“Çmenduria” e Metës në median estoneze që turpëron Shqipërinë

9 Tetor 2019, 18:37Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Ilir Meta ka vazhduar ditën e djeshme ‘çmendurinë’ e tij politike duke sulmuar në një media estoneze kryeministrin Rama. Pas luftës me Venecian e cila me opinionin e saj e ‘’shkarkoi’’ pak ditë më parë për shkelje të Kushtetutës e ku nga ana tjetër ky komision i cilësoi zgjedhjet e 30 qershorit si legjitime, Presidenti Meta i tërbuar nga beteja e tij  e humbur për të penguar zgjedhjet, sulmon kryeministrin e vendit të tij në mediat  e huaja.

Ilir Meta me intervistën e dhënë dje për median estoneze ku theksonte se ”Rama ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend”.

Kjo deklaratë e tij në cilësinë e Presidentit të Republikës është një turp e një marrë që të bën të vësh duart në kokë. Presidenti, i cili presupozohet të jetë simboli i unitetit kombëtar del në mediat e huaja dhe flet larë e pa larë kundrejt kryeministrit të vendit të tij dhe të gjithë institucioneve Kushtetuese të shtetit.

Ilir Metës ‘ja kemi falur’ (edhe pse nuk i takon si President) që të bëjë politikë në Tiranë dhe brenda përbrenda vendit. Në Shqipëri është pranuar edhe Ilir Meta që edhe pse i zgjedhur President të bëjë fushatën elektorale të LSI-së, ku nga një video e dalë në media del teksa i jep një zarf një qytetari si qokë para zgjedhjeve. Por, të nxijë vendin e tij në mediat e huaja një javë para vendimit për çeljen e negociatave Shqipëri-BE, është e turpshme dhe e papranueshme.

Ilir Meta lojën e tij politike me Edi Ramën mund ta luajë brenda vendit. T’i thotë (siç ka bërë) një mijë të zeza, pasi në fund të fundit shqiptarët dinë kë zgjedhin në ditën e zgjedhjeve, siç kanë bërë deri më sot, por, kurrësesi nuk duhet çuar nëpërmend që një President që duhet të përfaqësojë unitetin e kombit, pa pikën e turpit shkon e nxjerr mllefin e tij politik ndaj kryeministrit të vendit të tij.

Sikur të mos mjaftonte Basha e Kryemadhi që nuk kanë lënë asnjë kancelari e parlament në BE pa mbushur me mllef politik për të penguar negociatat, tani çmenduria arrin kulmin, kur shkon vetë Presidenti dhe shan qeverinë e vendit të tij dhe institucionet  Republikës që përfaqëson.

Por, e gjithë çmenduria e Metës që u derdh dje ne median estoneze është në fakt trguesi i qartë i hallit të madh që ka Meta në raport me vazhdimin e jetës së tij politike. Akti i sulmit ndaj institucioneve të vendit të tij ne mediat e huaja është vetëm episodi i fundit që tregon se atij si ka intersuar kurrë integrimi i vendit në BE (siç i vuri emrin partisë apo propagandon sot), por integrimi i interesave të tij personale në agjendën e pushtetit dhe drejtësisë së re, për të cilën bëhet e gjithë lufta opozitare.

8 komente në ““Çmenduria” e Metës në median estoneze që turpëron Shqipërinë”

  1. Beni says:

    Dmth. autori thotë që i falet brenda vendit se nuk i prish punë Ramës pasi i ka në xhep votat e shqiptarëve , por nuk i falet jashtë vendit, që nuk kontrollohet nga Rama dhe që nuk ka asnjë influencë për tu futur trutë e gomarit. Atje është e papranueshme se atje prish punë . Ky është thelbi i artikullit.

    1. Noka says:

      Ose ka dash te thote qe Presidenti ska kuptim te shaje vendin e tij jashte sepse ka detyre te kunderten.

      Nje president qe hedh helm per vendin e tij jashte, se do te mirrn e vendit. Sepse eshte simbol bashkimi jo percarje. As1 nuk shan vendin e tij jashte, vec nesh. Se jemi kafshe

    2. dashamiri i lsi-s says:

      bravo Beni e sigurove dhe per sot byrekun me gjize,dhalle nuk mund te japin se lsi-ja eshte ca ngushte

    3. pirdhuni ne qipro ! says:

      Vallahi o ‘ben’ qeke i squt! Shko mor gomar ne stanin tend! Shko o trushperlare ne stanin tend! shko o majmun i pa transformueshem ne stanin tend …ik o pirdhu i pa tru ide e shprese! Fati yt i mjere , gjenja jote ne krize shpirterore e morale nek eshte e tjereve ! …pra PIRDHU! cfare pret te ‘shpetosh’!

  2. NE EMER TE POPULLIT SHQIPTARE

    /´´/°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°° PUTANE GREQIE

  3. eh, ç'tu theme says:

    Beni, u a ngrite te gjitheve me arsyetimin tend. Te pakten ta kishe mbajtur steken pak fare me poshte qe te mos te te hynte dhe ty se keshtu i hape pune vetes! Sa i lig qe je!

  4. Loku says:

    Trute e gomarit i hodhi Rama venecias qe tha qe zgjedhjet ishin ok Beno? E qe tha qe Meta ka shkel kushtetuten…

    Apo vl Beno, tka cu Liri me e mbrojt hahahahaha

  5. Ina says:

    Ky president palaco te turperon, si brenda dhe jashte vendit. Keshtu duhet folur, jo anash e anash. Ky plere e mbajti sali berishen kaq gjate ne kembe, dhe tani paguan populli shqiptar. Sa i takon Rames, ai i merr te keqen, se eshte i vetmi, po i vetmi qe po mundohet te vere dicka ne vend nga rremuja qe kane lene keta poshtersira!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje