Largimi i tre drejtorëve në një muaj në Vlorë, flet Lame: Kanë rënë “piramidat” e vjetra

9 Tetor 2019, 17:00Sociale TEMA

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka komentuar dorëheqjet e njëpasnjëshme në Vlorë, ku sipas tij është një tregues i qartë se sot paligjshmërinë nuk e mbron askush.

Nga Elbasani, i pyetur se përse Kadastra e Vlorës nuk “po gjen paqe”, ku vetëm brenda 1 muaji janë dorëhequr 3 drejtorë, Lame iu përgjigj me paralajmërimin se Vlora nuk do të jetë qyteti i vetëm.

“Probleme si ky i Vlorës do të dëgjoni në shumë qytete të tjera. Do të dëgjoni në Elbasan, Shkodër, Sarandë, ndoshta dhe në Lezhë.

Nuk gjen në Vlorë durim, për një arsye shumë të thjesht: Kanë rënë piramidat e vjetra të ndërhyrjes së pushtetit dhe nuk ka asnjë që të mbrojë paligjshmërinë”, tha Lame.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje