Vetëvendosja dhe vetëndjerja në pushtet

8 Tetor 2019, 19:55Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Euforia e Vetëvendosjes pas renditjes e para në listën e partive me 0,7 për qind më shumë se LDK, ka prodhuar një klimë izolimi për fituesit e zgjedhjeve në rrugën drejt të qenit fitues të pushtetit. Triumfalizmi që demonstron enturazhi i Albin Kurtit dhe vetë ai, me 25.7 përqind të votave (nga 27,49 që kishin në zgjedhjet e shkuara), do t’ia vlente sikur Albini të kishte aspirata vetëm të tregonte se është faktor politik i rëndësishëm në Kosovë, por jo në kontekstin e dëshirës së tij të shprehur, për të qenë kryeministër i Kosovës.

Nga mënyra se si po e përjeton triumfin e të qenit në krye të listës së garuesve më 6 tetor, Albin Kurti dhe Vetëvendosja po e trajtojnë LDK, si humbëse të zgjedhjeve dhe gati gati kanë tone gjykuese ndaj viskozitetit të tyre dhe deklaratave të rralla që dalin nga selia e tyre.

Isa Mustafa, kryetari zyrtar i LDK, pak orë më parë sqaroi se do të presë rezultatin final të zgjedhjeve dhe pastaj do të vendosë se çfarë do të bëhet për të respektuar vullnetin e popullit, një qëndrim tipik i tij në situata të ngjashme.

Ky qëndrim do ta ndërlikojë rrugën e tyre drejt koalicionit, pasi ka bërë të kundërtën e asaj që duhet të bënte.

Para se të krijojnë një koalicion të qëndrueshëm, liderët duhet të punojnë për të krijuar një klimë besimi mes tyre, mes partive, mes elektoratit dhe opinionbërësve, ndërsa Vetëvendosja po bën të kundërtën me LDK.

Shumica e komenteve adresuar LDK-së janë gjithë helm, a thua se meqë këta kanë marrë 4 mijë vota më shumë, janë heronj, dhe të tjerët duhet t’u bien në gjunjë.

Ndërkohë, më 2017 Vetëvendosja ka qenë 27.5 për qind, gati 2 për qind më shumë se sa sivjet. Në kushte normale, Vetëvendosja është zvogëluar dhe jo rritur, por rënia e fortë e PDK e bën atë fituese të zgjedhjeve, por jo të pushtetit

Dhe si fituese, ajo duhet të sillet me modesti dhe përgjegjshmëri. Fitues i vërtetë është ai që di të ndërtojë një koalicion afatgjatë, një klimë besimi mes palëve dhe që të krijonë ndjesinë e sigurisë se nuk po punojnë kundër njëri- tjetrit.

Albin Kurti nuk duhet ta ndante nga goja Vjosa Osmanin qysh në daljen e parë në mbrëmje më 6 tetor, duke thënë që “Unë dhe Vjosa Osmani kemi fituar”. Duhet ta bënte këtë për të qenë i vërtetë dhe i besueshëm, pasi ai realisht nuk ka fituar pushtetin, por thjesht ka dalë i pari i zgjedhjeve mes pesë partive.

Për të formuar një koalicion fitues, shpeshherë lider edhe më të fortë se Albini, u është dashur të bëjnë thyerje të mëdha.

Ibrahim Rugova kishte dyfishin e votave të Albinit më 2004, por bëri kryeministër Haradinajn, për të siguruar shumicën për president. Sali Berishës i duhej vetëm një votë më 2009 në Shqipëri dhe i dha Ilir Metës 30 për qind të pushtetit, e kështu me radhë.

Fuqia për të bërë një koalicion qeverisës, është një betejë që kërkon pjekuri, por dhe përgjegjshmëri, jo teatër partizanësh e militantësh.

Ata vlejnë vetëm nëse do të vazhdosh në opozitë, me shpresë se herën tjetër rritesh më shumë e merr pushtetin vetëm.

Kosova nuk është Vetëvendosje, dhe nëse Vetëvendosja do të qeverisë Kosovën, duhet të pranojë partnerët në koalicion, duke qenë e detyruar të bëjë kompromise të mëdha.

Pa kompromise rrihet vetëm në opozitë. Në pushtet duhet të zhvishesh nga demagogjia dhe patetizmi i simbolikave populiste. Ja për shembull, ishte në kohën e duhur tërheqja nga referendumi për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por ishte aq qesharake ideja e bashkimit të Akademive të Shkencave, sa të bën të qeshësh e të qash, kur mendon se fituesi i zgjedhjeve këtë e quan ide.

E vërteta është se pushteti i takon Vetëvendosjes dhe LDK-së, njëra me 31 deputetë, e tjetra me 30 deputetë.

Ky është verdikti i popullit dhe këtë tani e ka në dorë ta çojë dëm vetëm Albin Kurti dhe papjekuria e partizanëve të tij.

20 komente në “Vetëvendosja dhe vetëndjerja në pushtet”

  1. SHKELZENI says:

    LDK + PDK MUND TA RREZOJE PER NJE MUAJ ME SHUMICE VOTASH NE PARLAMENT DHE KALOJNE NE ZGJEDHJE TE REJA

  2. eraldo says:

    Nuk me intereson aspak qeverisja e Kosoves ( sido qe te jete e kane zgjedhur vet) por mua me ben te qesh injoranaca dhe me neverit ligesia e politikaneve dhe pseudo analisteve politike ne Shqiperi! Legjitimojne Kurtin me 25 % te votave dhe minimizojne Ramen i zgjedhur me 49% ! Thone Kurti do jete kryeminister i forte por harrojne qe kurti do jete kryeminister me nje kembe dhe rasti i Salvinit e ilustron me se miri)!Kudo lexon gazeta apo degjon emisione tv ne Shqiperi vetem sulme kunder pozites ! Qeveria eshte pergjegjese per politikat qe ndjek dhe llogari per kete jep para popullit dhe jo opozites , pergjegjsite per abuzim me pushtetin , korrupsionin i mban para drejtesise! Ka mbuluar Shqiperine nje delir i pergjithshem dhe çdokush qe gjen nje mikrofon perpara ndihet legjitim te behet zedhenes i popullit kur kete mandat e ka vetem qeverioj a!! Ne gjithe boten ata qe qeverisin vetem e respektojne opoziten por as ma te voglin amendament te nje ligji çfaredo nuk i aprovojne, asnje ide e opozites nuk e kalon pragun e idese ! Por a mund te respektohet opozita ne Shqiperi? Me vjen keq per gjysmen e shqiptareve qe kane zgjedhur te perfaqsohen nga njerez qe nuk i respekton askush (fatmiresisht zgjodhen te shporren nga parlamenti) , dhe i jap te drejte pozites (edhe pse nuk e votoj) qe i trajton ashtu si duhet MINORANCE! Diktatura e MINORANCES eshte e papranueshme ne demokraci!Uroj te hapen negociatat dhe te shohim ku do perfundojne funderrinat e opozites ! Sa i takon Rames nqs perballe do kishte njerez me integritet dhe te besueshem vet socialistet do e rrezonin nga pushteti !Mungesa e nje opozite forcon Ramen ne krye te PS dhe pengon demokratizimin dhe emancipimin e kesaj te fundit! Partia socialiste perballe kesaj opozite i fiton zgjedhjet ne cdo kohe (pa Ramen do fitonte me lehte) dhe keta opozitaret jane te denuar te mbeten ne opozite , aq me teper qe tani humben dhe votat e 50% te njerezve te punesuar ne ish bashkite e djathta qe Rama nuk i heq nga puna para zgjedhjeve te 2021!

    1. Raimond vlonjati says:

      Ka nje ndryshim te madh midis Kurtit e Rames, se Rama eshte hajdut, ndersa Kurti nuk eshte.
      Kjo eshte nje ndryshim shume i madh

      1. NM. says:

        Nuk ka bir kurve ta akuzoj me fakte Ramën per kusar!
        Ty vlonjat i bastarduar,
        I baltës, i thashethemeve,
        ndoshta po.

        1. Adi says:

          Po pse mo nuk mjafton 300milion Euro 20km rruge? Apo 120million per check-up e shurres? Ca fakte duhet qe ta akuzosh? Ta kapim me thase me para ne dore dhe maske ne surrat

  3. Adi says:

    Eshte merzitur Mero, sepse eshte merzitur shefi Meros! Nje nga argetimet e preferuara te shefit te Meros ishte te organizonte mbledhje qeverishe dhe takime te ngjashme me subjekt “patriotik” me skenografi te miremenduar, ministra qe iknin me autobuz, me shqiponja neper tavolina, ku shefi bente si burre shteti mbareshqiptar, mbareballkanik e me tutje, shkruante ne xham 100% duke buzeqeshur si pjeshke, mbante fjalime “frymezuese”, i merrte doren me zor kryeministrit te kosoves qe te betohej para flamurit dhe ne fund normal behej nje vrime ne uje! Me Albinin keto punet pa bereqet nuk do i shkojne

  4. Konica USA says:

    Qe kur takoj kriminelin Sali Berisha ne muajin Shkurt, ku angazhua per te bere pranveren arabe ne tokat shqiptare, pra te rrezonte Edi Ramen,Albini tregoj qe eshte as me shume dhe as me pak por nje kopje e mostres sr Vicidolit.

  5. Ky burr femer i pa pjekur ,tani do ndjej pergjegjesin e karrikes dhe premtimeve…
    Tani do ndjej peshen e opizites se ramushit qe mund te behet me i poshter se sali berisha…
    Tani do ndjej eren e atyre tymusve qe ramushi mund tja fusi ne prapanice….
    Ne rast se arrin te formoj qeverine,qe aty do fillohne ramushat sali,kritikat dhe revoltat qe x apo y eshte i pa shkolle apo i korruptuar dhe te mos themi kur te fillojne tenderat dhe do terbohen ramushat sali….
    Kurti islamist kujton se ka arritur kulmin me 27% dhe harron se nuk e do 73%,dhe kujton se do bej bla bla si dikur me tymusa ne parlament….
    Te presim se si ato premtimet per bashkim do i bjer edhe anti amerikanizmi dhe te shpresojme qe te mos i ngelet islamizmi sumperpjet..

  6. LORA says:

    EKZAKT,Konica USA.

  7. Baliu says:

    Banda e Zanzibarit duke filluar nga Hashumi e teposhte gjithmone LVV e ka quajtur Vetfundosje, e madje me at paskrupullsine e tyre fshatareske edhe Vetmutosje!!! Por ja qe populli per te dyten here e zgjedhe LVV fituese. Erdhi dita qe Banda e Zanzibarit te shkoje ne banesen e fundit, ne pleherat e historise.

  8. At Fishta says:

    Heuuuu sa shume ju paska hy frika k’tyne Komunisteve Sllavo Mongol prej Kreshnikut ma t’ri t’Kombit Shqyptar e prej vullnetit t’lire t’shprehun me ane t’votes prej pjeses ma t’ndritun t’popullit tim?!Si nuk doli t’pakten nji njeri t’ja UROJE fitoren Zt Kurti..si nuk u gjet nji njeri i mirefillte e qe i vlon pak gjak Shqyptari nder vena me thane se populli qe votoi per Vetevendosjen don nji jete ma t’mire por vec mundohen t’hedhin vrer e balte mbi ket Prijes Kreshnik qe me idete e tija njerezore e virtytet ma t’nalta qe mund ti kete nji djalosh i ri i Kombit tim po mundohet t’beje realitet endrren shekullore t’gjysherve e baballareve tone?Valle kaq poshte ka ra populli im sa t’ndegjoje, lexoje e shkroje gjana t’tilla si k’jo pacavure artikull…valle kaq t’poshter jane k’ta komunistet?…Pervec keshillave t’mira qe mund tu jap se Zoti i Madherishem i paste nen kujdes do ju shtoja edhe nje ri-kujtese se Shpata e Shqyptarit i ka caktue moti k’to troje or t’verber e mos u rrejni ndryshe se nuk ndodh joooo…Zgjohu Populli IM ZGJOHU!!

    1. SHKELZENI says:

      SHOKU JE KONDRADIKTORE ME VEHTVETEN JE KUNDRA KOMUNISTVE DHE MERE NE MBROJTJE NJE ISLAMO -KOMUNISTE NDOSHTA VJEN NGA MOS NJOHJA E IDEOLLOGJISE KOMUNISTE O MOSNJOHJA E ALBIN KURIT

      1. Sllavo Mongolian Komunist says:

        Shkelzen trimi…shih se t’kan ra delet n’are t’huj e po bejne dem…merru me to e mos u ngatrro me pune jasht niveli tand…thjesht nje k’shille miqsore…hajt tungjatjeta

  9. Komentuesi says:

    Po,eshte e vertete,se Albin kurti eshte nje monster e Sali Berishes dhe si i till ai nuk do te ecin perpara kurre.Do kete urrejtje dhe kundra shume shqipetar.

  10. Kuq e zi says:

    Rama me te drejte merzitet sepse albini qe tremujorin e pare do i vjedhe skenen duke e vendosur ne nje pozicion te antikombtarit me punen e bere 7 vjet prej kryeministri karshi zhvillimit mbarkombtar
    Albini me stafin e tij kane nje program te kompletuar te pakten deri ne 2040 te mir apo te keq e kane kurse rama me shoqe ka tre pale zgjedhje qe del pa program
    E the mire mero qe mustafa e mendon ndryshe nga albini prandaj do kete fatin e thacit,veselit me shoke sepse nuk pranoi nje koalicion parazgjedhor ku partia qe merrte me shume vota kishte kryeministrin ai (mustafa) mbase pretendon kryeministrine si parti e dyte e albini si minister pyjorje
    Edhe ti mero njelloj si shefi je albinin nuk e kuptoni ai nuk eshte berisha qe per nje vote jep 30% ai thote nqs ldk nuk do koalicion shkoj ne vote prape vec me hajna nuk bej koalicion pastaj te shohim mbase ldk me mustafen ne krye i kthehet shoqnise se vjeter pan por ta harroje 25% e sotem
    Me vjen keq per ty z mere qe do kerkosh te besh tetshin ne ajer me sha albinin une e di ku i djeg shefit nje albin kryeminister
    Nqs albini trembi aq shume ramen me protesten e studenteve ne tirane si nje opozitar i rendom cmund te beje me vv qe ngriti ne shqiperi si kryeminister?
    Jam i bindur qe rama dhe berisha do bejne aleance dhe do cirren si opozitar nga fundi i kuvendit
    Dhe kryesorja te gjithe nderkombtaret e cilsojne albinin te pakorruptuar dhe te pakorruptueshem
    Asnje politikan shqiptar se ka kete vlere
    “Qeni leh ku ha” vazhdo punen mos na ve re

  11. Albi_I says:

    Shume thelle te ka goditur kjo fitorja e Albinit more Mero. Cudi, se ti gjasme ben dhe si gazetar pro-i majtes.

    1. Tung says:

      Rajmond Muti nuk eshte vlonjat, ky eshte mut ster muti nga veriu

  12. Limkin says:

    Albini ka parimet e veta qe nuk i shkel dhe jo “parimet” e atyre qe permende ti me siper qe do e ndanin pushtetin dhe me djallin vetem qe ta kishin karrigen e kryeministrit te sigurte o plaku Mere…

  13. Boni says:

    Mero, me shume se aarrin te bindesh lexuesit kunder Vetvendosjes po i bind ata per ligesine dhe paftyresine tende.
    Megjithse dihet qe ti je i llojit nuk te ben pershtypje nese e ke faqen te bardhe apo te zeze.

  14. maga says:

    merua i janullatosit përpiqet të vere në një nivel vetvendosjen shqiptare me ldk-në serbo jugosllave!
    ta kesh të qartë mero,shqiptarët do bashkohen! ti vazhdo të denigrosh partitë prokombëtare,po shqiptarët ju njohin tashmë. bile,sa më shumë përpiqeni të baltosni ata që përpiqen për kombin shqiptar,aq më shumë mbështje fitojnë në popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje