Alitalia në grevë: Anulon rreth 200 fluturime

Sipas publikimit më të fundit të mediave italiane është duke u zhvilluar sot greva 24-orëshe e pilotëve të Alitalia dhe shoqëruesve të fluturimeve të nisura nga FNTA, një federatë që mbledh së bashku punëtorët që i përkasin Anpac, Anpav dhe Anp.

Kjo grevë u iniciua si një shenjë proteste kundër situatës me të cilën po përballet linja ajrore dhe fatit të saj të pasigurt për të ardhmen.

Gjatë ditës së sotme, ekzistojnë dy fasha garancie, nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 10:00 dhe nga ora 6:00 e pasdites deri në orën 9:00 të darkës. Për ditën e sotme, e Mërkurë 09 Tetor 2019 janë anuluar gjithsej 198 fluturime.

Kompania gjithashtu anuloi edhe disa fluturime mbrëmjen e djeshme (14 fluturime) dhe në mëngjesin e ditës së nesërme 10 tetor (8 fluturime). Listat e fluturimeve të anuluara janë botuar në faqen zyrtare të Alitalias. (ilsole24ore)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *