Kryemadhi takon vajzat dhe gratë e Unazës së Re: Nuk mund t’i lëmë në mëshirë të Rilindjes dhe oligarkëve

9 Tetor 2019, 19:40Politika TEMA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është takuar sot me një grup vajzash dhe grash, banorë të Unazës së Re, të cilat prej muajsh protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre.

Mesazhi i Monika Kryemadhit:

“Sot pasdite pata një takim me një grup vajzash dhe grash, banorë të Unazës së Re. Shtëpitë e tyre, djersa, gjaku dhe sakrificat së bashku me bashkëshortët, fëmijët dhe prindërit e tyre është duke u rrezikuar të shkatërrohet nga pangopësia e oligarkëve dhe qeverisë së Rilindjes.

Këto gra të sakrificës familjare, të shkëlqyera janë në zgrip të ekzistencës. Ato dhe familjet e tyre nuk mund t’i lëmë në mëshirë të fatit, as në lëmoshë të qeverisë së korruptuar të Edi Ramës. As të bien pre e mashtrimeve bajate të bashkëpunëtorit të krimit tek Unaza e Re, Erion Velisë.

Ndërkohë qëndresa e tyre është bërë frymëzim për çdo qytetar të këtij vendi, që padrejtësia, grabitja dhe arroganca e qeverisë së Rilindjes ua ka bërë jetën të padurueshme.

Ende asnjë i ndaluar apo hetuar nga autorët e skandalit të Unazës së Re. Damiani drejton Komisionin e Reformës së Vjedhjes së Votave në Parlamentin monist, askush nga firma nuk është ndaluar. Ish drejtuesit e ARRSH tallen nga lokalet e shtrenjta të Tiranës me fatkeqësinë e këtyre grave fisnike.

Një skandal edhe më i madh, i bërë në kurriz të këtyre familjeve është devijimi i shtratit të lumit të Lanës nga projekti fillestar, për ti hapur rrugë një oligarku tjetër, mikut të Taulant Ballës, i cili ka qëlluar edhe pak i dënuar për trafik droge. Së bashku me Edi Ramës dhe Erion Velinë janë autorët e shkatërrimit të jetës së dhjetëra familjeve shqiptare. Ata janë rrënuesit e së ardhmes të qindra shqiptarëve. Ata janë ekzekutorët e ëndrrave të dhjetëra fëmijëve shqiptarë, të cilët kanë ëndërruar të kenë një shtëpi të tyren dhe të jetojnë bashkë me prindërit e tyre.

I vetmi faj i këtyre familjeve është se ndërtimet e shtëpive i kanë bërë me punë të ndershme,  jo si oligarku i Taulantit dhe Erionit.

LSI nuk mund t’i braktisë këta shqiptarë të ndershëm, as nuk mund t’i lejojë që për fitimet e oligarkëve dhe tutorëve të tyre, këta shqiptarë të ndershëm të marrin arratinë në rrugët e Evropës.

Do i qëndrojmë në krah derisa ata të fitojnë të drejtën e tyre, për kompensim të plotë për pronat e tyre dhe për anulimin e projektit të devijimit të lumit të Lanës duke e çuar atë në kufijtë e projektit fillestar.

#ShqipëriaShtëpiaJuaj”.

5 komente në “Kryemadhi takon vajzat dhe gratë e Unazës së Re: Nuk mund t’i lëmë në mëshirë të Rilindjes dhe oligarkëve”

  1. JARI says:

    Per sa kohe do te kene ty ne krah,e kane te zgjidhur problemin,per ty populli shkul lesht,ti je njeriu i duhur per te qare hallet e ketij populli.GAJRET

  2. lisi says:

    Lavirja kryemadhi ne nje takim me grabitesit e pronave, lavirja duhet te provoje para gjykates pasurin we grabiti katunarja e prshkopis ne zonen e astirit, dhe ku merre parat qe shkollon dy femijet ne londer, pastaj te merres se si mund te rregullohet gjendja etyre

  3. eh, ç'tu theme says:

    Sa keq moj Monika; po ti ndihmoi duke u dhene ca leke nga ato te konçensionarit qe i ke ne emer te kastriot Ismahilaj per zinkun dhe diamantet ne Kongo. Se ato leket e tjera i ke per femijet ne Londer dhe per te kuruar burrin qe thote s’jam i çmendur. U bete te thoni ç’kemi bere, ç’te pati e shkreta vere; ne fillim ish per gjilpere; tani do hellin te tere . Mbaju Mona edhe pak; se vetingu te vjen hak; do ta mbylli ate tafllak, do te fusin nje dorak; te shkosh vete ne jatak; jo ne Jal por pa merak; me Ilirin per çdo darke; do tu tredhin ne batak; se Shqiperise ja bete hak. Jeni bere bastard dhe akoma nuk doni ta dini.

  4. blerta says:

    Mona po krijon banden e hajduteve te floririt.

  5. artan kurti says:

    Oooooo MONA na hape barkun ,ske faj ti kur Policia lejon 10 veta te bllokojne rrugen hallall.Te jem une po siu a …. nonen ty dhe cunit te Fariut mos me thecin ne emer.Sa per Astrit Sadikaj qe ka marre legalizimin me leke ajde se flasim. Tungg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje