“Po prodhojnë treçerekun e filmave të Hollywood-it”, Rama: Do “presim” fijet e krimit nga burgu me botën e jashtme

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ashpër eksponentë e krimit që ndodhen pas hekurave se do të prihen të gjitha fijet që mbahen me botën jashtë.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend, pa përmendur emra, kryeministri tha se profile kryesore nëpër burgje prodhojnë treçerekun e filmave të Hollywood-it.

“Ka ardhur koha që ta ngrejmë stekën dhe t’i kundërvihemi me forcën më të egër KÇK dhe mbeturinave që janë rrugëve. Nuk mund t’i presim që ‘KÇK’ t’i çojë prapa hekurave.

Është e pamundur që të pranojnë që njerëzit në këtë vend të kenë frikë të dalin dëshmitar.

Sot prapa hekurave janë profile kryesore, por nuk mjafton. Do t’i ndërpresin deri në fund fijet e tyre me botën e jashtme, pasi janë si Hollywood-i.

Sepse ata e prodhojnë treçerekun e filmave si të Hollywood -it.”, tha Rama.  (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në ““Po prodhojnë treçerekun e filmave të Hollywood-it”, Rama: Do “presim” fijet e krimit nga burgu me botën e jashtme”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Treçereku nuk asht fort keq
    kem thye nji rekord botnor
    po Hollivudi asht tuj ba nji sakrilegj
    qy nuk e bajn nji muvi me piktor!

  2. Popull says:

    Shiko bej ndonje lek pune dhe leri shout or derdimen. Po halli yne qe ti vec shout dhe barcaletave nuk prodhon gje tjeter.

  3. Spartakos Thrakiotis says:

    Bravo e madhe për Edin. Shumë mirë e ka. Por para se të presësh fijet atyre me jashtë, nuk u pret rrugën me mire atyre personazheve që po bëjnë filma aventure me motorskafe në ter Detin Mesdhe.

  4. Edi says:

    Me boten e jashteme?! Fjala per ty?!

  5. lagja brrakes says:

    Sot qe i moren dhe uturakun e dalloi ket fenomen ky?

  6. EJ says:

    Se paska marë përqindjen piktori prandaj qenka xhindosur 😄

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *