PD: Ne kemi qenë lokomotiva e hapjes së negociatave, por qeveritarët e korruptuar janë gati të bëjnë pakt me “Djallin”

9 Tetor 2019, 17:04Politika TEMA

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, foli në Ditarin e orës 13:00 në A2 për situatën aktuale politike në vend

Sa i përket negociatave, ai e quajti opozitën aktuale si lokomotivë drejt këtij procesi. Bylykbashi foli edhe për reformën në drejtës, si dhe për atë zgjedhore.

“Ne kemi qenë lokomotiva që e çoi Shqipërinë përpara në procesin e integrimit. Qëndrimi ynë është i qartë, ne kërkojmë dhe po bëjmë çmos për hapen negociatat, një proces që do të rrisë në mënyrë dramatike mbikëqyrjen mbi qeverinë, mbi këtë bandë. Por çdo lloj sinjali negativ që vjen nuk janë gjë tjetër përveçse prova e atij dëmi të madh që Edi Rama i kanë shkaktuar këtij vendi. Në fund, duhet të jetë një faturë që duhet ta paguajë Rama dhe jo shqiptarët”.

“Fakti që ata flasim për më shumë luftë dhe korrupsion ka lidhje me krizën më situatën aktuale në vend. Kjo ka lidhje me krimin që ka përfshirë vendin. Këto dy instrumente kanë shkatërruar zgjedhjet në Shqipëri. Shtete si Holanda i kanë vënë gishtin këtij problemi.

Pasoja është e tillë që vetëm mafia di t’ia tregojë Edi Ramës dhe bandës së tij qeveritare. Qeveritarët e korruptuar, të përqendruar në pushtet, janë gati të bëjnë pakt me djallin, i cili në këtë rast është krimi i organizuar që po mbyt Shqipërinë”.

“Gjyqtarë dhe prokurorë që largohen me prova për korrupsion qëndrojnë në shtëpi. Edi Rama është i vonuar për këtë gjë. Ne e kemi thënë këtë gjë që nga viti 2015. Edi Rama duhet të japë llogari sesi një numër gjyqtarësh dhe prokurorësh kanë kaluar Vettingun duke patur prova flagrante korrupsioni, por meqë janë të lidhur me Ramën kanë kaluar Vettingun. Duhet që SPAK, i pakapur nga Rama, të godasë këdo pavarësisht nëse ka kaluar apo jo Vettingun, por për të ka prova”.

“Reforma Zgjedhore, e baras-vlefshme me reformën në drejtësi. Ky komisionin nuk ka më legjitimitet, ky është një komisionin bipartizan. Ky Parlament është monist, ai komision është monist. Propozimi ynë kërkon gjetjen e një instrumenti të besueshëm jashtë këtij parlamenti.

Nuk mund të diskutohet në komisionin e reformës zgjedhore. Ne nuk kërkojmë një reformë zgjedhore për PD apo për PS, por për shqiptarët. Kosova dha një leksion të jashtëzakonshëm. Është në dritën e diellit se çfarë ndodhi atje. Për ne është një turp i madh. Duhet të që interesi i publikut të jetë qartazi i përfshirë në këtë reformë zgjedhore.

Në fund fare, reforma zgjedhore dhe çështja madhore që mund të futet në këtë reformë, siç është diskutimi i sistemit zgjedhor, nuk janë çështje teknike. Sistemi zgjedhor prodhon mënyrën e qeverisjes, shkon në vullnete politike që përfaqësojnë.

Kosova ka nisur që në vitin 2008 një reformë zgjedhore dhe nuk e ka mbyllur edhe sot e kësaj dite. Të gjithë ekspertët thoshin se do të ndodhnin shkelje për shkak të reformës ende të pambyllur, por ja ku e keni Kosovën. Shqipëria ka një ligj, thotë OSBE/ODIHR, që është baza e mirë për të bërë zgjedhje dhe dështon në mënyrë të turpshme”.

4 komente në “PD: Ne kemi qenë lokomotiva e hapjes së negociatave, por qeveritarët e korruptuar janë gati të bëjnë pakt me “Djallin””

  1. undefined says:

    Hahahahahaha….ju keni qene “lokomotiva” e antishqiptarizmit dhe b…lepirjes….e shperdorimit vjedhjes e tjetersimit te prones se popullit zagare te denje te jevgjiteve te Athines deri ne shitje te interesave Kombetare more vesh o pjelle e poshter….

  2. Drejtesi says:

    Super bq, ja cfare jeni ju, dhe super hajna. USA do jua qr…

  3. atdhetri says:

    Te bejn pakt me djallin esht sali berisha piktori dhe likja bashk me monen e luli vocer na hapen barkun moter***t

  4. gjergji says:

    Asnje leshim PD.Cikli I saj tashme ka mbaruar.Largimi I saj krejtesisht nga skena politike domosdoshmeri kombetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje