FOTOT: Sulm me armë në Gjermani, arrestohet agresori

9 Tetor 2019, 16:17Bota TEMA
FOTOT: Sulm me armë në Gjermani, arrestohet agresori

Prokurorët federalë kundër terrorizmit në Gjermani kanë nisur hetimet rreth të shtënave me armë zjarri që kanë lënë të vdekur dy persona në qytetin lindor Halle të Gjermanisë.

Një person është arrestuar në qytetin lindor Halle, ndërsa dëshmitarët kanë thënë se sulmuesi ka qenë i veshur me rroba ushtarake dhe ka pasur një varg armësh.

Policia ka thënë se sulmuesit tjerë mund të jenë ende në arrati, pasi shumë persona është raportuar të jenë larguar nga skena e sulmit me një apo më shumë makina, shkruan REL.

Sulmi ka ndodhur afër një sinagoge, kanë thënë mediat lokale dhe dëshmitarët.

Të shtëna janë dëgjuar edhe në Landsberg, rreth 15 kilometra nga qyteti Halle, mirëpo nuk është bërë e qartë nëse incidentet kanë qenë të lidhura.

Të shtënat ndodhin sot në festën hebreje të Yom Kippur, një ditë pushimi, agjërimi dhe lutje – dhe vlerësohet si dita më e shenjtë e vitit për hebrenjtë.

2 komente në “FOTOT: Sulm me armë në Gjermani, arrestohet agresori”

  1. suniti nuk ka vend ne Evrope......... says:

    keshtu ndodh kur suniti i piset mbush barkun,ka etje per jete te pafajshmish………………

    1. Nuk eshte…sunit..o tru-nallone…por gjerman…o koke kkkk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje