Aktivistët e Vetëvendosjes në revansh ndaj “tradhtarëve”: Largohuni nga Kosova. Albin Kurti e justifikon si “liri e shprehjes”

TemA

Në Kosovë është ndezur një debat kundër aktivistëve të Vetwvendosjes, të cilët një ditë pas shpalljes si fitues të partisë së tyre, kanë nisur të kërcënojnë ish- pjeswtarë të partisë së tyre që u ndanë nga Vetwvendosja dy vjetë më parë.

Debati nisi kur një besnik i Albin Kurtit, Salih Zyba, kërcënoi kryetarin aktual të Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke e kërcënuar që nuk do të jetë më as deputet, as kryetar bashkie, por duhet të arratiset në Serbi.

Ja statusi i aktivistit të Vetwvendosjes, Salih Zyba

“Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pyetja më e shpeshtë që po më bëhet është: a më shumë ke vota ti a Shpend Ahmeti.

I sigurtë jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku.”

Kundër kësaj fryme ka pasur reagime të forta, pasi duket se ai u përkah nga Albin Kurti.

Në deklaratën e tij, Kurti e quajti liri të shprehjes kërcënimet që besniku i tij ka bërë ndaj Shpend Ahmetit.

Më pas u raportua se dhe ish- aktivistë të tjerë të njohur të Vetëvendosjes kanë marrë kërcënime të tilla.

Më i njohuri prej tyre, Frashër Krasniqi, shkruan:

“ Aktivistët e VV-së që rrugës tu ecë, po m’drejtohen me shprehjet “kemi me ju zhbi prej k’tuhit”, “a hala s’ke ike prej Kosove a?”… janë arsyeja pse kam me vazhdu edhe ma tutje me u marrë me politikë.

Sepse sa herë që në pushtet vjen populizmi, autokracia e hakmarrja, ka me pasë hapësirë për rezistencë e aktivizëm politik e qytetar.”

Edhe dizajneri i njohur i Kosovës, Fisnik Ismaili, që kandidoi këto zgjedhje me POSD, thotë se ka marrë kërcnime dhe ofendime nga bensikë të Kurtit, por kjo nuk i bën përshtypje, pasi siç e shpjegon ai, fryma e linçimit kjo ka qenë dhe arsyeja që ata u ndanë nga kjo parti.

Disa analistë politikë kanë reaguar kundër Kurtit me këtë rast, mes tyre dhe gazetarë të gazetës Express dhe TV që e mbështetën Kurtin në zgjedhje.

Po ashtu gazetari i njohur kosovar në Zvicer, Enver Robelli, i dënon fort këto sulme.

“Askush nga asnje parti dhe as nga Vetevendosja nuk guxon te kercenoje askend. Gjuha kercenuese shpalos vetem mendesine e ulet, regresive dhe hakmarrese. Euforia e fitimit te disa votave nuk i jep te drejte askujt te sillet si kapadai, sepse do te ballafaqohet me rezistence publike dhe mediale, pastaj ka edhe institucione qe i mbrojne qytetaret.

VV nuk mund te deboje nga Kosova ata qytetare qe nuk i plotesojne kriteret per te jetuar ne Kosove, sipas VV. Kerkimfalja sa me e shpejte eshte hapi i pare, distancimi i VV-se nga kjo gjuhe hapi i dyte. Kjo gjuhe e perdorur sot eshte fyerje e rende per 200 mije votues (me perjashim te ndonje militanti qe mund te gezohet per kete marrezi)”, shkruan Robelli

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Aktivistët e Vetëvendosjes në revansh ndaj “tradhtarëve”: Largohuni nga Kosova. Albin Kurti e justifikon si “liri e shprehjes””

  1. llll says:

    VV dhe Kurti do jene zbatuesit e planit te Putinit per Kosoven.Akoma pa dale rezultatet zyrtare te zgjedhjeve ne Kosove, Grenell i derguari i kelyshit te Putinit takoi Kurtin ku i kerkon marreveshje te shpejte me Serbine.

    1. shoku_qelis says:

      antaret e VV jane kthyer nga siria dhe po kerkojne rehabilitim

  2. ppa says:

    Eshte e njejta gjuhe qe perdori nje nate me pare nje fare ideologu i Vetvendosjes – Hysamedin Fera….i pyetur per qendrimin ndaj Beogradit dhe Tiranes ….ne menyre te cuditshme , ndersa per Vucicin u shpreh , dicka e tille, se do gjendjet gjuha , per Ramen nder te tjera tha se ” ai eshte nje uzurpator e te tjera marrezi”… E habitshme se si ne nje TV shqiptar, ky fare ideologu mund te flase ne kete menyre per k/ministrin shqiptar.

  3. Popull says:

    Keta te VV gabim i kane kercenimet dhe besoj se do kerkojne falje. Po ky Robelli kush leshin eshte qe permendet sikur te jet Profesor Qosja!? Robelli eshte vetem nje emigrant i dashuruar me atdheun e gjetur por qe zemra i rreh forte per ish Jugosllavine e Titos.

  4. Xeni pa qime says:

    ESHTE NGRITUR ENVERI NGA VARI DHE KA SHKUAR NE KOSOVE
    PO ESHTE NJE ENVER TJETER SE KY JONI ISHTE ATEISTE AI NE KOSOVE ESHTE ISLAMISTE .
    I HARRUAT AKTET E DHUNES TALIBANIENE TE VV
    I HARRUAR ATA QE ERDHEN PER TE DJEGUR PARLAMENTIN MILICE TE VV TE DERGUAR NGA ALBIN KURTI …SHQIPTARI E KA MÉMOIRE COURT..
    E KUPTOJE ATE 25 % QE VOTOJE ALBININ ISHIN DHE JANE NE DÉTRESSE KUR VENDOSET NJE ROJE DISCO KEYEMINISTER CFARE RÉSULTATE DO PRESESH NJERZIT DO BIENE NE EXTRÉMISME .

  5. Kapit Tupalla says:

    Edhe gazeta TEMA është reshtuar kundër LVV. Ditën e njëjtë pas shkrimit të Sali Zybës, z. albin Kurti është distancuar nga kjo deklaratë në një intervistë në KTV (shikoni nga minuta 1.01.00)
    https://www.kohavision.tv/lajmet/6679/speciale-interviste-me-albin-kurtin/

  6. Kuq e zi says:

    Pse kaq kundershtar ndaj vv
    Kam tre dite qe kam pare te pakten 50 artikuj neper gazeta te gjitha kunder pse valle oligarkia eshte trembur prej tij?
    E ka shkruar mdonje gazete qe programi i tyre ka 100 pika?
    Ka shkruar kush qe nje nga pikat eshte zhdukja e monopoleve?
    Po monopolistet e tiranes pra qeveritaret tane jane te gatshem te leshojne monopolet kur albini ti kerkoi heqjen e doganave (meqe ra fjala rama firmos neser per heqjen e doganave me serbine) po albinit si do i pergjigjet rama jo patatja juaj duhet te paguaj dogane sepse pa dogane hyn vetem ajo e serbise?
    Albini kete klase te kalbur ne tirane do ta shkaterroi para vetingut duke i hequr maskat patriotike por ne te vertete mbojne monopolet me serbet

  7. Emra turkoshakesh iislamik,salih dollapi,berisha,zyba,hysamedin,mahmut,beqira,xhemala e xhemaila dhe te gjithe te poshter antishqiptar te mbledhur ne nje parti xhihadiste

  8. Zagali says:

    Si perfundim del se kossovaret jane kosovar esapi dhe varu qesen.Te trash nga trute,te trash dhe nga te folurit aq sa nuk i mere dot vesh kur falsin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *