Çfarë fshihet pas interesimit turk në rritje për Serbinë?

9 Tetor 2019, 09:11Rajoni TEMA

Turqia është një partner strategjik dhe anëtare e NATO-s, por që tregon interes të madh edhe për Serbinë. Po çfarë fshihet pas këtij interesimi?

Vizitat e shumta në nivelin më të lartë dhe aktivitetet e shtuara ekonomike mes Turqisë dhe Serbisë, dëshmojnë se raportet mes këtyre dy vendeve janë shumë të mira. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e rendit Turqinë ndër vendet më të rëndësishme partnere të Serbisë. Këtë e vërtetojnë edhe shifrat konkrete, të cilat u bënë publike në fillim të vizitës dy ditore të Erdoganit në Serbi. Shkëmbimi tregtar ka mbërritur shifrën prej 1,2 miliardë euro në vit. Firmat turke punësojnë në Serbi rreth 8000 punëtorë, ndërsa investimet turke në Serbi kanë mbërritur prej një milion dollarë në vitin 2011 në 200 milionë dollarë në vitin 2018. Po në të njëjtin vit nga Serbia në Turqi kanë shkuar rreth 100.000 turistë.

Krahasuar me raportet ekonomike të Serbisë me vendet e tjera, këto janë shifra ende modeste, deklaruan dy presidentët. Por ata shtuan se raportet mes Serbisë dhe Turqisë nuk kanë qenë kurrë më të mira. Vuçiq dhe Erdogan janë të mendimit se ka hapësirë për përmirësimin e mëtejshëm të raporteve.

Turqia në Ballkan

Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Dragan Gjukanoviq thotë për DW, se “pas ftohjes së raporteve në vitin 2013 dhe ndërprerjes së trilaterales Ankara-Beograd-Sarajevë, tani raportet e Turqisë me Ballkanin Perëndimor janë forcuar. Duket se kjo ka të bëjë me rolin mbrojtës të Turqisë ndaj faktorit boshnjak e tani edhe përmirësimin e raporteve me Beogradin”. Gjukanoviq thotë se interesimi i Turqisë nuk ndalet vetëm në Serbi, sepse “Ballkani është i rëndësishëm si i tërë për Turqinë”. Raportet më të ngushta politike janë me boshnjakët, e deri diku edhe me elitën politike shqiptare. “Por Turqia e kupton Serbinë si një partner shumë të rëndësishëm, nëse jo edhe partnerin më të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor“, pohon profesori.

Politika e brendshme

Niveli i lartë dhe dendësia e vizitave të presidentit turk në Serbi shihet si pjesë e aktiviteteve të brendshme politike të Erdoganit, mendon Naim Leo Beshiri. “Presidenti Erdogan nuk ka aktualisht shumë miq jashtë vendit. Ndaj këtë vizitë e shfrytëzon për përfitime në politikën e brendshme në Turqi, sepse të githa këto vizita përdoren për propagandë të brendshme“. Nga ana tjetër, Turqia po e shfrytëzon hapësirën e zbrazët në Ballkan për shtimin e influencës. “Në kohën kur SHBA dhe BE nuk po mund të dakordohen për çështjet e rëndësishme të këtij rajoni, Turqia po përpiqet të shtojë influencën e saj. Erdogani po përpiqet të prezantohet si faktor stabliteti në raportet mes Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës”, pohon Beshiri.

Influenca e Turqisë

Beogradi pret nga Erdogani dhe Turqia të luajnë një rol pozitiv tek boshnjakët në Bosnjë-Hercegovinë, por edhe në Sanxhak, për zgjidhjen e çështjeve kontestuese. „Turqia ka influencë tek boshnjakët, ndonëse i tërë rajoni është i preokupuar për momentin me raportet Beograd-Prishtinë”, thotë Gjukanoviq. Ai mendon se është vështirë të jepen konstatime përfundimtare, “por boshnjakët ende mbeten më të afërt me Ankaranë se sa me Brukselin, që në një farë mënyre pengon edhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor“.

Turqia është e interesuar për “integritetin territorial të B-H dhe për raporte të mira mes Beogradit dhe Sarajevës”, pohon Beshiri, duke shtuar se Erdogani ka arritur atë që Perëndimi nuk ka mundur – “të përmirësojë raportet mes Beogradit dhe Sarajevës”.

Perëndimi e shikon me sy kritik forcimin e influencës turke në këtë rajon, por edhe prezencën gjithnjë e më të dukshme të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Ndaj aktivitetet e Turqisë shikohen me rezerva. “Perëndimi është i shqetësuar me shtimin e influencës turke, por edhe ruse dhe kineze në këtë rajon. Kjo me siguri që do të shtrohet si çështje edhe në procesin e afrimit të Serbisë me BE”, pohon Gjukanoviq.

Shoqëri e keqe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka shtuar takimet me Erdoganin dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban, që është komentuar si një “shoqëri me mungesë demokracie dhe tendeca autoritare”. Naim Leo Beshiqi thotë se “Serbia shikohet si një nxënës i keq, i cili shoqërohet me nxënës të tjerë të këqinj”. Serbia ka miq edhe në BE, por shikuar në shtigje afatgjate, BE mund të shprehë shqetësime për shkak të afrimit të tillë të Vuçiqit  me Erdoganin dhe Orbanin. “Në shtigje të shkurtra, Serbia mund të përfitojë nga këto takime të liderëve jo demokratikë, por kjo është një e keqe në shtigje afatgjata“, konstaton drejtori i Institutit për Çështje Evropiane.

6 komente në “Çfarë fshihet pas interesimit turk në rritje për Serbinë?”

  1. Leon Rrapini says:

    Me keto veprime,SERBIA konfirmon qe qysh para Tmurqise, eshte bere mish i huaj ne Ilirikum, Ballkan.

  2. Kuq e zi says:

    Turqia ska shpikur asgje te re praktika eshte ajo e sulltanit qe nenshtroi tere ballkanin me ndihmen e serbeve per te bindur serbet sulltani pati ndihmen e patriarkes se stambollit sot erdogan praktikon te njejten formule vetem se ne vend te patriarkes eshte rusia
    Mos harrojme sa here qe ruset dhe turqit ulen e bisedojne per ballkanin shqiptaret humbin dhe serbet fitojne sepse rusia ne ballkan i le krahun turqise vetem nqs zmadhohet serbia karshi tjereve me territore dje dhe ekonomisht sot
    Politikaret tane as e kane idene e gjeopolitikes rrehen me kater avione borxh e rendesishme per ta eshte qe te sigurojne edhe kater vjet pushtet

  3. El Topo says:

    Turqia ka 3 miliarde euro investime ne Shqiperi, nga 200 milione euro qe ka ne servi, pra 15 here .e shume investime ne Shqiperi qe prej 1995

    Ne Shqiperi jane 20,000 veta te punesuar ne bizneset ne bashkepunim apo me prejardhje nga Turqia.

    Pavaresisht kesaj, 700 milione jane shkembimet tregatre mes Shqiperise dhe Turqise nga 1.2 miliarde qe jane mes Turqise dhe Servise…. (pa harruar qe der ne 2007 per shkak te Kosoves, Turqia kishte 0 mardhenie diplomatike me servine.)

    Kaq fuqi ka ekonomia shqiptare te eksportoje apo edhe importoje.

    2 here ka ardhur Erdogani me 200 biznesmene per investime ne Shqiperi, shume prej te cileve shqiptare.

    Shume pak investime u bene sepse aq hapsire ju dha.

    Plani ishte te ringrihej Tekstili i Madh i Beratit ku puneaoheshin 15,000 shqiptare dikur.

    Nuk dine shqiptret te bejne as biznes dh as gjeopolitike, pervecse ti puthin bythen Amerikes dhe cifuteve qe e drejtojne.

    Edhe me Rusine zeruam eksportet drejt saj qe ishin 300 mione euro agrume shqiptare sepse peeendimi i vuri sanksione dhe morrem nje lesh mbrapsht.

    Dhe per injorantet e tjere qe vuajne nga paragjykimet, Amerika ka me shume investime ne Servi se ne Kosove dhe BE ka 3 here me shume investime ne Servi sesa ne Shqiperi.

    Biles ne 2013 Servia ishte ne kolaps ekonomik dhe BE e shpetoi.

  4. Jep says:

    Turia Ben me serbin ate qe ka ber me shekuj, atyre u jepte liri arsimore dhe vetqeverisje, shqiptareve u jepte xhami dhe I Conte ushtar.
    Dhe sot aty investing miliarda, shqiptar e I jep ndonje xhami dhe u thot “vellezer”. Gjitha shtu dhe vendet arabe kan investuar ne Serbi fuqishem si ne real estate, linja ajrore etj, dhe perserit shqiptareve u jep xhami falas. Jo se jam kunder xhamive se ne fund t fundit njerezit e zgjedh in vet besimin, por e them thjesht se serbe e u japin perparim e punesim, shqiptareve u japin fe falas.
    Thuaj pastaj qe sna I kan me te futme.

  5. anton says:

    serbeve 3 miliard per rruga dhe fabrika,shqiptareve 3 miljard per xhamia

  6. Kuq e zi says:

    Duke pare merja 10 komentet e para e zhduk lajmin mbrenda ores qe te mos duket para shefit si laraman

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje