Jovanoviç: Albin Kurti nuk është kërcënim për Serbinë, është një mundësi e re

Lideri i liberaldemokratëve në Serbi, Çedomir Jovanoviç, thotë se me zgjedhjet e 6 tetorit, Kosova ka treguar një shkallë të lartë të kulturës demokratike dhe tani është koha për ta përdorur këtë energji pozitive në të mirë të bashkëpunimit rajonal.

Shpresoj që së shpejti në Prishtinë të formohet një qeveri e re me shumicë të qëndrueshme në Parlament, e cila do të ketë forcën për të arritur një marrëveshje me Beogradin. 

Kjo e fundit duhet të kuptohet dhe pranohet nga shoqëria në Kosovë“, deklaroi Jovanoviç.

Ndryshe nga shumë zëra të politikës serbe, Jovanoviç e sheh fitoren e Albin Kurtit si një mundësi.

Albin Kurti po sulmohet nga Beogradi sot me të njëjtën lloj retorike të përdorur përpara çdo katastrofe në këto rajone, dhe deklarata të tilla nuk duhet të jenë të pranishme në politikën e Serbisë. 

Nëse ne jemi të prirur të përdorim fjalorin e viteve nëntëdhjetë, atëherë rezultati nuk mund të jetë më ndryshe se ai tragjik që kemi kaluar. Kurti nuk është një kërcënim për Serbinë, por një mundësi, për shkak të shpresës që shoqëria kosovare sheh te ai dhe për shkak të mbështetjes që ai gëzon.

 Pohimet e Albin Kurtit që ai dëshiron të ulet në bisedime me serbët e Kosovës, jo vetëm me Beogradin, duhet të vlerësohen dhe perceptohen si një shans për integrim më të fortë të serbëve në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës“, ka thënë ai.

Jovanoviç thotë më tej se tani është momenti thelbësor në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës.

Angazhimi i shtuar i partnerëve tanë perëndimorë dhe fakti që SHBA dhe Bashkimi Evropian e shohin këtë proces si përparësi kryesore është inkurajues. 

Pa marrëveshjen e Serbisë dhe Kosovës, është e pamundur të arrihet paqe e qëndrueshme në Ballkan, dhe në këto përpjekje për të cilat ne kemi nevojë për mbështetjen e fqinjëve tanë në rajon“, përfundoi ai.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Jovanoviç: Albin Kurti nuk është kërcënim për Serbinë, është një mundësi e re”

  1. Timi says:

    Albini zbythi komandantët në opozitë tash radhën e ki ti ti zbythesh komandantët serbë, duke filluar nga vucici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *