Hazbiu nis një letër plot mallkime për Holandën

Pasi një grup grash ministre të qeverisë Rama, i shkruan një letër grave të Parlamentit holandez, Hazbiu vendosi t’u niste një letër burrave të Parlamentit, dhe t’i mallkonte vençe, siç di ai:

“Zotërinj deputetë të Holandës!

Ju që nuk doni të na hapni ne negociatat, ju zëntë ngrohja globale, u shkrifshin akujtë e Arktikut e Greolandës dhe ju shembshin digat që ju mbrojnë nga deti, e u futshi nën ujë.

Atëhere do të luteni të vini në Shqipëri, se s’keni tokë tjetër të lirë, por ne nuk do t’u qasim.

Ju që keni zili djemtë e Lazaratit e Tepelenës që prodhojnë mall më të mirë se juaji, ju bëftë haram malli i djemve tanë, që ju ka përmirësuar jetën, dhe ju mbiftë kanceri në fyt.

Ju që nuk na pranoni në Europë se mos ju bëjmë konkurrencë në hashash, mbetshi pa mall dhe pifshi mustaqe misri.

Ju që ankoheni për lirinë e medias në Shqipëri, ngelshi në dorë të Çim Pekës, që t’u thotë më 12 të natës do ketë tërmet e do të çahen digat që ju mbrojnë nga deti, dhe t’ia mbathni me brekë nga shtëpitë.

Ju që mendoni se ne i keqtrajtojmë LGBT-të, mbetshi në dorë të Gaz Bardhit.

Ju që keni dyshim se ne nuk i dënojmë politikanët, ju hyftë Lul Basha në burg e mos u daltë më.

Ju që doni të na ndani nga Europa se jemi myslimanë, ju mbiftë xhamia në mes të Amsterdamit dhe ju ardhtë Zeni si hoxhë, që t’u vjedhë dhe minarenë.

Ju që ankoheni për refugjatët tanë që kanë ardh aty, ju ardhtë dita e ju bëftë nuse e Lul Bashës kryeministre, t’u marrë malli për gra.”

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Hazbiu nis një letër plot mallkime për Holandën”

  1. Nick says:

    Uaaa…lot, qesha me zē po çudis bashkepiresit e kafese🤣

  2. luka says:

    I zençin keto mallkime e te degjofte perendia, o Hazbi, qe sa bukur i ke gjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *