Edhe myftiu i Tiranës reagon për letrën e ministreve: BE s’na i ka mbyllur dyert pse mbrojmë familjen

9 Tetor 2019, 21:55Sociale TEMA

Pas reagimit të kishës katolike, në lidhje me letrën e ministreve të qeverisë dërguar Holandës reagoi edhe myftiu i Tiranës, njëkohësisht nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Lauren Luli.

Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se Shqipërisë nuk i duhet të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë, familjet, për t’u integruar në Europë.

“Profeti Muhamed a.s në Hutben e Lamtumirës na le amanet familjen: “Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e perso­nalitetit dhe të dinjitetit njerëzor.

Njeriu është vepër madhështore e Zotit dhe mjerë për atë, që e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Zotit.”

Të dashur vëllezër dhe motra, qytetarë të thjeshtë dhe ata me përgjegjësi publike, rruga e Shqipërisë është Europa, nuk ka asnjë diskutim dhe mëdyshje për këtë! Vonesat drejt kësaj rruge nuk janë përgjegjësi e popullit, por e atyre që kanë marrë përgjegjësi publike për të çuar në destinacion këtë mision. Europa është qytetërimi i vlerave, shtetit të së drejtës dhe lirisë!

Europa nuk ia ka mbyllur derën vendit tonë për shkak të familjes apo vlerave që derivojnë prej saj. Kërkesat e Europës janë publike, secili prej nesh e ka të qartë se cilat janë ato.

Njerëzit me përgjegjësi publike duhet të jenë shumë të kujdesshëm në komunikimin e tyre me Europën dhe shtete të veçanta të saj. Numri i aborteve në Shqipëri, vetëm gjatë vitit 2018, ishte mbi 5-mijë. Ky është një krim! Inkurajimi dhe promovimi i të tilla fenomeneve bie ndesh jo vetëm me parimet hyjnore, por edhe me parimet shoqërore dhe traditën shqiptare.

Shqipërisë nuk i duhet të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë, familjen, për t’u integruar në Europë. Shqipërisë i duhet të luftoje me padrejtësinë, korrupsionin dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës”, thotë Luli.

Më herët, arqipeshkvi i Metropolisë të Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo reagoi kundër letrës që tetë gra ministre të qeverisë i drejtuan qeverisë së Holandës për çeljen e negociatave. Në tekstin e publikuar në faqen zyrtare të Arqipeshkvisë lexohet edhe indinjata e fortë e imzot Georgo Frendo i cili u drejtohet në mënyrë të drejtpërdrejtë përfaqësueseve të qeverisë.

Një ditë më parë, përmes një letre 8 përfaqësuesit femra në kabinetin e Edi Ramës  i kërkuan parlamentit dhe qeverisë së Holandës që të mos bllokojë negociatat për Shqipërinë.

3 komente në “Edhe myftiu i Tiranës reagon për letrën e ministreve: BE s’na i ka mbyllur dyert pse mbrojmë familjen”

  1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    mufti Lauren!! o Zot,cfare tjeter do te na shohen site…..!!!!?
    muftia:”…….allahi i madherishem na meson te duam familjen,ndershmerine[ por nuk perben mekat me ja pallu ndonje kusherire,goce daje apo nuse axhe] kshq evropa na do edhe keshtu” ,hajde gezuar ramazonin.

  2. am says:

    Ne jemi nje vend ku Prifti dhe hoxha japin mendime për çështje politike. Mjafton kaq për të na mbyllur dyert evropi. Ne duhet të bashkohemi me Iranin ose Arabinë saudite se atje i marrin dorën Hoxhës.

  3. Koha e demoneve says:

    Vetem shtrigat e satanistit edi rama munden te shkruajn kesi leter. Ne njeren ane behen se jane patriote dhe ne anen tjeter lavdojn vdekjen e popullit. aborti dhe martesat gay jane anti-teza e jetes. Edhe ne Kosove ngadale jan tu i filtrue njerezit qe ne finale te kete vetem njerez te degjenerume ne sferat politike dhe mediatike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje