Edhe Bullgaria "kushte" për negociatat, kërkon gjuhë dhe regjistrim për minoritetin

9 Tetor 2019, 09:32Rajoni TEMA

Bullgaria i jep mbështetje të plotë integrimit të  Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Kjo është theksuar në një projekt-deklaratë të Asamblesë Kombëtare për Zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Stabilizim-Asociimit të Maqedonisë së Veriut  dhe Shqipërisë.

Në këtë dokument, Sofja i bën thirrje Shkupit që të zbatojë në mënyrë efektive dhe pa vonesë vullnetin e mirë për të zbatuar Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim të nënshkruar nga kryeministrat Boyko Borisov dhe Zoran Zaev më 1 gusht 2017.

“Bullgaria kërkon të kuptojë të vërtetën historike për historinë tonë të përbashkët, të cilën e ndajnë të dy kombet tona … Të përmbahemi në atë që është rënë dakord në punën e Komitetit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për çështjet Historike dhe Edukative”, thuhet në dokument.

Draft-deklarata kërkon të ndalojë të gjitha format e gjuhës së urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe qytetarëve të Maqedonisë Veriore me vetëdije bullgare, përfshirë në media, monumente, pllaka përkujtimore etj.

Në lidhje me Shqipërinë, Sofja kërkon garantimin maksimal të së drejtës së pakicës kombëtare bullgare për të studiuar gjuhën letrare bullgare si gjuhë amtare në rajonet ku jeton ajo pakicë, përkatësisht në Gollobordë, Gora, Prespë, Korçë, Elbasan, Kukës.

Bullgaria kërkon gjithashtu  dhe llogaritjen e popullatës sipas standardeve evropiane në mënyrë që të pasqyrojë në mënyrë objektive përkatësinë etnike.

“Mbi këtë bazë dhe në këto kushte Asambleja Kombëtare e Bullgarisë mbështet negociatat para pranimit për anëtarësimin në BE të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Shqipërisë”, thuhet në projekt- deklaratë.

6 komente në “Edhe Bullgaria “kushte” për negociatat, kërkon gjuhë dhe regjistrim për minoritetin”

  1. Maverick says:

    Ndonje kerkerkese tjeter ?!!! Jo per gje, por jeni 28. Psh veriun t’ja japim Kroacise, lindjen Bullgarise, jugun Greqise, pastaj te ulim edhe breket dhe t’a bitisim me sukses kete pune vetem per hir te negociatave. Si thoni?!!!!

    1. vang says:

      Vertet ka te tjere qe kane kerkesa bullgaret ,serbet,malazezet,greket .turqit,romet car duan tjeter????Mos duhet te ngreme duart lart ne emer te”drejtavete njeriut etj………..”.Edhe bullgari na duhej Nuk u mjaftoi pushtimi kaq kohe por duan dhe reso keto vende me perzierje mongolo- ruse.

  2. Ambasadori says:

    Këta dalin si shiu pas të vjelave…
    Sot pasdite thirret kryeministri bullgar në ambasadën Amerikane dhe nesër dalin me qëndrimin plotësisht dakord për hapjen e negociatave pa kushte, siç ja bënë Greqisë.

  3. Lani says:

    mos u merrni me bullgarin se kto nuk i pyt kush ….viva Gemrany

  4. asi says:

    haaaa, ed rama shkret diplomacine se njef fare.

  5. Gri says:

    European, pyesni edhe Turin, Linen, etj se mos ka e edhe ata kushte!
    Ah, ju hengert dreqi! Po na Beni pis!
    Shqiperia eshte Europe! 2 mije vjet me pare me bukur se gjithcka Ptolemeu vendosi ne harta, Ilirine e asaj kohe (pasardhes te Pellazgeve), gjuhen e se ciles e flasin dhe shkruajne Shqiptaret sot! Eshte gjuha qe zbertheu enigmen Etruske!
    Shqiperia eshte ne Europe gjeogrsfikisht ne menyre reale! Shwiptaret nuk erdhen nga mongolet dhe as nga sllavet pa origjine! Ajo nuk eshte ne klubin e quajtur Komunitet European! Se Europe e bashkuar nuk egziston!
    Politikan shqiptar nderprtini kerkesa per futjen ne Europe!
    Mos harroni shqiptaret i drejtohen njeri tjetrit me fjalet ZOTI DHER ZONJA! Ku Zoti dhe Zonja perkthen GOD dhe Godess!
    Lereni Shqiperine! Edhe Kosoven! Shqiptaret me as duket kane pune! Duhet me se pari te bashkohen! Eshte koha per te kuptuar sloganin: Shqiperia si gjithe Europa ( dhe eshte faktikisht), per antaresimi kur te bashkohet! Integrimin realishte eshte term burokratik! Shqiperia eshte natyralishte ne Europe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje