Gjendet i vdekur një ditë pas arrestimit, kreu i minierës së diamanteve në Rusi

Ish-kreu i një miniere diamanti në Siberian është gjetur i vdekur në qelinë e paraburgimit vetëm një ditë pasi u arrestua nga autoritetet ruse.

Alexey Burkser u arrestua të hënën pas akuzës për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Ai drejtonte minierën e diamanteve “Alrosa” në Siberinë lindore, e cila u përmbyt në gusht të vitit 2017 dhe mbetën të vdekur 8 minatorë.

Autoritetet hetimore kanë bërë të ditur se nga të dhënat e para Burkser dyshohet të ketë vrarë veten.

Ndërkohë, “Alrosa”, e  cila kontrollohet nga shteti rus nuk ka pranuar të komentojë vdekjen e drejtuesit të minierës.

“Alrosa” është prodhuesi më i madh në botë i diamanteve, ndërsa në minierën në fjalë nxirën 8 përqind e prodhimit të kompanisë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *