskenat më të ndyra, në vend që të bëheshim pjesë e diçkaje të bukur. Që ditën e parë të shkollës, vajzës i thanë (zysha e senatit Eneida Pema) bëj një fjalim ta lexosh para shkollës. Vajza e përgatiti, e dorëzoi, dhe priste.

Për çudi, po e njëjta zysh, i tha nuk do të lexosh gjë… dhe ç’ndodh: fjalimin e vajzës e lexon dikush tjetër. !!!!. Nuk i kërkojnë as ndjesë. Por i kthehen kundër, një vajze që nuk i ka mbushur as të 18-at, vetëm e vetëm pse nuk serviloset, apo nuk bëhet rrugica ku shkelin këpucët e mësueseve cinike dhe hakmarrëse.

Me një mesatare diku tek 9.5, me karizëm mes shokëve dhe shoqeve, e dalluar në veprimtari sociale, e angazhuar në çështje solidariteti, e apasionuar dhe krenare pse është petroninse dhe me dëshirën për ta bërë këtë shkollë të shkojë në vendin që ka pasur dikur, vajza me një mbështetje pothuaj absolute nga nxënësit e shkollës, përgatitet për të kandiduar si president (një ëndërr dhe synim i hershëm).

Por të rriturat, ato që dinë mirë të punojnë pas krahëve me fëmijët (turp i madh) bëjnë një mijë e nje manovra për ta eleminuar, për të mos e lënë të hyjë në kandidim.

Deri atje, sa një udhëzim të Ministres së Arsimit që duhet të hynte në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare, e zbatojnë si urdhër të menjëhershëm.

Madje udhëzimi në shkollë ka shkuar të premten, por sërish zysha e senatit (Eneida)  i lajmëroj nxënësit të dielën pasdite, kur ata ishin përgatitur për konkurrim (pa e vënë fare në kandar se e diela është pushim, të hënën do të bëhej paraqitja e platformave, dhe disa nga gjimnazet e tjerë i kishin mbaruar zgjedhjet).

Dhe në fund, në një gjasme KQZ të shkollës, ku në përbërje te saj, serish Eneida, (KQZ për presidencën e nxënësve, për të zgjedhur paraprakisht kush do të kandidojë!!!) vajzës i hiqet e drejta e kandidimit për presidente me vota të plota (pesë JO nga pesë të mundshme, përballë kishte tre djem. Qoftë dhe për solidaritet femëror, apo hi syve, mund ta kishte marrë një PO!!!).

Kjo pasi ishte zgjedhur tre vjet rresht nga nxënësit senatore dhe kryetare e senatit. Shpresoj që “inati” dhe “egoja” e këtyre njerëzve të vegjël, u vu në vend. Sigurisht që vajza u mërzit. Ёndërrën ia prishën. Shijen e jetës ia kripëzuan që në këtë moshë. Besimin tek njerëzit dhe tek e drejta ia lëkundën.

Por s’ka gjë. Asaj mërzia do i kalojë shpejt. Sepse mori dhe vendimin përfundimtar: Të largohet nga Shqipëria dhe të studiojë jashtë. Jashtë këtij llumi, i cili nis që në bankat e shkollës. Besoj se ata që bëjnë emërime të tilla njerëzish që demoralizojnë fëmijët, që pengojnë konkurrimin, që i kanë kthyer shkollat në çifliqe ku deformohen karakteret, të mos jenë dhe aq të kënaqur.

7 komente në “Pse vajza ime vendosi pёrfundimisht tё studiojё jashtё vendit”

  1. Mashkullori says:

    Shume e vertete!
    Jeta ne Shqiperi eshte e veshtire,por ka zgjidhje.
    E veshtire eshte te perballosh brylat,pengesat,miqesite,nepotizmat,rryshfetet dhe militantizmin…Te gjithe keto,Jane bllokazhe te paperballueshme per te pambrojturit,te cilet perbejne shumicen

    1. Raimond vlonjati says:

      Vajza e saj vendosi te studjoje jashte , sepse ka para

  2. Kulufi says:

    Shume urrejtje paske ne zemer moj Manjole, uroj qe mos ta kesh edukuar dhe vajzen keshtu. Sa per ate llumin nga i cili paske larguar femijen, mos harro se llumin disa si ti e kane brenda ne shpirt, dhe kudo qe te shkojne, sado larg Shqiperise , llumin e marrin me vete. Bravo te qofte qe ke gjetur nje dritare publike per te bere luften tende te vogel personale.

  3. Asmajtas Asdjathtas says:

    Mbase eshte ceshtje karakteri zonje! Pervec aftesive akademike duhet te demonstrosh edhe aftesi sociale.

  4. gora says:

    Mos kujto se jasht shtetit do i jepet haku seshte cudi mund te bjer dhe viktim e racizmit . Mos e beni vendin sterre pa njohur dhe realitetin jashte,
    Na ka ngelur goja ketu sbehet ketu sketerre pastaj ankoi oh na iken femija jashte kur vet prindit po i perzene.

  5. Ska Rendesi says:

    Me duket me shume si nje flete rrufe per kete Eneiden….

  6. zoga e vodices says:

    Qe te studiosh jashte duhet ta kesh xhepin e thelle dhe per kete megjithese dhe shume te tjer i kane femijet me mesatare te larte xhepi nuk iua mbane dhe jane te detyruar qe te studiojne ne vendin e tyre por ti do jesh si like floriri qe te tre femijet e tij studiojne jashte se likja eshte nga cepani por fitoi xhokerin dhe ja ku dolen parate per studimin e femijeve te tij jashte ,kupton apo jo.PO kush eshte ai qe nuk do te studioj jashte kush eshte ai qorre qe nuk do sy?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje