FOTOT: Dalin pamjet nga vrasja e hebrenjve në Gjermani, nga 27-vjeçari nazist

Vrasësi që filmoi veten drejtpërsëdrejti në Facebook teksa futej me armë pranë një sinagoge, në Gjermani, e teksa fliste me zemërim kundër holokaustit, feminizmit dhe emigrimit, u arrestua nga policia gjermane.

I veshur me rroba ushtarake, helmetë dhe kamera, ai qëlloi dy njerëz pranë sinagogës në qytetin Halle të Gjermanisë, dhe më pas hodhi një granatë në varrezën hebraike.

Gjatë 35-minutave që filmoi ngjarjen drejtpërsëdrejti në Facebook ai nuk arriti të futej dot brenda në sinagogë.

Agresori, sipas medieve gjermane, është 27-vjeçari Stephan Balliet, dhe u arrestua teksa përpiqej të largohej me taksi.

2 komente në “FOTOT: Dalin pamjet nga vrasja e hebrenjve në Gjermani, nga 27-vjeçari nazist”

  1. Spartakos Thrakiotis says:

    Injoranca vazhdonë të mbijetojë akoma edhe në qendër të Europes. Ky fenomen që është në zhvillim si nga ekstremistët nazistë por edhe nga ata islamistë, që përdorin armë kundër njerëzve të pa armatosur, paraqet nivelin e tyre “burrëror” dhe “trimërinë” e tyre që është nën zero dhe nuk ekziston. Por ky lloj mikrobi nuk ndalet as me propagandë psikologjike dhe as me dënime ledhatuese, siç ndodhi edhe me atë kafshën tjetër në Norvegji para disa vitesh që e dënuan me më pake se 10 vjet burgim dhe vrau 80 njerëz që bënin kamp. Këta duhet të varen në sheshet qendrore të qyteteve ku kryen krimin, jo me qëllim që të kënaqen kundërshtarët e tyre dhe familjet e viktimave, por që të shohin ideologët e tyre se çfarë i pret po do të veprojnë si ata. Tjetër metodë nuk ka rendiment.

  2. Ymeri i Famshem says:

    Haa, po perpiqej te largohej me taksi ??? Po largohej nga balloja mesa duket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *