Djali i Zidane: Ja pse ika nga Real Madridi. Zhgënjyese humbja 3-0 në Paris

Luca vesh fanellën e tij dhe tifozët e “El Sardinero” e konsiderojnë njërin nga të vetët, si portierin e Racing, pa shikuar mbiemrin e tij (Zidane). Në fanellën e tij shkruan Luca. Vetëm Luca. Gjithmonë ka qenë i rrethuar nga dyshimet për cilësitë e tij si portier. Te Racing është ndryshe: “Unë vërtet kam dashur të nis një projekt të ri dhe, natyrisht, si çdo lojtar, kam dashur ta filloj mirë në ekipin tim të ri. E vërteta është se ka ndodhur kështu. Prita një penallti në ndeshjen time të parë dhe kam vazhduar me paraqitje të mira. Rrezikoj me këmbë, natyrisht, sepse pas meje nuk ka njeri tjetër. Sidoqoftë, kam besim në cilësitë e mia dhe gjithmonë më ka pëlqyer të luaj me këmbë.

Në ditët e sotme është shumë e rëndësishme që portieri të jetë një lojtar tjetër i fushës. Ter Stegen është shembulli në këtë drejtim. A e keni parë si luan rregullisht deri në njëzet metra përpara zonës së tij? A jam penduar që e lashë Madridin, duke parë edhe ikjen e Keylor Navas? Nuk shikoj prapa. Jam i lumtur këtu. Do të jetë një sezon i shkëlqyeshëm dhe do të shohim se çfarë ndodh vitin e ardhshëm. Situatat te të bardhët më shqetësojnë, sepse Madridi është shumë i dashur për mua. 

Mërzitem si çdo lojtar i Real Madridit, kur gjërat nuk shkojnë në drejtimin pozitiv. Humbja 3-0 në Paris më goditi, e pashë atë ndeshje në shtëpi. Po, më shqetësoi një rezultat i tillë, por ka mbetur shumë nga sezoni dhe i besoj ekipit. Me siguri do të bëjë mirë në vazhdim të Champions-it. Unë e njoh më së miri trajnerin e Real Madridit, sepse e kam baba. 

I kuptoj ata që e vendosën në pikëpyetje pas kësaj disfate. Është normale, sepse rezultati ishte mjaft zhgënjyes. Megjithatë, është vetëm fillimi. Unë i besoj skuadrës dhe trajnerit. Me siguri do të kenë një sezon të mirë. Ky është futbolli, njerëzit flasin, mendojnë, gjykojnë, kjo është normale. Në futboll, nëse fiton, je fenomen. Nëse humbet, vihesh direkt në diskutim”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *