Politika të bën keq për shëndetin!

Amerikanët janë më të stresuar se kurrë dhe sipas psikologëve, psikiatërve dhe anketave të fundit, politika është shkaktarja kryesore. Një studim i botuar në shtator në revistën “PLOS One” zbuloi se politika është burimi më i madh i stresit për 38% të amerikanëve.

“Ka dhjetëra miliona amerikanë që e shohin politikën si një ‘tarifë’ për shëndetin e tyre shoqëror, psikologjik, emocional dhe madje edhe fizik,” thotë Kevin Smith, një nga autorët e këtij studimi. Ai intervistoi 800 persona, për të zbuluar se në fakt politika ishte një ndër shkaktarët kryesorë të stresit tek qytetarët amerikanë.

11% e të intervistuarve thanë se politika ka ndikuar negativisht në shëndetin e tyre fizik, 18% thonë se kanë humbur gjumin për shkak të politikës, 26% thonë se janë ndjerë të depresionuar kur kandidati i tyre i preferuar kishte humbur garën. Sikur të mos mjaftonte kjo, 26% e të intervistuarve thonë se politika i ka bërë ata të urrejnë disa njerëz ndërkohë që 20% thonë se pikëpamjet e ndryshme politike janë bërë shkak për shkatërrimin e disa miqësive me vlerë.

Efektet duket se janë më të theksuara tek rinjtë e majtë që duan të angazhohen në politike. Amanda Johnson, një psikologe në Newton të SHBA-ë, thotë se ajo e ka vërejtur ndikimin negativ të politikës tek shumë prej pacientëve të saj.

“Njëri prej tyre ishte aq i dëshpëruar kohët e fundit sa më tha se dëshironte të mos kishte të bënte më fare me politikën”, tregon ajo. “Ai më tha se ishte i pavarur dhe kur ua shprehu këtë mendim disa anëtarëve të familjes dhe miqve, mori një reagim të ashpër prej tyre duke thënë se i duhej të zgjidhte një palë politike,” shprehet Johnson, duke treguar më tej se i kishte këshilluar pacientit rritjen e ilaçeve kundër ankthit. Ai nuk e kishte identifikuar më parë politikën si një burim stresi por duket se kjo kishte ndryshuar.

“Kohët e fundit kam vërejtur një rritje të pacientëve si ai,” thotë Dr. Johnson. “Ai ka qenë mjaft i qëndrueshëm që nga zgjedhjet por i rritet niveli i ankthit sa herë që ka një ngjarje të madhe politike.”

Problemet e zakonshme përfshijnë shqetësimet e gjumit dhe debatet me familjarët dhe miqtë kanë pikëpamje të ndryshme politike. Përplasjet në mediat sociale janë një tjetër burim tensioni. Johnson i këshillon pacientët të shkëputen nga mediat sociale dhe të shikojnë lajmet.
Ajo gjithashtu inkurajon pacientët të vendosin kufij me familjen dhe miqtë për të shmangur debatet.

Vaile Wright, drejtor i kërkimit dhe projekteve speciale për Shoqatën Psikologjike Amerikane, thotë se stresi i lidhur me politikën lidhet shumë me frikën për të ardhmen e vendit dhe shoqërisë.

Në sondazhin e vitit 2018, 69% e të anketuarve raportuan se ndjeheshin të stresuar për të ardhmen e vendit, krahasuar me 63% në vitin 2017, një rritje statistikisht e rëndësishme, thotë Dr. Wright.

Daniel Bristow, president i Shoqatës së Mjekëve Psikiatrikë në Oregon, thotë se ai duhej t’i jepte anti-depresant për herë të parë disa pacientëve ose do të shtonte dozat për disa të tjerë sa herë që në SHBA-ja kishte trazira politike.

Për pacientët që vuajnë nga simptoma si stres post-traumatik, rritja e pasigurisë mund t’i risjellë në sipërfaqe “simptomat e vjetra”. “E kam parë që shumë herë, pasiguria sjell përkeqësimin e simptomave të vjetra që më parë mund të mbaheshin nën kontroll,” thotë Dr. Bristow.

Ai ka parë njerëz në të dyja krahët politikë të ndikuar nga stresi i lidhur me politikën. Por ata që preken më rëndë janë ata me shqetësime personale, si emigrantët të ndarë nga familjet e tyre për shkak të politikave të imigracionit ose që kanë frikë nga dëbimi.

Carol Sabransky, një banore e Chikagos dhe ekzekutive në një firmë këshilluese, thotë se zakoni i saj për të kërcitur dhëmbët është përkeqësuar përgjatë viteve të fundit. Zakoni filloi vite më parë, pasi u bë nënë për herë të parë. Vitin e kaluar, ajo humbi dy dhëmbë nga kërcitja. Tani ajo ka vënë tela dhe një pajisje që e vendos në gojë natën për të mbrojtur dhëmbët nga kërcitja gjatë gjatë gjumit. Ajo thotë se stresohet nga “shëmtia dhe të gjitha gënjeshtrat dhe korrupsionin” në Uashington D.C.

“Kostoja e këtij mjedisi politik ka pasur pasoja fizike dhe psikologjike për mua” thotë ajo.

Laura Beatrix Newmark, një banore në Brooklyn thotë se ajo mori anti-depresantë për herë të pas zgjedhjeve të 2016-ës. “Të gjithë ranë dakord se ato ishin 100% stres,” thotë ajo.(“Wall Stret Journal”)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *