“Leksionet” e zgjedhjeve nga Kosova, i kemi grisur vetë

9 Tetor 2019, 19:44Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një entuziasëm fallco për disa aspekte të zgjedhjeve në Kosovë, siç është numërimi i shpejtë i votave, (në fakt jo dhe aq i shpejtë, se akoma s’kanë mbaruar), pranimi i humbjes nga partia në pushtet, mungesa e incidenteve, apo sistemi elektoral.

Krahasuar me zgjedhjet e fundit në Shqipëri, numërimi i shpejtë i votave bie vërtet në sy për mirë, por problemi nuk është as tek KQZ e Shqipërisë, as tek ndonjë mekanizëm vjedhjeje, por tek një ndryshim dramatik i ligjit elektoral në zgjedhjet e vitit 2003, i cili imponon numërimin në qendër të KZAZ, të gjithë qendrave të votimit.

Ndryshimi u bë pas këmbënguljes dhe vetos së Sali Berishës në reformën e atëhershme zgjedhore, pasi kishte pretendimin se votat që numërohen në qendrën e votimit, siç numërohen në gjithë botën, janë nën presion dhe mund të vidhen.

Në rrethanat e zgjedhjeve të Ilir Metës të vitit 2001, që ishin të dhunshme dhe ku u përdorën policë e banditë për t’i vjedhur votat, kërkesa kishte kuptim.

Në vitin 2019 është një situatë krejt tjetër. Votat mund të  numërohen lirshëm në çdo qendër votimi dhe Shqipëria në orën 20:30 ka rezultatin e votimit në gjithë vendin.

Nuk ka nevojë për numërues, nuk ka nevojë për para shtesë, por për pak komisionerë dhe nga një smartphone në çdo qendër votimi, që raporton.

E ka pasur këtë më ‘91, ‘92, ‘94 , ‘96, ‘97, ‘2000 e ‘2001. Prandaj këta të habiturit nga përfundimi i shpejtë i zgjedhjeve në Kosovë, që në fakt akoma s’kanë mbaruar, duhet të shikojnë arsyen pse ndodh kjo, dhe jo të bëjnë hartime patetike, duke krahasuar dy sisteme, që nuk janë të njëjta.

Mungesa e incidenteve në këto zgjedhje në Kosovë ishte vërtet arritje dhe kjo ka ardhur nga fakti, se gara ishte e copëzuar, kishte shumë parti që garuan vetëm dhe nuk kishte protagonizëm blloqesh të sigurta.

Në zgjedhjet e mëparshme në Kosovë ka pasur “vjedhje industriale” votash, siç i ka përshkruar ambasadori amerikan zgjedhjet e vitit 2012, apo incidente pa fund më 2017, pasi blloqet politike ishin të pozicionuara mes tre palëve. Në këto zgjedhje Vetëvendosja ishte vetëm, LDK vetëm, dhe ish- partitë në pushtet në tre pjesë.

Nëse do të kishim koalicionet parazgjedhore të vitit 2017, siç ishte PAN, zgjedhjet do kishin tjetër rezultat. Me aq vota sa kanë marrë partitë e ish- PAN, sot do kishin marrë 37 për qind dhe do ishin fituese të zgjedhjeve.

Ndarja e tyre në tre pjesë ka ulur PDK në 22 për qind dhe ka lënë parti të parë Vetëvendosjen, e cila po ashtu ka rënë me 2 për qind nga 2017. E vetmja parti që është rritur në këto zgjedhje është LDK, falë Vjosa Osmanit.

Mungesa e përballjes së koalicioneve të forta e ka bërë më qytetare fushatën, pasi dhe protagonizmi ka qenë shumë i shpërndarë në disa parti.

Lidhur me pranimin e rezultatit, e vetmja shenjë ishte deklarata e Kadri Veselit dhe Hardinajt për pranimin e humbjes, por nuk është se kanë pasur ndonjë mundësi tjetër.

Në rastin e Haradinajt, kur merr 10 për qind, nuk ke çfarë pret të kontestosh.

Në rastin e Veselit deklarata ishte një shenjë ç’tensionuese, por ishte personale, dhe jo e PDK. Partia e tij PDK, nuk e pranoi rezultatin dhe kërkoi rinumërim kombëtar të votave, pasi diferenca 3 për qind me fituesin, i ka futur në dyshime për manipulime. Kërkesa i është hedhur poshtë nga Paneli zgjedhor për ankesa.

Pra dhe në këtë rast nuk është se kemi ndonjë pranim të rezultatit, me aq dëshirë.

Në Shqipëri kultura e mospranimit të rezultatit është kulturë e Sali Berishës. Ai nuk ka njohur asnjë palë zgjedhjesh që ka humbur, ndërsa Edi Rama ka njohur dhe zgjedhjet që ja vodhën live në TV me dhjetë vota.

Sali Berisha nuk ka njohur as referendumin për Kushtetutën e vitit 1998, që më vonë e “mbronte”. Por dhe ky nuk është se ka shqetësuar njeri me këtë zakon, pasi është shumë i llogaritur në këtë pikë. Të gjithë e dinë që nuk e pranon humbjen, dhe aq.

Ai ka pas qenë zemëruar keq me Besnik Mustafajn dhe Sokol Olldashin, që pranuan me mendje të tyre humbjen me Ramën, dhe u ka mbajtur qëndrim për këtë. Madje tani siç e shikoni nuk pranon as humbjen e Lulit me mandatet që dogji, dhe e ka shpallur fitore, shkatërrimin e PD.

E vetmja gjë që duhet diskutuar me përgjegjshmëri nga përvoja e Kosovës, është sistemi zgjedhor.

Kosova ka propocional kombëtar, me preferencë për 5 kandidatë. Pra nuk janë lista të hapura, por preferenciale. Ti ke të drejtë të zgjedhësh pesë më të mirët, nga 100 që ka lista.

Greqia ka sistem më afër natyrës sonë, pra një sistem propocional rajonal, me preferencë, por me një “primë” për partinë fituese, që merr mbi 29 për qind, duke e çuar në 50 për qind.

Sistemi grek është sistem antikrizë, që nuk të lë në duar të partive gjobvënëse, dhe që respekton fituesin. Ai është më afër realitetit shqiptar dhe ka funksionuar prej tre dekadash.

Listat tërësisht të hapura, në një sistem propocional kombëtar, siç kërkojnë disa parti të vogla, është derë e hapur për çdo biznesmen apo bandit, që mund të sigurojë aq vota sa për vete, duke u kthyer pastaj në faktor politik.

Nëse ka sistem kombëtar propocional, duhet doemos të ketë një “primë” për të çliruar fituesin nga gjobëvënësit e vegjël. Në të kundërt, ky sistem që është, me preferencë deri në pesë përqind të listës për çdo qark, do ishte i mjaftueshëm.

Për mua më rëndësi ka aspekti teknik i reformës, numërimi i shpejtë në qendër votimi, depolitizimi i komisioneve duke vendosur nëpunës publik, si për shembull 3 mësues në çdo KZV dhe tre gjyqtarë në KZAZ, dhe kështu partitë shpëtojnë nga shpenzime dhe stresi i komisionerëve.

Një përpjekje për numërim elektronik do të ishte dhe më e mirëpritur, por dhe numërimi me dorë në qendra votimi e zgjidh situatën.

Shqipëria i ka pasur të gjitha sistemet zgjedhore. Më 31 mars të 1991, e kemi nisur me mazhoritar të pastër, kemi vazhduar me mazhoritar me korrektim propocional, pastaj me korrektim mazhoritar, e në fund me sistem propocional rajonal.

I kemi provuar të gjithë leksionet e sistemeve dhe nuk na e ka fajin sistemi, por kultura politike brenda partive, mungesa e demokracisë brenda tyre, dhe pamundësia për të reformuar partite, që janë teknikisht të gjitha të paligjshme, pasi në fillim kanë vjedhur zgjedhjet e tyre, pastaj votat e popullit.

E para gjë që duhet bërë këtu, është që zgjedhjet brenda partive t’i bëjë KQZ dhe t’i çertifikojë gjykata.

Nga këtu mund të fillojë një revolucion i ri, pasi do të zgjohet gara e vërtetë brenda partive dhe nuk mund të bëhen zgjedhje si ato Basha-Olldashi, ku fletët ishin me numër rendor për të identfikuar votën, listat në dorë të Bashës, dhe numëruesit badigardë të Berishës.

Nuk mund të ketë demokraci dhe zgjedhje të lira në Shqipëri, pa demokraci dhe zgjedhje të lira në partitë shqiptare, ku kryetarët nuk humbasin prej 30 vitesh dhe ankohen pastaj për sistemet zgjedhore.

11 komente në ““Leksionet” e zgjedhjeve nga Kosova, i kemi grisur vetë”

  1. Albi_I says:

    Ti bejme si zgjedhjet e Rames me Maqo Byrekun. Apo po qe ishin zgjedhje me standarde.

    p.s shume brenga te ka shkaktuar Albini o Mero.

    1. Lona says:

      PO SHOKU ALBINI ME 25 % E RAMA 49%

  2. Tek ne cfardo sistemi te vihet do te deshtoj,sepse ne kemi qoftlargun komunist sali qe deklaron se une jam me kanunin,pranon te gjitha krimet qe ka bere ne keto 30 vjet..
    Kercenon dhe ben thirrje per lufte,e ka ber lemsh kete vend dhe do patjeter pushtet sikur ja ka lene bariu dhive ram berisha me tapi..
    Dhe me gjithe keto,ketij monstre nuk i ka hyre gjemb ne kembe nga KCK …
    Dhe edi rama pas 30 vjetesh i njohti KCK dhe ben sikur do i denoj

  3. Dyrrahu says:

    Jane shume faktore se pse zgjedhjet ne Kosove jane me te mira. Shkojme me radhe:
    1. Prezenca e nderkombetareve,
    2. Vlera e jetes se njeriut,
    3. Kultura e rotacionit,
    4. Jo me çdo kusht marrja apo mbajtja e pushtetit,
    5. Populli ne Kosove me lehte manipulohet, …..
    Ne Shqiperi mungojne keto dukuri.
    Por, mos te harrojme, edhe sistemi zgjedhor ndryshon mes dya vendeve.
    Keto zgjedhje ne Kosove kane qene me te lehta sepse PDK thuaja u pajtua paraprakisht qe te shkoje ne opozite, AAK beri gabimin amatoresk, LDK mendoj se me nominimin e nje gruaje ( sado e mire dhe e forte te jete) ishte befasi e pranueshme, per nje kohe aq te shkurter qe te bej BUM-in e saj.
    Partite tjeta jane numra te paperfillshem nga elektorati.
    Prandaj VV nuk e pati te veshtire te vije ne pushtet.
    Tani e merr pushtetin, por ka shume telashe, me veten, me popullin qe e votoi dhe me nderkombetaret.
    Negociatat jane sfida qe nuk do ta deshironte VV, sidomos kur kihet parasysh qe kane te bejne me nje politike kurve te Serbise dhe politike plake te Europes.
    Edhe grajzit e partive tjera, ne Kuvend, rrijne ne gjendje te pickimit ne çdo çast.
    Nuk besoj se VV mund te bej pune te madhe per Kosoven nese mbane qendrimin e filluar nga ardhja ne skenen politike te VV-se. Nese ndryshon kursin atehere behet analoge e PDK-se.

  4. beni says:

    Votat janë nje mashtrim i madh qe i behet popullit kudo ne bote per te them se ka demokraci!!!
    Ekonomia eshte thelbi kryesor qe Voten e popullit ben gjoja sikur e numeron por qe kush do te qeverise eshte vendosur para zgjedhjeve e votimeve?
    Ktij Kurtit i erdhi radha por jo se fitoj zgjedhjet!
    Populli eshte dele dhe ben si i sjell e përcjell cobani!

  5. Kushtrimi says:

    Me befason se si nje gazetar te jete aq i njeanshem,do thoja me te drejte nje bandit social per perfitime.Ne vend se te flas me nje gjuhe te bute vellazerore ai nxjerr inatin dhe primitivizmin e tij.Ne Shqiperi nuk gjen nje njeri me te ndershem me atdhetar dhe te vendosur ne çeshtjen kombtare.Si nuk shkruan per Edin e tij qe e katandisi Shqiperin si eshte me keq.Nuk po e zgjas shume Mero eshte turpi i gazetarise shqipetare dhe shume i demshem.

  6. Iliri nga Gjermania says:

    Shume e drejte. Te filloj qe ke Partite qe ti bejne zgjedhjet KQZ dhe ti aprovoje Gjykata pastaj te flasim per Sistem.

  7. Kushtrimi says:

    Mund ti grisni por,kete gomarin prej gazetari edhe ate beni mire ta grisni,eshte shume antikosovar.

  8. katarakti says:

    Partite le t’i bejne zgjedhjet si te kene qef brenda tyre. Popullit nuk i behet vone per to. Problemi eshte tjeterkund. Populli duhet te kete te drejte te zgjedhedhe deputetin qe do. Me te mirin, me te ndershmin, me te aftin, ate qe gezon reputacion etj etj. Dhe jo qe deputetet t’i zgjedhe i pari i partise. Se pastaj arrijme ketu ku jemi sot: – me deputete legena, anonime, yesmene qe dine vetem te ngrejne kartonin. Personalisht ndermjet nje deputeti anonim te PS-se dhe nje Rudina Hajdari, Murrizi, Bamir Topi apo Dashamir Shehu do te preferonja keta te fundit. Por Rames nuk i pelqen diçka e tille. Ai do te kthehet ne sulltan me skepter ne dore qe te gjithe t’i bien ne gjunje dhe ta quajne Skenderbe! Marreveshja Rama – Berisha e vitit 2008 e mori peng demokracine. Madje i futi nje thike pas shpine. Eshe mision i opozites se re parlamentare ta ndryshoje kete marreveshje. Per te pasur nje sistem maxhioritar me lista te hapura dhe me korrektim proporcional. Keshtu do u bjerre hunda kryetareve te partive, por mbi te gjitha ata do te jene te detyruar t’i zgjedhin kandidatet e tyre per deputete. Jo si deri me tani qe krundet kane dale ne krye.

  9. shtypi i huaj says:

    Meroja ben sikur i harron pergjimet e dokumentuara nderkombetarisht te manipulimeve ne zgjedhjet tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje