Ish-oficeri i Sigurimit, pohon akuzat e CIA-s se shefi i Gestapos së Hitlerit, Heinrich Myler, u strehua në Tiranë dhe “Zëri i Popullit” e përgënjeshtroi pas protestave para ambasadës sonë në Vienë…

9 Tetor 2019, 09:22Dossier TEMA
Ish-oficeri i Sigurimit, pohon akuzat e CIA-s se shefi i Gestapos së

Memorie.al publikon dokumentet e panjohura të CIA-së amerikane për Heinrich Mylerin, shefin e Gestapos naziste të Hitlerit, për të cilin thuhet se pas vitit 1945 u rrëmbye nga sovjetikët dhe u dërgua në Moskë, ku për vite me rradhë shërbeu për KGB-në ruse të Stalinit. Sipas shërbimeve të fshehta amerikane, në vitin 1956, Myleri erdhi në Shqipëri dhe për vite me rradhë u vu në shërbim të Sigurimit të Shtetit, nën emrin e rremë Abedin Beqiri, gjë e cila pohoet edhe nga disa ish-kuadro të lartë të Sigurimit të Shtetit….?!

Nga Iv Kaloçi

Në vitin 1945, menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, sipas marrëveshjes që kishin bërë tre fuqitë e Mëdha: SHBA, Anglia dhe Bashkimi Sovjetik, shërbimet sekrete të këtyre vendeve, në bashkëpunim edhe me ato të shteteve të tjera që dolën fituese nga ajo luftë, filluan ndjekjen, zbulimin dhe arrestimin e të gjithë atyre personave që akuzoheshin për krime lufte.

Në këtë kuadër u ngrit dhe funksionoi Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës, e cila u bë e njohur me gjyqin e famshëm të Nurembergut, ku u gjykuan dhe u dënuan një pjesë e eksponentëve të lartë të kupolës naziste të Adolf Hitlerit, të cilët kishin bërë krime lufte. Por në bankën e të akuzuarve të atij gjyqi mungonin edhe shumë ish-oficerë të lartë të Shtabit të Hitlerit, të cilët në fundin e luftës kishin mundur të arratiseshin dhe më pas të fshiheshin, duke i shpëtuar gjykimit. Një nga ta ishte dhe Heinrich Myleri, kreu i Gestapos naziste, për të cilin thuhet se ka qenë në bunkerin e Kancelarisë së Reisch-ut, deri në momentin e fundit kur aty hynë ushtarët sovjetik.

Aty humbi gjurmët e tij. Thuhet se në momentin kur ushtarët rusë po merrnin nën kontroll strofullën e fundit të Hitlerit, Myleri u rrëmbye nga KGB-ja ruse dhe më pas u dërgua në Bashkimin Sovjetik të Stalinit, ku për vite me rradhë i shërbeu Moskës zyrtare dhe shërbimeve të fshehta ruse që udhëhiqeshin  nga Lavrentiy Beria. Që nga viti 1945 e në vazhdim, për fatin e Mylerit janë dhënë e shkruar me dhjetra version, nganjëherë dhe kontradiktore me njëra tjetrën. Nga disa dëshmi të CIA-s amerikane, bëhet e ditur se në vitin 1956, Myleri ka ardhur edhe në Shqipëri, ku për vite me rradhë i ka shërbyer Sigurimit të Shtetit të rregjimit komunist të Enver Hoxhës.

Kush ishte Heinrich Myler?

Heinrich Myler u lind më 28 prill të vitit 1900. Në Luftën e Parë Botërore ai shërbeu si shef në policinë e Mynihut, ku shumë shpejt u bë i njohur si antikomunist. Në vitin 1923, Heinrich dhe Geringu, themeluan Policinë Sekrete të shtetit gjerman, e cila shkurt njihet me emrin GESTAPO. Më pas, Myleri mori pjesë si efektiv në rradhët e RSHA (Zyra e Sigurimit të Rajhut), ku shërbeu si udhëheqës në organet drejtuese të saj, deri në shtatorin e vitit 1939, kur Gjermania pushtoi Poloninë.

Me vrasjen e Heinrich në Çekoskllovaki më 1942-in, Myleri u emërua si shef i Gestapos dhe në atë kohë ai filloi përndjekjet ndaj elemetëve komunistë gjermanë, hebrenjëve dhe robërve rus, të cilët ekzekutoheshin në kampet e përqëndrimit. Në tetorin e vitit 1944, me propozimin e Hitlerit, Myleri u dekorua me Kryqin e Hekurt, si shpërblim për shtypjen e puçit anti-Hitler që kishte ndodhur në korrikun e vitit 1944. Një nga sukseset më të njohra të shërbimeve të fshehta të Gjermanisë naziste, në kohën që ajo udhëhiqej nga Myleri, ishte dhe asgjësimi i organizatës “Orkestra e kuqe” dhe marrja e informacioneve nga ana e spiunazhit sovjetik, gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Pas mbarimit të luftës, në vitin 1945, Myleri dhe miku i ngushtë i itj, Walter Schellenberg, u vunë në dispozicion të shërbimeve sekrete të Moskës dhe punuan për Bashkimin Sovjetik të Stalinit. Nga viti 1946 e deri më 1963-in, Myleri punoi për shërbimet sekrete të Bashkimit Sovjetik, Çekoskllovakisë dhe Argjentinës. Në disa raste, Myleri i jepte informacione KGB-së ruse, për bazat e amerikanëve të instaluara në Gjermaninë Perëndimore. Më 1963-in Myleri u arratis në Kubë dhe më pas në Argjentinë, e cila në atë kohë kishte në krye Presidentin Juan Peron.

Ka edhe një version tjetër lidhur me zhdukjen e Mylerit, i cili jepet nga lideri komunist çek, Rudolf Barak, që tregon se agjentët e KGB-së e rrëmbyen Mylerin nga Argjentina dhe me disa gjermanë të tjerë e dërguan në një burg të Bashkimit Sovjetik. Një version tjetër për Mylerin jepet edhe nga Alois Brunner   ( komandant i një kampi përqëndrimi për hebrenjtë, që ndodhej në Francë), i cili ka shkruar se Myleri u strehua në Siri dhe se ai (pra Myleri), nuk është fajtor për “zgjidhjen” finale të problemit të hebrenjëve. Dëshmi të tjera në lidhje me Mylerin jepen edhe nga Marvin Hier, themeluesi i Qendrës së Holokaustit” Simon wiesenthal” në Los Angelos, i cili ka dëshmuar: ”Myleri nuk është gjykuar kurrë për ato që ka bërë gjatë luftës dhe se për të nuk kemi marrë vesh asgjë”.

Në vitin 1946, shërbimet e fshehta të ushtrisë amerikane kanë bërë të ditur se mbas luftës Myleri është vetëvrarë së bashku me gruan dhe tre fëmijët e tyre. Sipas CIA-së, Myleri dhe Eichman (bashkëpunëtor i tij në krime lufte), kanë qëndruar në një tunel nëntokësor në Berlin, nga ku më vonë dolën në ilegalitet me emra të rremë. Eichman u arrestua më 1960 nga agjentët e shërbimeve të fshehta izraelite (Mossadi ) dhe u vra prej tyrenë Jerusalem, ndërsa Myleri iku në Rusi e më pas në Amerikën Latine.

Kërkimi i parë për Mylerin e Gestapos

Mbas hyrjes së trupave anglo-amerikane në Berlin, shërbimet e fshehta britanike të kundërspiunazhit në bashkëpunim me ato kundërspiunazhit amerikan, filluan të hartonin një plan të detajuar deri në hollësira për arrestimin dhe gjykimin e kriminelëve nazistë të luftës. Në planet e listat e tyre, më i rëndësishmi ishte Heinrich Myleri, së bashku me Schellenberg, Ohlendrof, Steimle dhe Sanderberger, të cilët pas luftës ishin zhdukur, ose bënin lojë të dyfishtë me agjenturat e huaja të vendeve komuniste të Lindjes, si p. sh., me KGB-në e Bashkimit Sovjetik, në rastin  e Mylerit.

Më 22 gusht 1945, shërbimet e fshehta amerikane besonin se kishin arrestuar Heinrich Mylerin, por doli se e gjitha kjo ishte një dezinformim, pasi ata kishin arrestuar Walter Huppenkothen, persekutuesin e “Orkestrës së kuqe” dhe jo shefin e tij (Mylerin). Një zbulim i mëvonëshëm i bërë nga George Blake, Harri Hjungton dhe Heinz Felfe, tregon se sipas dëshmive të Mikail Golinevski (shefi shërbimeve të fshehta polake deri në vitin 1958), nga viti 1948 deri në 1958-ën, nga informacione të mbledhura për kriminelët e luftës, del se Myleri qëndronte në Moskë me ndihmën e KGB-së. I njëjti informacion jepet edhe nga Jakobs Loegles (ish-shefi i Gestapos së Gdanskut në Poloni), i cili më vonë shërbeu e punoi për BND-në (Shërbimi i Fshehtë Informativi Republikës Federale Gjermane).

Fundi i Luftës dhe Myleri

Në vitin e fundit të Luftës,Heinrich Myler ende besonte në fitoren e nazizmit. Në atë kohë ai bashkëpunoi me oficerët e kundërspiunazhit gjerman dhe në dhjetorin e 1944-së, në pyllin e Ardene ata korrën një sukses të përkohshëm kundër amerikanëve. Gjatë kësaj kohe, agjentët e tij bënin lojë të dyfishtë me sovjetikët. Një numër i konsiderueshëm i agjentëve të Mylerit, mbas lufte u kthyen te sovjetikët, gjë të cilën e ka dëshmuar edhe Walter Schellenberg (ish-shefi i RASH) kur tha: ”Myleri u kishte thënë në radio rusëve, se Stalini ishte lider më superior se Hitleri”. Por sipas një zbulimi të agjentëve të CIA-s dhe dëshmisë së Heinz Pannwitz (sekretar në Gestapo), bëhet e ditur se Myleri absolutisht nuk e kishte thënë kurrë një gjë të tillë, dhe se ai kishte urdhëruar likujdimin e “Orkestrës së Kuqe” (organi i spiunazhit sovjetik).

Hipoteza për vdekjen e Mylerit

Pas lufte, autoritetet gjermane punësuan tre ish-majorë nazistë për të vërtetuar vdekjen e Mylerit. Nga dëshmitë e majorit të parë me emrin Fritz Leopold (ish-oficer në morgun e Berlinit), bëhet e ditur se trupi i pa jetë i Mylerit është nxjerrë nga morgu e prej disa oficerëve të SS (efektiva të shtabit të RSHA) në rrugën “Princ Albert” (2 km nga Kancelaria e Reisch-ut) dhe është varrosur në perëndim të qytetit.

Por më vonë kjo deklaratë e tyre u përgënjeshtrua, sepse në atë kohë dhe në atë vend, rezultoi se ishte varrosur një njeri tjetër, tetë vjet më i ri se Myleri. Dëshmia e dytë vjen nga Heinz Pannwitz (punonjës në RSHA), i cili tregonte se Myleri u dorëzua te sovjetikët dhe më 1957-ën ai punoi për BVD). Por ai ka theksuar se gjatë fundit të Luftës Myleri ishte bllokuar në tunelin e Kancelarisë dhe se atij i ishte gjetur vetëm koka dhe dokumentet e identifikimit. Dëshmia e tretë vjen nga Valter Luders (rekrut i Volkshturm), i cili tregon se gjatë ditëve të fundit në kopështin e Reisch-ut Kancelarisë, midis dhjetra kufomave të zakonshme, dallohej edhe një kufomë në veshjen e së cilës dukeshin qartë medaljet dhe gradat e një oficeri madhor SS.

Më pas, kjo kufomë, e cila mendohej se ishte e Mylerit, u zhvendos në ”Sheshin e vjetër të hebrenjëve”, në sektorin sovjetik, ku më pas u zhduk në rrethana të pa qarta. Në vitin 1955, Zyra e Informacionit për Ushtrinë Gjermane pohon se dhjetë vjet më parë, në Grasen-Hamburgerstrase, po aty ishte varrosur trupi i Mylerit. Por pohimet dhe informacionet nuk ishin të plota. Ato nuk u përmëndën kurrë në dosjen e aleatëve për Mylerin. Nga disa të dhëna të tjera të CIA-s, në lidhje me veprimtarinë e Mylerit, bëhet e ditur se mbas luftës ai është strehuar në Afrikën e Jugut, Rumani, Turqi, Bashkimin Sovjetik, Argjentinë dhe më vonë në Shqipëri.

Në Shqipëri ai është marrë nën mbrojtjen e punonjësve komunistë të Sigurimit të Shtetit të Tiranës zyrtare, të cilët e kanë mbajtur atë të fshehur nën emrin e rremë: Abedin Beqir Nikoshir. Por KGB-ja, ku thuhet se ka punuar vetë Myleri, ka nxjerrë edhe ajo versionin e saj. Sipas Moskës, Myleri ka vdekur në Berlin në maj të vitit 1945.

Në 1965-ën, “Zëri I Popullit” përgënjeshtroi strehimin e Mylerit në Shqipëri

Versionet dhe dëshmitë e ndryshme për një strehim të mundëshëm në Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës për ish kreun e Gestapos nazistetë Adolf Hitlerit, Heinrich Myler, nuk janë krejtë të pa njohura. Disa ish-funksionarëtë lartë të Sigurimit të Shtetit Shqiptar, të cilët para viteve ’90-të kanë shërbyer në disa përfaqësi dhe ambasada të vendit tone (të akredituara kryesisht në Perëndim), duke u kamufluar nën petkun e diplomatit, kanë dëshmuar në mënyrë kofidenciale për Memorie.al  se ”çështja Myler” nuk është e panjohur dhe e re për ta.

Sipas tyre, aty nga viti 1956 kur Hrushovi po ndërmerrte destalinizimin e Bashkimit Sovjetik, qarqe fanatike të KGB-së e larguan Mylerin nga Moska dhe e sollën në Shqipëri, duke e parë vendin tonë si më të sigurt dhe më të mbyllur ndaj botës. Sipas tyre, thuhet se Myleri u mbajt për vite me rradhë nën masa të rrepta sigurie në një prej dhomave të godinës së Drejtorisë së Zbulimit Shqiptar (brënda Pallatit të Brigadave), të cilës dhe i shërbeu për vite me radhë. Për identitetin e vërtetë të Mylerit dhe vendodhjen e tij në Tiranë, kishin dijeni vetëm Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo e Kadri Hazbiu.

Ky sekret u ruajt deri në fillimin e viteve ’60-të, kur Shqipëria i prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Që nga ajo kohë, herë pas here disa vende perëndimore i kërkonin Tiranës zyrtare që të dorëzonte ish-kreun e Gestapos naziste të Adolf Hitlerit. Sipas dëshmisë së njërit prej ish-diplomatëve tanë në Perëndim, aty nga viti 1965, gati çdo ditë pranë ambasadës shqiptare në Vjenë (ku asokohe shërbente si ambasador Mehmet Çaka), dorëzoheshin letra e nota proteste ku i kërkohej qeverisë së Tiranës që të dorëzonte Mylerin.

Nisur nga kjo gjë, me anë të Agjensisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), Tirana zyrtare i përgënjeshtroi lajmet e dhëna se Myleri strehohej në Shqipëri. Përgënjeshtrimi i shkurtër i ATSH-së, në atë kohë u botua në pak rreshta edhe nga gazeta “Zëri I Popullit”, organ i KQ të PPSH-së. Por gjurmët e Mylerit nuk humbin përfundimisht në Shqipëri, pasi thuhet, se pak para prishjes me kinezët, ai u morr prej tyre dhe përfundoi në Republikën Popullore të Kinës nga ku nuk dihet më shumë se si shkoi fati i tij…?!

Memorie.al

20 komente në “Ish-oficeri i Sigurimit, pohon akuzat e CIA-s se shefi i Gestapos së Hitlerit, Heinrich Myler, u strehua në Tiranë dhe “Zëri i Popullit” e përgënjeshtroi pas protestave para ambasadës sonë në Vienë…”

  1. Nje shkrim nul. Thjesht per te mbushur faqen, faqen e gazetes.

    1. Agjenti008 says:

      Mund t’iu them me siguri absolute se Myleri ka shitur qofte tek pazari i ri dhe here pas here luante edhe si figurant ne fimat e Kinostudios (gjithmone ne rolin e oficerit qe vritet me atentat). Kete sekret e dinte vetem Enveri, Mehmeti dhe Pal Vata. Pal Vata ia tha Kalocit sekretin si koke e shquar qe eshte. Kur e mori vesh Myleri qe kishte dale sekreti, u mundua ta eliminonte Kalocin me leter higjenike te helmuar, por plani deshtoi se Kaloci e lante prapanicen me uje. Atehere, Kaloci njoftoi CIA-n per situaten dhe ata realizuan arratisjen e Kalocit ne Greqi nepermjet nje tubi ujrash te zeza 25 cm ne diameter. Enveri u be si i terbuar, por ishte vone. Kaloci e kishte kaluar tubin dhe tani fergonte hamburgera ne nje fast food ne Ohio…

      1. moni says:

        I modh komenti yt! Fiks per telenovelen “Dashuri ne kohen e Kaloceve” ? ? ? ? :D:D:D

  2. Sogurimi i Shtetit, nje Benz, Mercedes, me km 0. Kaq.

  3. Alo alo says:

    Dmth sipas ketij shkrimi, Myleri pas lufte ose ka vdekur ne data te ndryshme, ose ka shkuar ne Rusi, ose ne Siri, ose ne Argjentine, ose ne Afriken e Jugut, ose ne Turqi, ose ne Bullgari, ose ose ne Shqiperi !!!
    Shqiperia paska qene vendi me i sigurt ne bote, edhe me i sigurt se vet Rusia, edhe e paska perdorur Mylerit si informator ! Nese eshte e vertet i lumte Shqiperise qe ne ate kohe paska qene aq e fuqishme sa te perdorte si spiun, as me pak e as me shume, por vet ish-kreun e Gestapos, numrin 4 te Gjermanise se Hitlerit !! Paska pas krijuar shtet te forte Enver Hoxha, jo si keta te “demokracise” qe ngelen duke i dhene varre, toka e dete, grekve, turqve, italianve, serbve etj.

  4. historiani says:

    ku ishe hicgjekundi.Idiotesira te pa baza o Kaloc .Te duket vetja se ke celsat e historise shqiptare e boterore ne dore,Mjerim ore djale,mjerim mendor por jo vetem ti por dhe ata qe te botojne ty.Flitete,thuhet,shkruhet e asgje konkrete nuk thua,je kthyer me fallxhor

  5. Shqiptari says:

    Nga argjentina ka ardhur ne shqiperi me pasaport dipllomatike te ish shtetit shqiptar , esht shum e vertet historia , i ka sherbyer zbulimit shqiptar neper mjet lidhjeve me ish agjentet e gestapos te perhapur gjat luftes ftot ne gjith boten , ka qen perkthyes i shtetit shqiptar kur kancelari GENÇER erdhi ne vendin ton , ka vdekur ne Tiran ne vitin 94 ka qen 94 vjeç.

  6. El Topo says:

    Enver Hoxha shtet te forte krijoi por ne varferi dhe dem te shqiptareve.

    Pa permend luften e klasave dhe spiunlliqet qe shkaktuan nje dem te madh kombetar.
    Nuk di une ti jete dhene ndonje det apo per me teper toke ndonje italiani,, servi , greku apo per me teper ndonjw turku, se turqit i permndni kot me kot si injorante qe jeni.

    Nuk ka per te marr ndonjehere det shqiptar greqia.

    1. Alo alo says:

      El Topo
      Turqve i dha Erjon Veliaj, toke tek parku i liqenit qe te ngrinin memorial per ata qe u vrane duke mbrojtur Erdoganin. Per te mos folur per faljen e pasurise se perbashket si minierat e kromit, Metalurgjiku, Albtelekomi etj. Grekeve iu dha toke per te ngritur varreza ne Permet per greket qe vrane edhe shqiptare ne ate lufte. Edhe detin ia dhane me firme e vule nga qeveria shqiptare. Berisha vet e pranoi se vetem nderhyrja nga nje fuqi e trete(u fol per Turqine) beri te mundur prishjen e marreveshjes. Per te mos folur per pasurite e perbashketa qe iu falen bizneseve greke si zyra per bankat, magazina, uzina etj. Po ashtu edhe italianeve i dhane toke per varrezat e ushtareve qe pushtuan Shqiperine. Iu dha edhe Sazani si baze per forcat ushtarake italiane. Per te mos folur per faljen e pasurive te perbashketa si hidrocentrale, fabrika, magazina etj. Sa per Serbine, mjafton qe ka akoma linjen e interkonjuksionit per te kuptuar se cfare i eshte falur. Dhe mos thuaj qe i blen ato pasuri se te blesh Albtelekomin me cmimin qe ia t dha Nano turqve ishte si te bleje nje Ferrari me cmimin e nje Fiati. Nese nuk mjaftojne keto per te kuptuar tradhtine e kryer keto 30 vite “demokraci” atehere nuk di cte them.

  7. Nje qytetar says:

    Heinrich Myler I lindur me 28 prill te vitit 1900 , paska qene shef policie ne Mynih gjate lufte se pare boterore
    ( 1914 – 1918 ) ?????!!!!!!!…….. D.m.th. nga mosha 14 – 18 vjec shef policie I Mynihut !
    Ore , ju te Tema-s , jeni ne terezi ju apo , mjafton te shkruaj e nje Kaloc dhe ju ja botoni pa e redaktuar fare !?

  8. Kaloresi i leshtelikes force e pare says:

    Gomar e skuar gomarit or taj.genjeshtra ze vend,mjafton te thuash se ishte enveri ne kete mes.pra,misioni balta ndaj enverit.jo nga malli ,por nga frika se po ngjallet deshira per te.mylerin mbajeni per vehte.por ka shkrime per valter shelenbergun,se pas lufte eshte strehuar me emer e dokumenta false ,ne alpet e italise ,diku nga friuli.eshte zbuluar ne 1949 dhe denuar me 10 vjet burg.nuk ma do kurre mendja per heinrih mylerin te kete rene ne dore te ruseve.aq me teper te shqiptareve.kur dihet fare mire qe orjentimi i tyre ka qene amerika e jugut.duhet te jete i rrjedhur ai qe thote se myleri ka ikur ne shqiperi dhe me pas pas prishjes me kinen ne kine.zelli eshte i madh.por per budallalleqe te ketij kalibri sdo me kish shkuar kurre mendja.

  9. Alb says:

    Te foto e pare ka pak ngjashmeri me cim peken duhet te kete qene strehuar te shpia e pekeve.

  10. Martini says:

    O Mero.Ke amanet gazete.Edhe shkrimet e tua janë cilësore.Nuk ke gjetur mënyrë tjetër për të prishur këtë punë?Nuk të sosin idiotësitë e Kalocit big po na paske zbuluar këtë Ivin.Vërtet në Shqipëri ka shumë gazetarë legenat,por këta Kalocët,janë gazrtarët uturakë VIP.Në teritorin e.Pallatit të.Brigadave nuk ka pasur kurrë strukturë të MPB ,por një repart të M.SË mbrojtjes për Radiopelengimit.Repart me rezultate ekselentë të.zbulimit ushtarak shqiptar,me përdorimin e rafiopelengimit.

  11. Leiter der Gedenkstätte Deutscher Widerstand in Berlin, Johannes Tuchel says:

    Komente please

  12. Leiter der Gedenkstätte Deutscher Widerstand in Berlin, Johannes Tuchel says:

    Where are my comments please.
    Please publish them

  13. Mario says:

    Hajde familje intelektuhale keta Kalocet mer jahu! Nazistet u shperndane kudo dhe u vune ne dispozicion te vendeve dhe sherbimeve sekrete qe i paguanin. E cuditshme eshte qe Sal Serbi te merrte gruan me origjine malazeze, Slobodanka, ups Liria me falni dhe mos kishte fare lidhje me UDB-ne… Perse nuk hulumtoni pak tek dosja e tyre. Nuk jua mban eeeeee
    Nazisti Otto Skorzeny, nenkolonel, ka qene keshilltar i presidentit argjentinas Juan Peron. Thuhet se vete Mosadi e rekrutoi ate disa here si informator. Adolf Eichmann, truri i logjistikes naziste, jetonte ne Argjentine me identitet fals kur u rrembye nga agjentet e Mosadit dhe u denua me vdekje ne Izrael. Jozef Mengele, engjelli i vdekjes, doktori qe realizonte eksperimente cnjerezore me te burgosurit ne kampin e shfarosjes ne Aushvic (ate kampin qe ju thoni se paska ekzistuar dhe ne Shqiperi!), sidomos me femije binjake, jetonte me emrin e tij te vertete sa ne Argjentine, sa ne Brazil, ku dhe vdiq. Werner von Braun, shkencetar nazist, ndihmoi konkretisht NASA-n per modelimin e anijes kozmike Apollo 11. Dosja e tij cuditerisht dilte tejet e paster, mori nenshtetesine amerikane madje. Kaq gjera i di une qe nuk jam historian. Keshtu qe Ivo shiko ndonje dokumentar ne You Tube se ka sa te duash, se librat e kuptuam qe nuk jane pika juaj e forte. He se ju zgjerohet botekuptimi….

  14. Meleku says:

    08-01-1964

    “Der Stern” shkruan: Shefi i Gestapo-s Müller, kapiten në Shqipëri

    Hamburg, 8 janar (AP) – Revista gjermane “Der Stern”, shkruante dje, se shefi i fundit i Gestapo-s naziste, SS gjeneral-leitnant Heinrich Müller, është ende gjallë dhe pasi i shërbeu Hitlerit dhe Stalinit, mban tashmë një post të rëndësishëm në shërbimin sekret komunist të Shqipërisë. Müller ishte eprori i drejtpërdrejtë i Adolf Eichmann, i cili në vitin 1962 u dënua me varje në Izrael, për krimet kundër popullit izraelit.
    Nga Zyra Qendrore e Gjermanisë Perëndimore për hetimin e krimeve të luftës është deklaruar zyrtarisht se ai u vra gjatë betejës në Berlin. Mirëpo pas gërmimeve të kryera në varrin e tij, që gjendet në një varrezë të Berlinit perëndimor, sipas raportit patologjik rezultohet se tri skeletet e gjetura dhe kafka, nuk janë të tij.

    “Der Stern” shkruan se Müller tash mban emrin Abedin Beqir Nakoshiri dhe se drejton seksionin e vendeve perëndimore, në shërbimin sekret shqiptar. Sipas njoftimit ish-shefi i Gestapo-s tash mban gradën kapiten i Sigurimit (shërbimi sekret shqiptar), por me kompetencat e një gjenerali.

    Müller qe tash duhët të jetë 63 vjeç, dezertoi me 3 Maj 1945 dhe u dorëzua tek rusët, shkruhet ne artikullin e gazetarit Peter Stänle, në “Der Stern”.

  15. Leiter der Gedenkstätte Deutscher Widerstand in Berlin, Johannes Tuchel says:

    Po komentet e Mia pse i cenduron ti mirë. Apo Ste pelqyen.

    Publiko komentin tim

    Po jo kete koment Po Ato qe shkrova dje.

    Se do ti Them meros pastaj e do TA hash

  16. Futja kot says:

    Me gjithe keto rrena, hajde mos i lexo gazetat. Shtyp Muti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje