Eto’o: E respektoj Maradonën, por Ronaldo, Messi e Cristiano shenjuan futbollin modern

Ish-sulmuesi Samuel Eto’o ka shprehur mendimin e tij në lidhje me debatin e hapur kohët e fundit rreth futbollistëve më të mëdhenj në botë.

Teksa është tërhequr nga futbolli i luajtur, Eto’o ka folur me admirim për Diego Maradonën, por ai beson se Ronaldo Nazario, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë patur një impakt më të madh në sportin e futbollit.

“Kam respekt të madh për Diego Maradonën, por futbollistët të cilët kanë shenjuar futbollin modern janë Ronaldo, Messi dhe Cristiano”, – është shprehur ai për “La Gazzetta dello Sport”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *