Lionel Messi i çudit të gjithë: Ka pesë muaj që nuk flas me presidentin!

Lionel Messi ka dhënë një intervistë së fundmi për “RAC1”, ku ka rrëfyer shumë gjëra interesante, si për shembull marrëdhënia që ka me presidentin Bartomeu.

Argjentinasi i ka çuditur të gjithë, teksa është shprehur se janë bërë pesë muaj që nga eliminimi në Champions ndaj Liverpool, që nuk ka folur me numrin një të klubit katalanas.

MARRËDHËNIA ME PRESIDENTIN – “Që nga eliminimi ndaj Liverpool nuk kam folur më me presidentin. Unë nuk kam asnjë problem me të. Pse duhet të flasim, kur nuk ka probleme?! Ndonjëherë na kërkon ndonjë mendim për ndonjë çështje të caktuar.”

Gjithashtu, Messi preku edhe një tjetër temë të nxehtë, ku u pyet për spekulimet rreth çështjes që ai ndikon në shumë vendimmarrje në klub. Lidhur me këtë temë ai u shpreh:

“Natyrisht që jo. Është spekuluar me shumë gjëra. Është diçka që thuhet, që unë vendos se kush vjen e kush largohet, ndikoj edhe për trajnerin. Nuk ka asnjë të vërtetë, por duhet të mësojmë të jetojmë edhe me këto thashetheme”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *