Me thikë dhe çekiç: Tre motrat masakrojnë të atin, pas akuzave se i ngacmonte dhe abuzonte seksualisht

9 Tetor 2019, 10:48Lifestyle TEMA
Me thikë dhe çekiç: Tre motrat masakrojnë të atin,

Një vrasje e pak kohëve më parë, tronditi Rusinë.

Tre motra, Krestina, Angelina dhe Maria, të moshës 19, 18 dhe 17 vjeç, vranë babanë e tyre.

Ato deklaruan pas arrestimit, se prej vitesh ai i ngacmonte seksualisht dhe abuzonte me to dhe e vranë atë në kushtet e vetëmbrojtjes.

Por, një video e publikuar së fundmi, tregon se Mikhail Khachaturyan, 57 vjeç, ishte ulur në kolltukun e tij, kur është vrarë nga të bijat.

Vajzat e pranuan se e kanë sulmuar të atin kur ishte duke ndenjur në kolltukun e tij, ndërsa më parë thanë se iu përgjigjën një sulmi të tij.

Maria tregoi për policinë:

“Ai ishte ulur në këtë kolltuk, në cep.

Unë dhe Angelina u afruam nga mbrapa, ajo kishte një çekiç, unë kisha një thikë.”’

Angelina tha se kishte përgatitur ushqim për babanë e tyre të divorcuar, me të cilin jetonin.

“Unë isha në të majtë, Maria në të djathtë.

Ajo e goditi e para me thikë.

Ai u zgjua.

Pastaj e godita me çekiç. Dy herë.

Ai u kthye duke pyetur: çfarë po ndodh?”

Tashmë tre motrat janë duke u gjykuar për vrasje, ndërkohë që avokatët e tyre kërkojnë rrëzimin e akuzave, për shkak se ato abuzoheshin nga i ati.(TemA)

1 komente në “Me thikë dhe çekiç: Tre motrat masakrojnë të atin, pas akuzave se i ngacmonte dhe abuzonte seksualisht”

  1. nord.al says:

    “Tri motrat” o injorant metropoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje