Nobeli në Kimi shkon për zbuluesit e baterive rimbushëse: ja si na shërbyen ato për shumë vite

Çmimi Nobel në Kimi u është dhënë tre shkencëtarëve për punën e tyre në zhvillimin e baterive rimbushëse – litium-jon.

John B Goodenough nga Universiteti i Teksasi (SHBA), Stanley Whitingham nga Universiteti Binghamton (Britani e Madhe) dhe Akira Yoshino nga Universiteti Meijo (Japoni) do të ndajnë në tre pjesë çmimin prej 9 milion kruna suedeze (74o, 000 funte).

Çmimi u nda nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm.

97 vjeçari Goodenough është laureati më i vjetër që merr një çmim Nobel, ndërsa Whitingham është shkencëtari i dytë me origjinë britanike që fiton një Nobel shkencor këtë vit.

Bateritë rimbushëse litium-jon kanë hyrë tash e sa kohë në garë për këtë çmim.

Ato jo vetëm që ato kanë dëshmuar rëndësinë në zhvillimin e botës së teknologjisë së lartë, por bateritë litium-jon kanë sjellë përfitim të madh për njerëzimin, që nga viti 1990, kur u komercionalizuan.

Duke qenë shumë të lehta dhe kompakte, ato gjenden në gjithçka, nga telefonat mobil deri tek laptopët dhe makinat elektrike. 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *