Tentuan të kalonin klonin, por u sharruan nga plumbat e kufitarëve dhe qeni i kufirit që i bëri copash: Historia tragjike e shtatë djemëve tiranas në 1989-ën…

Memorie.al publikon historinë tragjike të shtatë djemve kryeqytetas që vendosën të arratiseshin nga Shqipëria në shtatorin e vitit 1989 në fshatrat Rrajcë-Skënderbe të Librazhdit. Nga vrasja e Kujtim Xhajës me 60 plumba dhe ajo me qenin e kufirit që shqeu Ilir Serjanin në prezencen e ushtarëve dhe komandantit të postës, e gjithë ngjarja e rrëfyer nga Vjollca Sula, e veja e Ylli Sulës, protagonist kryesor i atij grupi….

Nga Dashnor Kaloci

Duke e parë që nuk kishte asnjë lloj sigurie për jetën e tij dhe gjithë kohën rrinte me gjak të ngrirë se nga dita në ditë mund ta arrestonin, aty nga fundi i muajit gusht të vitit 1989, Ylli vendosi që të arratisej nga Shqipëria. Bashkë me të në grupin që kishin vendosur të arratiseshin, bënin pjesë dhe i vëllai i tij më i vogël, Agimi dhe nipi tyre, si dhe katër persona të tjerë që Ylli i kishte shokë të ngushtë.

Me përjashtim të nipit të Yllit, të gjithë pjestarët e tjerë të grupit kishin qenë të dënuar politik dhe kishin vuajtur me dhjetra vjet në burgjet e regjimit komunist. Nisja e tyre për në drejtim të Librazhdit, ku më pas ata do të merrnin rrugën për në drejtim të kufirit në fshatin Rrajcë, u bë nga shtëpia jonë në një mëngjez shtatori të vitit 1989. Siç më ka treguar Ylli, aty rreth orës tre e gjysëm të natës ata mbërritën deri tek kloni dhe në çastin që i prenë telat me pincat siguruese, Petro Pishtarit i preku xhaketa në telin e korentit dhe u dha alarm. Më pas ata u gjendën nën breshëritë e automatikëve të dy postave kufitare dhe qenëve të kufirit që u lëshuan në drejtim të tyre”.

Njeriu që flet dhë dëshmon për Memorie.al, është Vjollca Sula (Giçi) e veja e Ylli Sulës, tiranasit të tmerrshëm që pasi kishte vuajtur plot njëmbëdhjet vjet në burgjet e regjimit komunist, në shtatorin e vitit 1989 së bashku me gjashtë shokë të tjerë, morën rrugën për t’u arratisur nga Shqipëria. Po cili ishte Ylli Sula dhe përse ishte dënuar dhe ridënuar ai në burgjet e regjimit komunist ku dhe kishte mundur që të arratisej njëherë në 1978-ën?

Përse vendosi ai që të arratisej në shtatorin e 1989-ës dhe cilët ishin gjashtë personat e tjerë të grupit që bashkë me të morën rrugën përe në drejtim të telave të kufirit në fshatrat e Librazhdit. Si u diktuan ata në çastin që prenë telat e klonit dhe kush mbeti i vrarë prej tyre nga plumbat e ushtarëve e qenëve të kufirit?

Plani i arratisjes

Pasi përfitoi nga dy amnistitë që u dhanë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës për një pjesë të burgosurve politikë në vitet 1982 dhe 1986, Ylli Sula u lirua nga burgu pasi kishte vuajtur për më shumë se njëmbëdhjetë vjet dënimin si i burgosur politik. Pas daljes nga burgu ai mundi që të sistemohej në punë në fonderinë e Uzinës së Autotraktorve “Enver Hoxha” në Tiranë, ku zakonisht dërgoheshin për “edukim” personat që konsideroheshin reaksionarë dhe kishin dalë nga burgjet. Lidhur me këtë, e veja e Ylli Sulës, Vjollca, dëshmon: “Koha e lirimit të Yllit nga burgu në vitin 1986, shënon dhe me njohjen e martesën tonë.

Që në takimet e para, Ylli më tregonte për jetën e tij të vështirë dhe plot peripecira që kishte kaluar nëpër burgje. Unë i thosha që ta harronte atë kohë, por ai nuk e kishte të lehtë për arsye se atë vazhdonte ta ndiqte dhe ta survejonte Sigurimi i Shtetit edhe pas lirimit nga burgu. Në atë kohë kudo që shkonim ne të dy, e kishim ndonjë njeri të Sigurimit që na ndiqte nga pas në çdo hap që hidhnim. Sapo uleshim në ndonjë stol në lulishtet e Lushnjes ku banoja unë, apo në Tiranë kur vija për të takuar si të fejuar që ishim, ai më thoshte të ktheja kokën prapa dhe më tregonte njeriun që na ndiqte.

Ylli nervozohej shumë nga ajo gjë dhe herë-herë fliste me zë të lartë që ta dëgjonin njerzit e Sigurimit, duke sharë mbarë e mbrapsht. Duke mos pasur asnjë lloj sigurie për jetën dhe duke qenë në ankth se mos nga çasti në çast do të arrestohej nga Sigurimi i Shtetit, aty nga fundi i muajit gusht të vitit 1989, Ylli vendosi që të arratisej nga Shqipëria. Planin për arratisje ai e kishte bërë me një shokun e tij të ngushtë që quhej Kujtim Xhaja, i cili vinte shpesh në shtëpinë tonë dhe bisedonin gjatë me Yllin nën hijen e ullinjve në oborr. Bashke me Yllin e Kujtimin, në grupin që do të arratisej bënin pjesë dhe katër persona të tjerë të cilët ishin: Agim Sula, (vëllai i vogël i Yllit) Bani, nipi i tyre (djali i vëllait të Yllit, Metit) Petro Pishtari, Ilir Serjani (student) dhe një person tjetër nga lagjia  jonë që fatkeqësisht nuk ja mbaj mënd emrin.

Nga i gjithë grupi prej shtatë vetash, përveç nipit të Yllit, Banit, të gjithë të tjerët kishin vuajtur nëpër burgjet e regjimit komunist si të dënuar politik. Agimi kishte bërë gjashtë vjet burg dhe punonte në Kombinatin e Mishit, Kujtimi nëntë vjet, Petro kishte bërë burg e internim dhe sapo ishte liruar, ndërsa të tjerët kishin bërë më pak vite burg. Plani i Yllit për t’u arratisur në atë kohë, u bë për arsyen se ne kishim djalin të shtruar në spital dhe Ylli mendonte se Sigurimit të Shtetit nuk do t’i shkonte mëndja se ai do të arratisej në atë kohë që kishte djalin e sëmurë”, kujton Vjollca Sula (Giçi) lidhur me planin e arratisjes të ish-bashkëshortit të saj Ylli Sula dhe gjashtë tiranasve të tjerë që bënin pjesë në grupin e tij, të cilët ashtu si dhe Ylli, kishin vujatur nëpër burgje si të dënuar politik.

Zbulimi i grupit në klon nga kufitarët

Po cili ishte plani i arratisjes së grupit të kryesuar nga Ylli Sula dhe si u realizua ai? Lidhur me këtë, Vjollca Sula dëshmon: “Në atë kohë që Ylli me gjashtë pjestarët e tjerë të grupit vendosën përfundimisht të arratiseshin dhe caktuan edhe datën kur do niseshin në drejtim të kufirit, ata u betuan se për planin e tyre nuk do t’i tregonin as dhe njrezve më të afërt të familjeve.

Por Ylli ishte i vetmi që më tregoi mua, duke më dhënë dhe porositë se si duhej të veproja në rast se atyre do t’u dështonte plani i arratisjes. Takimi i fundit dhe nisja për në drejtim të Librazhdit, u bë nga shtëpia jonë në një mëgjez shtatori të vitit 1989.

Njoftimi për ditën e nisjes u bë vetëm një natë përpara, në mënyrë që të eleminohej çdo dyshim për secilin nga pjestarët e grupit. Ata u nisën me tren dhe siç më ka treguar Ylli, kur zbritën në Librazhd, u ndanë në dy grupe dhe lanë vëndin e takimit në fshatin Rrajcë që ndodhet vetëm pak km. në lindje të qytetit të Prrenjasit.

Ylli me shokët e tij kishin vendosur për t’u arratisur ditën e dielë, për arsye se ushtarët e kufirit ishin më të shkujdesur. Pas takimit në fshatin Rrajcë, ata u nisën në drejtim të kufirit shtetëror që ndodhet më sipër atij fshati, në sektorin e quajtur Skënderbe. Në atë sektor që ndodhet fare afër kufirit, ata mbërritën rreth orës tre e gjysëm të natës. Pasi arritën aty, Ylli nxorri pincat që kishte marrë me vete për të prerë telat e klonit dhe në momentin që i kishin prerë ato, Petro Pishtarit i ngeci mënga e xhaketës në telin e korentit që ishte dhe teli sinjalizues i klonit që jepte sinjalin në postën më të afërt për shkelje kufiri.

Menjëherë pas dhënies së sinjalit, u bë alarm dhe nga dy postat kufitare të Rrajcë-Sutaj dhe Rrajcë-Skëndërbe, u nisën rreth gjashtëdhjetë ushtarë të ndarë në dy grupe. Ata kryen rrethimin e plotë të tyre dhe për rreth dy orë pa pushim qëlluan me automatikë pa e ndaluar për asnjë çast zjarrin”, kujton Vjollca Sula lidhur me zbulimin e grupit të kryesuar prej bashkëshortit të saj, aty në telat e klonit në sektorin Skënderbe të fshatit Rrajcë të Librazhdit.

Vrasja e Kujtimit, Ilirjanin e shqyen qeni

Po ç’ngjau më pas me grupin e shtatë tiranasve aty në telat më gjëmba të klonit në kufirin shtetëror, ku ata vetëm disa hapa i ndanin nga bota e lirë që kishin ëndërruar prej vitesh? Lidhur me këtë Vjollca Sula rrëfen gjithë ngjarjen që ia ka treguar ish-bashkëshorti i saj Ylli. “Përreth dy orë që ata ishin nën zjarrin e automatikëve të ushtarëve të kufirit, asnjë prej tyre nuk lëvizi nga vëndi, por të gjithë shtërngoheshin sa më fort pas gurëve e shkëmbinjve.

Në një moment aty rreth orës pesë e gjysëm ku po zbardhte dita, Ilirjan Serjani u çua në këmbë për të kaluar klonin, por ai u kap i gjallë nga rojet kufitare. Njëri nga ushtarët e lidhi me tela dhe një tjetër i vuri grykën e nxehtë të automatikut në gojë dhe i tha: “A do të vdesësh nga ky, apo nga qeni i kufirit?”. Ilirjani krejt i tmerruar iu përgjigj: “Nga qeni”. Pas asaj kufitarët i ndërsyen qenin e madh të kufirit i cili iu hodh përsipër dhe pasi e shtriu për tokë, filloi ta shqyente. Në atë kohë, Ylli që ishte disa hapa më larg, mbuloi sytë me duar ngaqë nuk e shikonte dot shokun e tij që klithte nga hungërimat e qenit që e kafshonte pa pushim.

Teksa Ylli shikonte Ilirjanin me copra mishi dhe rrobash të përziera, kafshoi fort buzën e tij sa i plasi gjaku. Në atë kohë nga alarmi që ishte dhënë, aty ishte grumbulluar pothuaj i gjithë fshati Rrajcë duke u orientuar nga ulurimat e qenit. Duke parë Ilirjanin nën dhëmbët e qenit, vëllai i Yllit, Agimi, së bashku me Kujtim Xhajën, u ngritën dhe vendosën të dorzoheshin.

Por në ato momente në drejtim të tyre u derdhën dy karikatore automatiku dhe Kujtimi mbeti i vrarë në vënd me rreth gjashtëdhjetë plumba në trup e gjaku i rridhte rrëke. Në pak minuta, trupi i vdekur i Kujtimit u bë i verdhë, i bardhë, e më pas ngjyrë mavi. Në atë çast që u vra Kujtimi, Ylli u ngrit në këmbë dhe me një thikë të vogël në dorë u afrua të godiste qenin që nuk e lëshonte Ilirjanin, por në atë moment disa ushtarë iu hodhën përsipër dhe e lidhën me tel me gjëmba duke e goditur me dru ku të mundnin.

Pas Yllit u kapën dhe të tjerët, e ashtu të lidhur me tela me gjëmba këmbë e duar, ata i hipën në një makinë ushtarake që kishte ardhur me ushtarë të tjerë për përforcim të kufirit. Pasi i sistemuan të gjithë në karrocerinë e makinës, bashkë me Ilirjanin që nuk kuptohej në ishte i gjallë apo kishte vdekur, kufomën e Kujtim Xhajës, ushtarët e lidhën me tel pas makinës dhe e tërhoqën zvarrë në një pjesë të madhe të rrugës nën vështrimin e fshatravëve. Më pas kufomën e tij e hipën në makinë dhe u vunë tek këmbët e shokëve të tij që ashtu të lidhur i mbanin të shtrirë në karroceri.

Më pas ata i çuan në postën e Degës së Brendshme të Librazhdit, ku për më shumë se një muaj ata u torturuan mizorisht. Pas një muaji ata i nxorrën në gjyq dhe i dënuan për “Tradhëti të lartë”, me dënime nga pesë vjet e poshtë”, e përfundon dëshminë e saj rrënqethëse, Vjollca Sula, lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në shtatorin e vitit 1989, kur shtatë djem tiranas që kishin vuajtur më parë në burgjet e regjimit komunist, morën rrugën për në drejtim të klonit ku u përgjakën nga plumbat e ushtarëve dhe qentë e kufirit, që ruanin të paprekur parajsën e socializmit të Enver Hoxhës.

(Bashkë me shkrimin, po publikojmë dhe fotot e Ylli dhe Vjollca Sulës, Agimit Sula, Kujtim Xhajës me bashkëshorten, Mozën dhe vajzën e vogël, Paula, pak ditë para vrasjes në kufi).

Memorie.al

32 komente në “Tentuan të kalonin klonin, por u sharruan nga plumbat e kufitarëve dhe qeni i kufirit që i bëri copash: Historia tragjike e shtatë djemëve tiranas në 1989-ën…”

  1. nacionalisti says:

    E kam thene shpesh dhe po e perseris edhe njehere per te gjithe robqirat enverista qe lexojne e komentojne ketu

    U shofte fara e ndyre e komunizmit qe ka ndotur trojet shqiptare

    Fare e ndyre

    1. Love Laberi says:

      Degjo ketu ti o balliste fisqire..mos shaje asnje qe komenton se tregon veten qe ke qene mut dhe mut ddo mbetesh brez pas brezi..paska pasur hak per ju se paskeni qene per tu q… pragun ju ballistat..

      1. Zagali says:

        O Nacionalist koqja.Me sa duket se ti nuk ke habere fare nga e kaluara.Keto qe shkruan Dashnor Kaloqi jane perralla me mbret.Te mos vij inat me ata qe komentojne se kane mendimin e tyre ashtu siç i ke edhe ti.Dashnor Kaloqi pjerdh qe te shfryhet.

    2. hyyyderra says:

      Bravo nacionalisti fashist!
      Nuk e kishte keq xhaxhi qe ju trodhi juve,se me mire nje tufe me ujqer e ulkonja se sa ju palo nacionalistesh anti shqiptare!
      Na thoni o muter,se cfare i keni dhene popullit ju nacionalistet?
      NJE MUT qe te hani e ju ngecte ne fyt!

  2. Monika says:

    Dasho ka*i nje koq* gomari we nuk ka shok tjetër veç Dashnor Kaliçi, qe tregon histori rruge per gazette dhe I boton TemA sikur te jene vepra te rilindjes se Rames.

    1. Al says:

      Komunistet jane Kanceri i Shqiperise….Jane muti i mutit….

    2. Toni says:

      Keto majmunat qe shajne ne mos besim per ngjarjen. Jane vetem kelysht e sigurimsave dhe oficerave. Qe i duket e pa konceptueshme qe baballaret e tyre te kene qene keto lloj monstrash.

  3. shqiptar says:

    Shteti kurve i Sali Berishes dhe ai putane i Edi Rames i kane lejuar me vetedije urithe te tipit Dashnor Kaloci jo vetem per te vjedhur arkivat e shtetit shqiptar ,por dhe per ti perdorur ato sipas interesave te tyre te qelbura antishqiptare duke lejuar qe te transformohet,genjehet e behet si ti doje grida atyre dhe dashnores se tyre Kaloce.Dhe keto curva politikane e shtetare i hedhin ne treg keto episode vertete makabre thjeshte qe ky popull te nise serisht vellavrasjen .Ptu ndyresira

  4. Dori says:

    Edhe kufitaret jugosllave e greke do ta sharronin me automatik cdo nenshtetas te tyre qe do te shkelte ligjin per te kaluar ne Shqiperi.

    1. Vladimirovic says:

      O Dori. Kush nenshtetas Jugosllav ose Grek do të kalonte kufirin dhe do të vinte në Shqipërine e asaj kohe. Vetëm ndonjë qe mbasi të kish pirë dy shishe me shlivoviča rakija ose užo 12 dhe do i ish bere truri dërrasë, se një njeri me trutë në koke nuk e bënte atë gjë.

  5. ilir hoxha says:

    mos shani dhe mos ofendoni njeri
    jeni te gjithe njelloj, jeni te gjithe shqiptare

    sa per ENVER HOXHEN, ai ngriti shtetin mbi ligje dhe mbi rregulla
    tani ta mendojme dhe diskutojme 1 vit po te doni

    ishte i mire apo i keq ??

    kjo mbetet per tu pare nga historianet dhe jo nga ju.

  6. BUJARI JU DEGJON says:

    C’jane keto genjeshtra qe boton pa pike vrasjeje ndergjegje gazeta “Tema”???…
    Ndersa Ilirjanin,i pari nga grupi qe tenton te kaloje kufirin e kapin te gjalle,si shpjegohet qe dy te tjeret qe kerkojne te dorezohen vriten pa paralajmerim???!!!
    Dhe a kishte ndonje ushtar kufiri bythe qe te bente ate pyetjen idiote:”A deshiron te vdesesh nga ky,apo nga qeni i kufirit”??!!!…
    Si shpjegohet qe ata qe dorezohen me duar perpjete qellohen menjehere me automatik ndersa Yllin,qe del me thike ne dore perballe kufitareve e falin dhe vetem sa e zene rob???!!!…
    Une nuk kam gje me tregimin e Yllit per Vjollcen apo me tregimin e Vjollces per Kalocin…
    Une dua qe gazeta “Tema” te mos na ushqeje me genjeshtra …
    Une dua qe gazeta “Tema” te mos denigroje ushtaret e Kufirit Shteteror te Republikes!!!
    E shkruaj kete koment jo se nuk kam ndjenja dhe nuk me vjen keq per viktimat qe permenden ne kete shkrim…
    E shkruaj sepse e kam jetuar ate kohe dhe e njoh mire se si funksiononte…
    Une nuk i besoj genjeshtrat qe jane shkruar,por brezi i ri edhe mundet t’i besoje…
    A eshte ne dobi te Kombit ???…

    1. Komentuesi says:

      BUJARI JU DEGJON e ka shume mire dhe e argumenton drejte.Jane vertete genjeshtra dhe zmadhim e te Dashnor Kaloshit,i cili paguhet per keto shtremberime e genjeshtra.

  7. Pellazgos says:

    Njerez pa shpirt.
    Dhe per kete dihet se kush i ka fajet,Turqia barbare dhe ata qe u turqizuan.
    Po kur thoni per Greket ju qelbesira qe nuk kini gjene me te shtrenjte te Kombit,Emrat.
    Mallkuar qofshin ata qe u turqizuan,luftuan per Tur-qine,vrane dhe perdhunuan te tjeret qe me heroizem nuk ndruan as Besen Orthodhokse,as Emrat qe jane te Shenjte,as dashurine per Kombin.
    Mashtrime dhe Hipokrizi qe gjoja ne Myslimanet apo katoliket e fashizmit jemi “Shqipetare” dhe pasarrdhes te Pirros se Epirit dhe Ilyreve,jane tradhetia me e Madhe e ketij Kombi te percare,te denuar nga Zoti.
    Ketu paguen te gjitha.
    Krimet e Turqise,Italise dhe ata qe kane nostalgji per keto shtete,jane pasqyre e urrejtjes se pameshirshme qe egzistone midis nesh.
    Kur bere derr e arine
    Cdeshe qe bere Turqine,Cajupi.
    Kurse Samiu do thoshte:
    Te jesh “Shqipetare” eshte te jesh turk.
    Tani beni diferencen se kush eshte Shqipetare i vertete.

  8. Moisi Golemi says:

    Po dënimet e mëparshme për çfarë i kishin marrë ata, o Kaloç i pjerdhur??
    Pastaj, çne këto dënime “për tradhëti të lartë ndaj Atdheut” me dënime nga 5 vbet e poshtë??? A jeni në terezi ju që botoni idiotësira të tilla apo jo???

    1. hyyyderra says:

      Bravo nacionalisti fashist!
      Nuk e kishte keq xhaxhi qe ju trodhi juve,se me mire nje tufe me ujqer e ulkonja se sa ju palo nacionalistesh anti shqiptare!
      Na thoni o muter,se cfare i keni dhene popullit ju nacionalistet?
      NJE MUT qe te hani e ju ngecte ne fyt!

  9. Spartakos Thrakiotis says:

    Shikoni kontrastin e kësaj fotografie, jo të ngjyrës as të dritës por të qëndrimit të personave që janë në foto. Ushtarët e thjeshtë qendrojne në këmbë dhe të ekspozuar ndërsa qëndrimi i oficerit dhe shikimi i tij ngjajnë me atë të tigrit që bëhet gati për sulm. Sidoqoftë ata janë kriminele qe nuk u dënuan dhe jetojnë mes nesh dhe nuk e kam fjalën për ushtarët e thjeshtë por për mercenaret e sistemit. Shumica e tyre sot në vend që të jenë në burg, gezojojne pensione bile edhe me të larta nga pensionistët e tjere se këta ishin Ushtarak dhe të tjerët bujq. Ja pra kjo është “Drejtësia” dhe “Demokracia” në Shqipëri sot.

  10. Shkullaku Uturaku says:

    I vdekuri tregon sesi deshi te vdiste!!!!!!!! Nga qeni!!!
    Ndersa i vdekuri tjeter tregon cfare ngjyre mori pss 60 plumbave.
    Tamam histoti Kaloqesh. Perfundimi VK

  11. GJINOJA says:

    QENI I KUFIRIT
    «Merr frymë shpejt.
    Me sy nervozë
    Vështron përqark;
    Një rryp i blertë
    I shtrëngon qafën muskuloze,
    Tek ec në pyll me hap të lehtë.
    Bilbilat që nga drurët e shohin me nderim,
    Sorkadhet brirët e bukur i ulin në blerim
    Dhe ujqit vetë, po t’u delte përpara
    Do t’i hapnin udhën kafshës ushtare»
    ISMAIL KADARE

  12. a says:

    Tradheti e larte ka pas qene nenin54 55. Kalim kufiri ka pas qene 47 g. Per tradheti te larte denimi ishte 25 vjet dhe pushkatim. Per arratisje me pak. ATA nuk Jane denuar per tradheti te larte.

  13. Kavajoti says:

    SISTEM KOMUNIST ENVERIST MUTIST KOMUNIST! OFICER PA ZOT E PA SHPIRT! USHTAR KATUNAR KATILAR! VARR PER JU MOS U GJET NE DYNJA!!!

  14. pjeter says:

    Kush kalonte kufirin,ne rast se e diktonin do ishte me fat po te ishte i gjalle,dhe qe leshonin qente ka shume te verteta.Kush e ka idene se behet fjale per nje qen,qe e perkthyer ne shqip thuhet ,çoban gjerman,e jo nje rottweileir.as ndonje luan ,sepse deshmia e zonjes,eshte pak e egzagjeruar.Nuk ka nevoje te kalojme nga nje ekstrem ne tjetrin.Te gjithe e dine,qe haje 20 vjet,po te ishe me fat e te mbijetoje,por edhe ushtaret qe ishin ne kufi,rrezikonin denime te renda,sidomos kur i kthente ndonje mbrapsh jugosllavi.Me sa di une librat e sherbimit,ruheshin perdisa vite,presioni i vazhdueshem kunder ushtareve,edhe pas lirimit,i conin ata ne vrases te rrezikshem per kedo qe tentonte te largohej.

  15. Shijaksi says:

    Kavajoti tuti kani, futi qeni KE duhani.

    Hahaha.
    Cfare idioti tamam Kane

    Po ajo vjollca qe prezent?

  16. Shijoksi says:

    Kavajoti tuti kani, futi qeni KE duhani.

    Hahaha.
    Cfare idioti tamam Kane

    Po ajo vjollca qe prezent?

    Ca kishin Bo?
    Njoni nga ATA qe aratis nje Here ne 78???
    Po pse U kthy apo e kthyn jugosllavet Si spiun.
    Dhe Boni Burg.
    Dhe provoj me U aratis prape Pad 10 vjetesh?
    Po grun e kalomojt ku i la?
    Ne “Sketeren komuniste”?

    Cfare burri cfare babai cfare kryefamiljari paska qene ai far njeriu?

    Kaloc TA kan hyp keq o kaloc. Po te perdhunojne e ti ne extaze vetem shkum nxjerr nga goja

  17. epo kjo pune says:

    po mire tek greku e serbi do gjenin rehat…. tek ata qe vetem na kane bere masakra… po te arratiseshin ne Iitali dakort por tek hasmi…. ashtu ishin ligjet dhe duart ne prize mos i fut kot se e di cfare te gjen, po meqe folet per rastin ne fjale, o kronikan na nxirr dhe arsyet pse bene burg … se ka plot raste qe nuk ishin disidente por thjesht ordinere qe u bene politik ne biruc apo ndoshta kane qene pinjoll edhe kolaboracionistesh dhe domosdo nuk i mbante vendi

  18. Shqip says:

    Po si nuk ju vjen o tema, gazetaruqe qe perdhosni Te denuarit e vertete politike intelektuale qe denoi sistemi komunist”
    Ylli sula vinte nga nje familje shume komuniste jetonin né Tirane , kur u denua per here Te pare per rrahje e vjedhje, familjen nuk ja internoi shteti Por vazhdonin punen Te qete. E shume e shume.
    E vjollca nga lushnja qe u martuan…
    Mos I hapni petet e lakrorit….
    Nuk ju beson njeri .vetem Po te bije né zjarr vriteshe she shteti I asaj kohe I donte Te gjalle ti burgoste.
    Por ju mizat e b……se hale………shtremberoni Te verteten dhe baltosni Te persekutuarit e vertete politike.
    Deri tani I keni nxjere te gjithe politike,
    Nqs Kane qene 5000 ( jo e sakte) Te denuar, nga keta 300 ishin politike, Te tjeret hajdute e vrases, perdhunues qe nuk I tregonin.
    Mjafte. Se e lodhet popullin o antishqiptare gazetaruqe.

  19. Shqip says:

    Po si nuk ju vjen o tema, gazetaruqe qe perdhosni Te denuarit e vertete politike intelektuale qe denoi sistemi komunist”
    Ylli sula vinte nga nje familje shume komuniste jetonin né Tirane , kur u denua per here Te pare per rrahje e vjedhje, familjen nuk ja internoi shteti Por vazhdonin punen Te qete. E shume e shume.
    E vjollca nga lushnja qe u martuan…lereni ne ” hallin ” e saj
    Mos I hapni petet e lakrorit….
    Nuk ju beson njeri .vetem Po te bije né zjarr vriteshe she shteti I asaj kohe I donte Te gjalle ti burgoste.
    Por ju mizat e b……se hale………shtremberoni Te verteten dhe baltosni Te persekutuarit e vertete politike.
    Deri tani I keni nxjere te gjithe politike,
    Nqs Kane qene 5000 ( jo e sakte) Te denuar, nga keta 300 ishin politike, Te tjeret hajdute e vrases, perdhunues qe nuk I tregonin.
    Mjafte. Se e lodhet popullin o antishqiptare gazetaruqe.

  20. Loku_UniKKatil says:

    Ju sul qenit me thike edhe e falen cunat,e kapen perqafe pastaj e cuan tek saurreli. Ngriti duart lart me gjithe shokun e vet dhe u dorezua, e sharruan me 60 plumba se ashtu i thote mendja Dashqir Kaqolit, ptyyy cfare genjeshtre, qe as ushtaret e Hitlerit nuk i benin ne baze te disa rregullave dhe parimeve ushtarake. Fisin, robt dhe te vdekmit ku ti kesh o menxyra e demoleshit shqiptar, qe u ngritet si halet dhe i ulet malet.

  21. realisti says:

    Ata ishin trima qe duke e ditur se si ruhej kufiri moren ne sy rrezikun dhe vendosen ta provojne. Nuk arriten ta rrealizonin qellimin,arratisjen, por trimeria ju quhet. Forcat e kufirit ishin aty per te garantuar mosprekjen e kufirit. Ato , kufitaret, kryen detyren per te cilen ishim aty. Trimat per te shkelur ligjin qe e mdalonte kalimin e pa ligjeshem te kufirit. Nuk ka shtet me te derjtperdrejt se ai i atehrshmi. Dihej nga tegjithe rrezku i nje veprimi te tille. Kur u nisen keta e dinin se ku po shkonin? E dinin se ishin ne shkelje te ligjit te atehershem? E dinin sa ishte denimi per kete veperim? Une mensoj se po. Atehere nuk mund ti ankohesh njeriu se pagove per trimerine qe bere. Çfar ndodhte me ushtarin po te mos vepronte simbas rregullores ,pra simbas ligjit? Do denohej sigirisht. A mund ta fajsojme ushtarin pse nuk ishte trim qe te shlelte ligjin? Mendoj se jo. Keta ishin trima qe muk kishin frike dhe e provuan . A ka vepruar ushtari ne tekalim te situates duke e vrare ne momentin qe shkelesi eshte dorezuar? Kete nuk e dime sepse personi qe e shkruan , Kaloçi, e ka degjuar nga nje tjeter person qe edhe ky nuk ka qene prezent , gruaja e njerit nga te grupit. Pra kjo quhet perralle dhe jo deshmi e besueshme. Me sa duket gazetave per te pasur sa me shume klikime i interesojne perrallat .

  22. ura e tabakve says:

    Jom kurjoz me dit ai ka mor paret e burgut gruja e Yllit? Nuk do ti ket mor pranej po e nimo ky Dashnori me kto artiluj t’porosit e te personalizu. Se meqn do kishin fol ene grat e atyne t’jerve. Po ato do i ken mor paret mesiguri.

  23. zoga e vodices says:

    Ore bythe pambuker pse nuk e botoni komentin tim?

  24. Te gjitheve na bejne pershtypje keto lajme me teme nga diktatura.Te tmerrshme sepse sot gjykojme si njeres qe kemi prekur demokracine.Por po te gjykojme me qetesi,perfytyroni sot dy kampet kundershtare politike.Urrejtja per kundeshtarin eshte e po atyre permasave.A nuk mund te vrase mbeshtetesi i partise demokratike ate te partive te majta?Ka ndodhur dhe do te ndodhe perderisa mentliteti i kundeshtarit te egzistoje i njejte me njeriun qe jetonte ne diktature.Perdorimin e qenit kunder kundeshtarit politik sot shqiptari do te bejne si veprimin me “demokratik”.Edhe sot fjalori i shqiptareve pa kulture eshte ky:Te varet ne mes te qytetit,ti rripet lekura dhe ti mbushet me kripe etj,etj.Pra ne kemi ngelur me po ato mendesi te ushtarit te djeshem te kufirit.Po deshet mos e besoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *