FOTOT: Polici pezullohet nga detyra për këtë "arrestim"

9 Tetor 2019, 21:30Lifestyle TEMA
FOTOT: Polici pezullohet nga detyra për këtë "arrestim"

Një polic u pezullua nga detyra pasi u shfaq figurant në videon e një modeleje dhe dy mikeshat e saj gjysmë të zhveshura. William Beeker është nën hetim, pasi u shfaq në videon e postuar në Instagram nga modelja Francia James. Pamjet u regjistruan jashtë zyrave qendrore të policisë në Miami Beach.

Në to, oficeri shfaqet duke i shoqëruar vajzat drejt stacionit policor, në një arrestim të inskenuar.

Postimin në Instagram, modelja e shoqëroi me mbishkrimin: “Ju pëlqejnë vajzat e këqija apo të mbarat? Kush do na e paguajë gjobën për të na nxjerrë jashtë?

Ndërsa në një video të dytë të postuar në Instagram, modelet falenderuan oficerin: “Faleminderit oficer Bill që na le të lira“.

Vetë modelja James, duke folur për New York Post tha se nuk e kishin planifikuar që ta përfshini në video oficerin e policisë. Por kur e panë jashtë, i thanë se mund të ishte pjesë e videos dhe kështu e xhiruan skenën edhe një herë. Modelja shpjegoi se asnjë prej tyre nuk mendonte se po bënte diçka të gabuar.

Oficeri i policisë është një veteran 11-vjeçar dhe kishte punuar më parë për Departamentin e Policisë së New York. Autoritetet në qytetin e Miami Beach e konsideruan veprimin e oficerit si fyes e tallësh për të gjithë departamentin e policisë.

2 komente në “FOTOT: Polici pezullohet nga detyra për këtë “arrestim””

  1. y says:

    t’i kishte futur edhe noj Hu batheve
    s’do bangte keq .
    y –

  2. Kukumjaçka says:

    Oficeri Bill donte pak pill.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje