Kisha Katolike revoltohet me ministret e Ramës: Si guxoni e lavdëroni Holandën për vrasjen e qenieve njerëzore dhe martesat gay?

Kisha Katolike ka replikuar me ministret e Qeverisë shqiptare, të cilat një ditë më parë i dërguan një letër deputetëve të Holandës për hapjen e negociatave.

Kisha Katolike është e revoltuar me letrën e ministreve shqiptare, për faktin se lavdërojnë Holandën për martesat gay dhe abortet.

Reagimi i Kishës Katolike

RRETH LETRËS SË MINISTRAVE GRA

Mons. George Frendo,

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit

Janë tetë ministre gra që u janë drejtuar deputetëve të Parlamentit holandez me një letër. Në këtë letër shkruajnë se janë “nëna dhe bija, gra që luftojnë për familjet tona dhe për kombin tonë”.

Më poshtë shkruajnë: “Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Holandën”. E pse? Sepse “ju ishit ndër të parët në botë që keni legalizuar abortin” dhe “keni qenë vendi i parë në botë që keni legalizuar martesën e së njëjtës gjini në 2001”.

Disa komente. “Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Holandën”. Vërtetë, janë deputete, janë ministre. Por kush u dha të drejtën të flasin në emrin e të gjithë shqiptarëve? Janë “nëna”. Atëherë pritet se e vlerësojnë jetën njerëzore. Si pra guxojnë ta lavdërojnë Holandën sepse kjo ka legalizuar vrasjen e jetës njerëzore të ngjizur në kraharorin e shumë nënave?

Janë “bija”, dhe, supozojmë (pasi janë edhe nëna), të martuara. Sigurisht, kanë lindur fëmijë jo nga një grua tjetër, por nga një burrë. Dhe thanë se “luftojnë për familjet” – imagjinojmë se e përkufizojnë familjen si bashkësi që përfshin burrin dhe gruan bashkë me fëmijët e tyre. Këto fjalë janë krejt në kundërshtim me pohimin e tyre, ku kanë miratuar qëndrimin e Hollandës që ka legalizuar martesën e së njëjtës gjini.

Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar? A është shenjë përparimi?

Të dashur ministre, ju lutem: familja shqiptare është dalluar si një bërthamë shumë e bashkuar dhe të qëndrueshme. Mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare! Tashmë ka shumë faktorë që po sulmojnë familjet tona sot. Është detyra juaj, si përfaqësuese të popullit tonë dhe ministre, t’i mbroni vlerat e vërteta për një Shqipëri më të mirë!

 

REMOTE_ADDR:[]

27 komente në “Kisha Katolike revoltohet me ministret e Ramës: Si guxoni e lavdëroni Holandën për vrasjen e qenieve njerëzore dhe martesat gay?”

  1. pjeter says:

    Tua u leme grave te vendosin ç’ka duan te bejne me trupin e tyre? Apo tu vendosim ligj kunder,sepse na bie ndesh me fete!Monsignore,nuk jane pjekur kushtet akoma per qendresa te tilla mes shqiptareve,e ndoshta nuk piqen kurre,prandaj kjo nderhyrja juaj,duket me shume per te pare sa dallge ben guri i hedhur ne lume.Je lodh kot monsignore.

    1. Polemiksi says:

      Nga momenti që gruaja është shtatzan dhe heq fëmijën pa ndonjë arsye, thjesht për kapriço kryen vrasje duke qenë se fetusi nuk është më pjesë e trupit të saj por një trup më vete.

  2. Baton DR says:

    Në emër të shpirit dhe flamurit të shenjtë! AMIN!

  3. Love Laberi says:

    Ketu ka te drejte kisha…ç’mut do ministresha se flet ne emer te shqiptareve per kesi gjerash..ajo vete le te martoj djalin e saj me nje birre dhe vajzen me nje grua dhe ti trashegohen..por se te thuash Shqiperia çmon hollandezet vetem per lepirje kjo eshte turpe…pak me dinjitet re “nderuar” mender politikan pa dinjitet..

  4. humanisti says:

    Kur u trimerua kaq shume kisha katolike te shese moral? Po te jene me gjithe mend me frymen e ungjillit, le te shkojne neper katunde e t’u mesojne besimtareve te tyre te mos rrahin gra, te duan e mos vriten me njeri-tjetrin e te mos gjemojne per te vrare femijet e ngujuar.

    1. Polemiksi says:

      Je i lirë të ikësh në Hollandë po deshe.

  5. Kajan Vellia says:

    Per karrriget keto minister bejne gjithshka monsinjor, shesin edhe nenen dhe baben e tyre Jo te mos lavderojne Hollanden!

  6. mik says:

    Te shkretat gra ( ministre ). Ato nuk kan faj. Kisha katolike e di fort mire kush asht shkruesi i asaj letre, e kjo revolte nuk i drejtohet atyre grave, por atij qe i drejton.
    Qeveria e jone, po e poshtron kete popull deri ne ADN.
    Nuk i duhen gja ketij populli ato negociata, mbasi po paguhen me nje cmim tmerrsisht poshtrues.

  7. Kopernik🔥🔥🔥 says:

    Nuk ju ka vënë njeri të na bëni policinë e virtytit!
    Vazhdoni dhe jetoni akoma duke u ushqyer me injorancën, varfërinë dhe skamjen, mes korrupsionit tuaj, pasurisë së paturpshme, hipokrizisë, mashtrimit dhe llucës mesjetare!
    S’ka për të qenë e largët ajo ditë që mbeturinat mesjetare të religjioneve, ky vend dhe gjithë bota, do t’i hedhë përsëri në gropën e jashtëqitjeve, siç ka ndodhur këto 200 vjet pas çdo revolucioni dhe tërmeti politik global, sa herë rraca humane ka dashur të përparojë, duke shkulur metakstazat e kancerit të klerit, që e ndjekin prej mijëra vjetësh duke i marrë frymën.

    1. polemiksi says:

      Po e quajte përpatim këtë qofshë ti që je …

    2. Arianiti says:

      Koperniku ishte nje klerik katolik

  8. M.K. says:

    Çu bë letra? E hoqi Merua, se ndaj saj u sulën me të drejtë komentuesit. Letra nuk është shkruar nga ministret, por nga Rama, njeri që ka bindjen e patundur se është i magjishëm në ato që thotë. Por, fatmirësisht, Holanda dhe pas saj çdo njeri me dy pare mënd në kokë nuk të vlerësojnë në ato që thua, por në ato që bënë. Letra ishte model i mentalitetit të kapërxyer komunist, i cili si rregull ndryshe thotë dhe ndryshe bënë. Sa për atë që ju kërkoni ndaj këtyre zonjave apo zonjushave ministre, të jeni i bindur, fort i nderuari monsinjor, ato as që e kanë lexuar fare dhe nuk duhet ta dinë përmbajtjen e letrës. Por, mendoj, arsyet se përse ju jeni drejtuar zonjave nuk përbëjnë ndonjë shqetësim dhe problem real për shoqërinë tonë. Eshtë thjeshtë propagandë kryeministrore,zotëri, me qëllimin e vetëm për tu dukur interesant në sytë e hollandezve, për tu thënë atyre që edhe ne jemi po aq liberalë sa edhe ju. Ja shikoni, kemi më shumë se ju gra ministre në kabinetin qeveritar!

  9. eh, ç'tu theme says:

    I thoni ketij priftit te mbylle gojen se do ja mbyllin te tjeret me shami. Boll me prifterinje qe u zene grave koken dhe u bejne hysmetin nga prapa. Prifti lig, perse i duhet ketij te perfshihet ne gjera qe s’i takojne!

  10. Tin Tin says:

    Nuk po shikoj ndonje fletushke te kishes per pedofilet qe perdhunojne te miturit as se Meqe na e dashkan te miren pse nuk njohin kosoven.se cfare ben Secili mbi 18 vjech me bythen e tij nuk do ta zgjidhim ne si komb. Kishat dhe xhamite te merren me punet e zotit.

  11. KESHTU E BERI ZOTI KTE BOTE
    ME KURVA FEMRA
    E KURVA BURA
    JU QE SHITENI SI PERFAQSUESIT E ZOTIT
    QE BEMAT E HISTORI I KENI SHUME TE MEDHA
    MOS KUJTOI SE DUKE U KAP
    MBAS QIMEVE TE FIGHA-S DO BEHENI BURRA TE MIRE SOT
    SHIFI NJIHER ATO QE DODHIN MES JUSH
    DUKE PERDHUNU FEMIJE E MURGESHA E MBAJEI LARG HUNDEN TUAJ HIPOKRITE
    GA POLITIKA NQS MERREI ME PUNET E ZOTIT

  12. alex says:

    po ç’duan keto buçet e rames, qe flasin ne emer te shqiptareve, edhe pse vete jam i majte, ma shpifen keto grate e ps me kete leter, perse u luteni ketyre pederave hollandeze, njerez me raciste me shqiptaret nuk mund te gjesh, habitem qe kur vijne si turiste keta qener bejne si qengja te urte, por ne fakt kushedi sa te shara hame nga mbrapa., keta me shume duan zezaket se sa neve dhe kete e di shume mire sepse kam jetuar disa jave ne ate vend .

  13. Mashkullori says:

    Nuk di c’te them lidhur me letren plot lavderime per Hollanden,sepse ajo nuk I merriton me sjelljet e saj bllokuese.I vetmi Hollandesi deportuar ne Shqiperi e qe duhet “lavderuar”,eshte Lulzim Basha,i cili eshte I njejti me bythcpuarit e Hollandes….
    Ama di te them kete tjetren:
    Po pse o monsinjoret e Vatikanit,cfare bene qe po thuaj I mallkoni grate tona minister?
    Asgje nuk bene kunder fese,besimit.Edhe ndonje qe eshte besimtare katolike,nuk ka shkelur ne derase te kalbur…
    Ajo ka sy e veshe,eshte dhe e lexuar.Degjon se dite perdite,i ziu Pape,bertet se po i dalin nga rruga e Zotit,prifterinjte e saj.Perdite degjojme per pedofili e pederasti ne rradhet e saj…
    Atehere perse te mos e bejne edhe Hollandezet,apo se jane protestane e jo katolike…

  14. GARY KOTE says:

    E kuptoj shume mire kete prift katolik.
    E gjithe ideologjia katolike mbeshtetet tek nje teori e cila ka evoluar me kohen dhe nuk do te jete e larget koha qe edhe keta te pranojne abordin dhe martesat e te njejtes gjini, sic kane pranuar se toka rrotullohet rreth diellit, qe shiu bie nga grumbullimi i avujve, teorine e relativitetit dhe shume te tjera.
    Nuk kuptoj nje gje se perse shqetesohen keta per njerzit qe kane mendime te ndryshme nga ata dhe qe luftojne eresiren fetare, dhe nuk shqetesohen kur prifterinjte meren me politike, e ndaluar nga feja, apo skandalet seksuale te prifterinjve, pederastise se zhvilluar tek murgjit apo skandalet seksuale frift-murgesha. Per keto qe kane ndodhur dhe ndodhin edhe sot ata duhet te pastrojne kishen nga problemet e tyre e pastaj te merren me te tjere.
    Nese nuk duan te pranojne realitetin shqipetar ata mund te kthehen nga kane ardhur dhe te lene te qete popullin te punoje per te miren e tij. Keta nuk jane kaq mireberes ndaj popullit, kur vete kane gjithe ato perfitime e bejne predikime per te varferit qe nuk mbushin barkun me buke.

  15. Ju po qe puna kunder Ed Rames te cilin e konsideroni jugor ,beheni edhe te virgjer.Ju para urrejtjes kunder jugut nuk keni as fe e as krisht.Po me ke te behen ,te behen me pedofilat e varikanit?Kur shisni moral dhe ju ,te vjen per te vjell.paskeni qen fare e keqe shume ,lloj lloj konglemerati ardhacak.Junuk fpolet kur parakaluan ne mes te Tiranes pederastia ,tashi paskeni folur kunder Rames.Reaksionare anti ketij populli negelet perhere.Kurre nuk ndryshuat.

  16. am says:

    Ngrihu Enver. Erdhi koha.

  17. am says:

    Po ky kush eshte? Ke përfaqson ? Nuk e ka zgjedhur kush që t’u thoje grave se ç’duhet të bëjnë e si të sillen. Ne do të ndryshojë ligje të bëjë parti politike e të marrë pjesë në votime pastaj le ti shpalli luftë Hollandës dhe ligjit të abortit. Deri atëherë le të respektojë funksionet e tija shpirtërore e të mos merret me brekët e grave.

    1. Moralisti says:

      Është përfaqësues i moralit. Koncept i panjohur për farën tënde.

      1. ja bo klan me vehte kto fetaret e ardhun ga te gjitha
        anet e botes e veprojne nji bande mafioze ,
        #sepse ka gjet budallenjte ne ket vend .
        italian grek arabe turq e pi..i nens vet ,tallin tajaren me shqiptaret
        gjasme jae perfaqsuesit e Zotit lol !
        kan gjet parajsen ne Shqipni se ka gomare pafund ,
        dembele primititve qe shpresojn qe kta Mashtrues me fustane me ngjyra
        flasin me zotin dhe do ti shpetoje nga mjerimi e fatkeqsite .
        si me qen ne mesjete edhe aty.

  18. Spartakos Thrakiotis says:

    Persa i perket abordeve, kisha ka shumë të drejtë se sidoqoftë që ta shohim këtë veprim, është krim ndaj jetës njerzore. Është jashtë çdo logjike të formojmë ligje për përdorimin e kafshëve (dhe shume mire bëjnë së shpirt kanë dhe kafshët) dhe në të njëjtin moment të abuzojmë në jetën e një embrioni njerëzor.
    Sa për martesën e dy njerëzve të së njëjtës gjini, ska përse të shqetësohet kisha sepse ata vetë me dëshirën e tyre u larguan nga programi i kishes dhe është në dorën e kishës dhe nuk mund që ta detyroi askush që tu ofroje atyre shërbime fetare, martesë, pagzime, vdekje, etj ose të ndroj programin e saj se ashtu duan disa tipa të supermodernizuar që nuk dimë akoma se çfarë qëllimi kanë.

  19. cuni says:

    Kisha ka shume te drejte. E papranueshme te flitet ne emer te nje populli ne kete menyre, e sidomos per nje popull si ne ku familja ka akoma vlera. Por, kur ke te pacipe ne pozicione ministrash, bythelepirja qe i bejne holandes vazhdon dhe po na turperon. Gjithsesi nuk kane shume ndryshim edhe keta te pacipe nga homot holandeze

  20. gentian says:

    Politikane ba bythe. Politikane vk. Ka Greqia apo Hollanda kushte per te hyre ne BE? Nje parti ne Bullgari, pjese ne parlament (ne mos gaboj) ka kerkuar ksuhte per maqedonine dhe tani del se keto i kerkon dhe per Shqiperine ?
    Greqise i thuhet shume thjesht. Une do i respektoj te drejtat e minoriteteve as me shume dhe as me pak por njesoj si i respekton cdo vend i BE. Nuk mund t’ju jap me shume apo me pak te drejta atyre, sec cfare j’u jep cdo vend i BE ku une aspiroj te hyj. E thene ndryshe: do te respektoj te drejtat e minoriteteve ne te njejten menyre si ben Greqia, Spanja, etj. Po qe se Greqia apo kushdo vend tjeter i BE ve te tilla kushte per hyrjen e Shqiperise ne BE… atehere j’u thuhet qarte dhe shkoqur. Te qenit prej vitesh i pranuar ne BE ( askush nuk j’u ka vene ketyre vendeve kushte te tilla apo te atilla ne momentin e anetaresimit), nuk do te thote qe te vesh veton per te kenaqur egon, interesat , utopite apo dhe moralin e shteteve , partive apo individeve te ndryshem ne BE. Po qe se kushtet e hyrjes ne BE kane ndryshuar me kohen apo perdoren si presion nga vendet anetare kundrejt te rinjve qe duan te hyjne … athere i thuhet troc Evropes. Me vjen keq qe nuk pata dhe une shancin te hyja ne BE vite e vite me pare prej fatit dhe nuk dua te hyj tani duke lepire bythen tuaj e ardhur juve pas avazit duke u bere pjese e poshterimit dhe mekatit. Kaq. Dinjiteti mbi te gjitha. Shqiperia gjeografikisht eshte pjese e Evropes. Shqiperia eshte vend Evropian dhe kete nuk mund t’a zhbeje kush. Askush nuk mund t’a degdise Shqiperine ne Afrike, sepse nuk mundet t’a beje dhe sikur te doje. Europes i thuhet troc. Ju po kerkoni te shbeni gjeografie e botes dhe pastaj filloni e qaheni se lindja ka interesa gjeopolitike ne Shqiperi. Pra Europe. Zgjidh e merr. Une nuk mund te te vi pas qerres sende tere jeten. Une kam qene jashte BE gjithe jeten dhe nuk do me beje me te mire plotesimi i lloj lloj kushti qe te ngrefet ty, perkundrazi kjo do me beje me te keq sepse ti BE nuk po i kerkon Shqiperise qe te kujdeset apo te siguroje pavaresine territoriale, institicionale apo dhe ngritjen e nivelit ekonomik , por po i kerkon te mbroje LGBT a thua se shqipetaret i kane te gjitha vaj dhe kete te fundit nuk po dine si t’a zgjidhin. Ne qoftese per BE mbrojtja e LGBT eshte jetike,per Shqiperine eshte problem qejfi.

    P.S.
    Ka bythe Greqia t’i kerkoje llogari psh. Spanjes se si i trajton problemet me basket ?

  21. Kozmai-Boston says:

    Pse nuk flet ky per kishat katolike ne USA?
    Ata martohen atje dhe skandalet e abuzimit ndaj te miturve ne Boston ( cardinal Law)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *