Holanda pa qëndrim, nuk ka vendosur ende për Shqipërinë: Pret nëse Franca do të thotë "PO"

9 Tetor 2019, 09:15Politika TEMA

Holanda kërkon që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen të ndara sa i përket hapjes ose jo të negociatave me Bashkimin Evropian, vendim që pritet të merret më 15 tetor në Këshillin e Ministrave, për t’u zyrtarizuar në mbledhjen e Këshillit Evropian më 18 tetor.

Në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Holandës, të shpërndarë sot në mëngjes nga Ambasada në Tiranë, theksohet se Shqipëria duhet të bëjë më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Qeveria holandeze nuk ka një votë ende të qartë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Deri tani është në fuqi mocioni i qershorit kundër hapjes së negociatave, por sipas këtij parashtrimi nga Ambasada holandeze, asgjë nuk është kategorike.

Burimet pohuan se edhe pse ne parim është ende jo, Holanda la mbrëmë një shteg hapur për të votuar si Gjermania për çeljen me kushte të negociatave me Shqipërinë, por vendimin final pritet ta marrë pasi të shohë votën e Francës më 15 tetor në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të unionit.

Sipas po të njëjtave burime një ”Po” franceze do ta kthente qeverinë holandeze në Parlament për të unifikuar qëndrimin me dy shtetet kryesore të unionit në votën e krerëve të shteteve të unionit më 18 tetor.

Reagimi i plotë

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave te pranimit me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Ne daten 15 Tetor, Keshilli i Ministrave do te diskutoje ne Luksemburg ne lidhje me zgjerimin dhe do te vendose ne menyre unánime.

-Vendet kandidate duhet te permbushin kushtet strikte perpara se te bejne nje hap tjeter ne procesin e integrimit.

-Hollanda ndjek ne menyre kritike progresin ne te dyja vendet dhe eshte e mendimit se Keshilli duhet te vleresoje secilin vend sipas meritave te veta.

-Ne Qershor 2018, Keshilli parashtroi nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Maqedonia e Veriut perpara hapjes se negociatave. Progresi i bere eshte inkurajues. Gjithashtu marreveshja e Prespes eshte nje shembull per rajonin. Vazhdimesia e rasteve te ndermara nga Prokuroria Speciale eshte siguruar me dorezimin tek Prokurori i Pergjithshem.

Nje hap i rendesishem qe ende duhet te ndermerret eshte miratimi i ligjit qe garanton prokurorine e pavarur ne rastet e ardhshme te korrupsionit ne nivelet e larta.

-Keshilli ka parashtruar nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Shqiperia perpara hapjes se negociatave. Hollanda e mirepret punen e madhe dhe hapat e ndermarra ne vitin e fundit. Hollanda mendon se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje