Rama: Opozita dogji mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet vetëm me një qëllim, minimin e çeljes së negociatave

9 Tetor 2019, 12:19Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se opozita dogji mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet vetëm me një qëllim, minimin e çeljes së negociatave

Nga foltorja e Kuvendit Rama tha se “Maqedonia nuk është vend pa konflikte, por ka frymëzuar edhe qasjen destruktive të opozitës që nuk është këtu, që në mënyrë naive e ka besuar se duke kopjuar opozitën e deri djeshme të Maqedonisë do të gjunjëzonte shumicën këtu”.

Gjithashtu shefi i qeverisë tha se çështja e hapjes së negociatave nuk lidhet më me kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, pasi e ka bërë një gjë të tillë, por problemet e brendshme të vendeve anëtare, konkretisht Holandës.

” Ata që duan të kuptojnë sesa e pavërtetë dhe sa e padrejtë është e tërë propaganda që synon të lidhë luftën e brendshme në Shqipëri me qëndrimet e disa vendeve në të cilat edhe Holanda. Besoj se me debatin e djeshëm në parlamentin holandez e ka parë sesi e gjithë cështja e ecurisë së mëtjeshme e Shqipërisë apo Maqedoninë në procesin e integrimit u trajtua si cështje e politikës së brendshme.

Duke ndjekur debatin në parlamentin holandez kushdo që dëshiron të kuptojë se të gjitha fjalimet në parlament i janë drejtuar elektoratit të atij vendi dhe në të gjithë qasjen e parlamentit apo partive është përvijuar i gjithë debati i brendshëm me forcat pro zgjerimit dhe kundër.

Nuk ka në Shqipëri një parti që të prediktojë ndonjë plan tjetër apo të orientojë mesazhin drejt ndonjë horizonti drejt përvec BE-së. Nga ana tjetër ata që janë përpjekur të thonë se ndarja në propagandë apo në qëndrime mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të cojë në një ndarje në gjykimin e përgjithshëm jo vetëm kanë gabuar por kanë dështuar në përgatitjen e një terreni këtu në funksion të axhendës së tyre. Ka një ndryshim të madh për dallimin në qëndrime, qasja e opozitës këtu dhe atë jashtë.

Atë që braktisi parlamentin, dogji mandatet dhe bojkoti zgjedhjet vetëm me një qëllim minimin e çeljes së negociatave.

Maqedonia nuk është vend pa konflikte, por ka frymëzuar edhe qasjen destruktive të opozitës që nuk është këtu, që në mënyrë naive e ka besuar se duke kopjuar opozitën e deri djeshme të Maqedonisë do të gjunjëzonte shumicën këtu. Por opozita në Maqedoni as dje dhe as sot nuk merr rrugët e Europës për të bërë të pabërën për vendin e vet.” tha Rama.  (TemA)

 

2 komente në “Rama: Opozita dogji mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet vetëm me një qëllim, minimin e çeljes së negociatave”

  1. Nora says:

    Mire opozita,qe kishte hallin e kokes e jo te popullit,po ti si kryeminister a nuk e kupton qe me sjelljen,fjalorin dhe arrogancen tende skandaloze ndaj kujtdo je bere i pa durueshem?
    Ti kurre nuk di te besh dialog,por vetem te tallesh me te tjeret!
    Rruga e zgjidhjes eshte largimi yt sa me pare!

  2. h says:

    Nëse ju kërkoni marrëveshje me partitë jashtë parlamentit,lind dyshimi
    që keni marrveshje të fshehta me ata.
    Ju duhet te bisedoni vetem me forcat qe jane ne parlament dhe kane
    te drejten e votes per ligjërim,
    dhe beni ligje per tendihmuar të varferit se te pasurit i bejne vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje