Analisti amerikan: SHBA beson se mund ta bindë Gjermaninë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori i SHBA në Gjermani dhe tashmë i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell ka vizituar këtë të mërkurë Kosovën.

Analisti amerikan, Edward Joseph, thotë se me emërimin e Grenellit, Shtëpia e Bardhë beson se mund ta bindë Gjermaninë që të mbështesë idenë e përfolur më herët për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Joseph, përfshirja, gjithnjë e më të intensifikuar të Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi, është sa pozitive aq edhe shqetësuese.

Joseph shprehet: “Pozitive, sepse secila administratë amerikane që tregon interesim intensiv në Ballkan, është një gjë e mirë. Janë bërë disa vite që SHBA-ja e ka distancuar veten nga Ballkani dhe e ka zbritur (atë rajon) nga prioritetet e saj. Por, kjo çështje (dialogu) qartazi kërkon angazhim të nivelit të lartë, në mënyrë që edhe Kosova, edhe Serbia të bëjnë përparim.

Në të njëjtën kohë është e çuditshme dhe shqetësuese. Përse ambasadori  Grenell është emëruar (në pozitën e të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi) kur Mattheë Palmer sapo është zgjedhur  në pozitën e të dërguarit të posaçëm (për Ballkanin)? Palmer natyrisht ka përvojë të gjatë në rajon, ndërsa ambasadori Grenell ka punuar në Kombet e Bashkuara, ka njohuri për rajonin, por jo në të njëjtin nivel.

Është një gjë e mirë që Shtëpia e Bardhë, në kohën e shumë krizave të tjera, është e interesuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje, por, në anën tjetër, është e çuditshme dhe mbetet të shihet se çfarë do të thotë për politikën amerikane në rajon.

Analisti Joseph, gjithashtu, e konsideron të pazakonshëm faktin se ka dy të emëruar.

Ai shprehet: “Sidomos kur keni një emisar të sapoemëruar dhe pastaj emëroni edhe një tjetër. Krijon vërtet konfuzion. Por, në anën tjetër, nuk është krejt keq. Grenell është ambasador në Gjermani dhe, megjithëse ka pasur mosmarrëveshje atje, ai është i vetëdijshëm për shqetësimin e Gjermanisë në lidhje me politikën që ka ngritur ish-këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Bolton, e cila duket se është në favor të shkëmbimit të territoreve (midis Kosovës dhe Serbisë).

Është e mundshme që Shtëpia e Bardhë vazhdon të jetë e angazhuar në Ballkan dhe beson se Grenell është personi që mund ta bindë Gjermaninë. Por, në pikëpamjet e udhëheqësve të rëndësishëm në rajon, shkëmbimi i territoreve do të ishte i rrezikshëm dhe destabilizues”.

Joseph shton: “Disponimi në SHBA nuk është i lidhur me çështjet në Ballkan. Nëse shikojmë në aspektin ndërkombëtar, SHBA-ja është e përqendruar tash për tash në tërheqjen e trupave nga Siria, në mosmarrëveshjet e vazhdueshme me Iranin dhe, mes tjerash, në konfliktin tregtar me Kinën. Nuk ka disponim në SHBA për Ballkanin.

Ata që e ndjekin këtë çështje janë të shqetësuar dhe në konfuzion me emërimin e ambasadorit Grenell. Ata që mendojnë se emërimi i tij mund të reflektojë qasjen e Boltonit drejt ndarjes së Kosovës – që natyrisht se do të krijonte shumë probleme serioze në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Bosnje dhe brenda vetë Kosovës… për ne që mendojmë kështu, (emërimi i tij) nuk na jep shumë siguri”.

I pyetur se si e sheh SHBA zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi, Joseph thotë: “Kjo është një pyetje politike, së cilës nuk ia dimë përgjigjen, por duhet t’i lexojmë sinjalet. Kur John Bolton ka qenë këshilltar për siguri kombëtare, unë mendoj se ka pasur mbështetje për idenë – të favorizuar edhe nga (shefja e politikës së jashtme të BE-së) Federica Mogherini – për shkëmbim territoresh, për një lloj ndarjeje të Kosovës, me sa duket në veri, në lumin Ibër, ku katër komunat veriore do t’i kalonin Serbisë dhe një pjesë e padefinuar e jugut të Serbisë, që është Lugina e Preshevës, do t’i kalonte Kosovës.

Duket se këtë e kanë diskutuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për disa muaj. Mogherini e ka mbështetur këtë, por të gjithë e dimë se (kancelarja gjermane) Angela Merkel e ka kundërshtuar fuqishëm, ashtu si edhe udhëheqës të tjerë të rajonit që do të ndikoheshin drejtpërdrejt. Për shembull, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka përsëritur vazhdimisht kundërshtimet ndaj kësaj ideje. Në një rast, ai e ka cilësuar atë si idenë më të pamend që ka dëgjuar.

Mali i Zi është shprehur i shqetësuar për këtë ide, Bosnja po ashtu, e mos të flas për shumë paqartësitë rreth mënyrës se si do të zbatohej ajo në Kosovë. Me gjasë do të kishte lëvizje masive të popullsisë serbe që jeton në jug të Ibrit. Ajo vë në pyetje edhe lokacionet fetare serbe në Deçan, Graçanicë… Të gjitha këto kanë mbetur pa përgjigjet e atyre si Mogherini dhe zyrtarët amerikanë të kohës së Boltonit. Ata nuk e kanë shpjeguar se si do të adresohej kjo çështje.

Në lidhje me një të dërguar për të BE për dialogun Kosovë-Serbi joseph shprehet se do t’i duhet të bashkëpunojë me të dërguarin e SHBA.

Joseph rithekson: “Nuk ka dyshim për këtë, sepse SHBA-ja vetëm nuk mund t’i drejtojë palët drejt një marrëveshjeje. E përsëris, kjo mund të jetë një arsye për emërimin e ambasadorit Grenell, sepse kundërshtimet e Merkelit kanë qenë të dëmshme për qasjen e Mogherinit dhe të Boltonit dhe të Thaçit dhe Vuçiçit për ndarjen e Kosovës”.(REL)

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Analisti amerikan: SHBA beson se mund ta bindë Gjermaninë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë”

  1. Xeni pa qime says:

    KOSOVA DO NDAHET DHE E SHIKOJE LLOGJIKE .
    PO CFARE DO THONE PATRIOTET E TIPIT RAMUSH BERRISHA ME KOMPANI QE HODHEN BALTE MBI RAMEN DHE THACIN KETA TRIMA TE MBAS LUFTES ?

  2. emigraanti says:

    Pra sa te merren vesht te medhenjte, pastaj thirren te vegjli dhe u jepet urdher te firmosin cfare jane dakortesuar te medhenjte.
    Shpresoj qe te medhenjte te mbajne pak drejtesi se edhe ato territore qe sot jane me serbe jane okupuar prej tyre gjate fundshekullit XIXdhe gjysmes se pare te shekullit XX.
    .

  3. Raimond vlonjati says:

    Shkembimi i teritoreve duhet bere , por me kushtin qe te gjithe serbet te largohen nga Kosova bashke me prifterinjte dhe Manastiret te mbyllen perfundimisht,
    qe serbet te mos gjejne sebepe e te kthehen per festa ne Kosove

    Te largohen gjithe serbet jashte Kosoves, dhe Lugina e Presheves me shqiptaret te futet ne Kosove, dhe Kosova direkt te bashkohet me Shqiperine

    Keshtu mbyllet perfundimisht ky konflikt

  4. fati says:

    Aman po ky debili qe po behet km a do ta pranoje??? Apo ska problem se ndryshe thote e ndryshe vepron??? Po ai popull i kosoves a thua hane bar???

  5. bureto says:

    E pra, si gjithmonë, problemet shqiptare historikisht, qysh nga 1878, nuk i kanë zgjidhur asnjëherë
    vetë shqiptarët, dhe nuk ka sesi. Jo vetëm që jemi të vegjël dhe pa miq të vendosur pranë nesh si mbrojtës permanent, por si për fat të mirë ashtu dhe të keq jemi në një pozicion gjeografik, që i thuhet dhe “Vija e Teodosit”, ku pleksen qysh nga koha e Perandorisë Romake shumë interesa të të mëdhenjve, ose siç quhen ndryshe, gjeostrategjike.
    Parë kështu, implikimi i politikanëve të veçantë shqiptarë si përcaktues apo vendimarrës për interesat shqiptare në këtë rajon janë sa naive aq dhe cinike. Dhe e gjitha kjo për konsum të brendshëm politik në vendet ku ata jetojnë e veprojnë. Kjo sigurisht që në vend që të ndihmojë zgjidhjen sa më optimale të tyre, më shumë ngatërron dhe u jep dorë të tjerëve të vendosin vetë, duke na përjashtuar kështu fare si ngatërrestarë. Politikanët shqiptarë si këndej dhe andej kufirit duhet tashmë të kenë mësuar nga historia e kombit tonë se mungesa e bashkëpunimit pa kushte mes vetes për çështje madhore kombëtare çon ujë në mullirin e atyre që kurrë nuk kanë menduar për interesat tona, plrkundrazi. Dhe mirë na i bëjnë kur ne më shumë se çdo gjë punojmë për dasitë dhe përçarjet për përfitime personale afat shkurtëra, sesa për interesa kombëtare afatgjata. Ne në çdo tavolinë, ku sot diskutohen problemet e mprehta shqiptare, duhet të jemi prezent me një zë të fortë dhe unik, pavarësisht se mund të mos dëgjohemi aq dhe ashtu si duam ne. Por nga e gjithë kjo kurrsesi nuk do të na falet të dalim të humbur, siç deri më sot kemi dalë. Mos harrojmë se sot jemi në shumë aspekte më të fortë se në të kaluarën e largët apo dhe të afërt. Duhet të demonstrojmë një diplomaci të zgjuar dhe fleksibël, për të fituar sot optimumin, me premisa që në një të ardhme, me konjuktura më të përshtatshme, të arrijmë maksimumin. Që do të thotë se përveçse prosperitetin e kombit, të arrijmë dhe bashkimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *