I dënuari merr leje nga burgu i Rrogozhinës dhe nuk kthehet më, autoritetet në lëvizje për ta rikthyer në qeli

9 Tetor 2019, 18:13Kronika TEMA

Një i burgosur ka thyer lejën e dhënë, duke mos u kthyer më në burgun e Rrogozhinës sipas afateve për të vuajtur dënimin e ngelur.

Mësohet se i burgosuri është Fatjon Bushgjoka, i dënuar me 6 vite heqje lirie për grabitje të dhunshme.

Teksa i kishin mbetur për të kryer edhe 1 vit e 8 muaj burg, ai ka paraqitur kërkesën për të përfituar nga leja e zakonshme për të vizituar familjen.

Fill pas miratimit të saj dhe përfitimit të saj, i dënuari ka shkelur afatet ligjore duke mos u paraqitur më në ambjentet e burgut.

Ndërkohë, bëhet me dije se policia është vënë në lëvizje dhe po punon për kapjen e Bushgjokës.

Më herët, tre vëllezërit, Fatjon, Aleksandër dhe Ndue Bushgjokaj, bashkë me të njohurin e tyre, Elton Leka, dhe një vajzë 22-vjeçare ishin kthyer në tmerrin e qytetarëve në periferi të kryqytetit, pasi i grabisnin me dhunë.

Më pas, 4 djemtë mbërrinin dhe ushtronin presion ndaj qytetarëve dhe në rast kundërshtimi dhunoheshin derisa të dorëzoheshin.

E reja Kristina Pjetri, patnerja e Fajton Bushgjokës, mendohet se është përdorur për të tërhequr vëmendjen e personave që ata planifikonin t’i grabisnin. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje