Rama reagon pas dëshmisë së gruas se re: Çfarë është ky gjyqtar që vë në mbrojtje burrin dhe kundërshton vendimin e dhënë

Pas rastit të djeshëm të publikuar në Top Channel, TemA dhe mediat e tjera, ku një grua re akuzon drejtpërdrejtë gjyqtarin e Shkallës së Parë Martin Deda se ka dhënë një urdhër mbrojtje në kundërshtim me ligjin për ish-bashkëshortin e saj, ka reaguar kryeministri Rama në Parlamet, duke i quajtur këta gjyqtarë kriminelë.

Ky gjyqtar edhe pse një tjetër koleg i tij kishte dhënë më parë një urdhër mbrojtje për zonjën, ku thoshte se, ish-bashkëshorti nuk duhet t’i afrohej shtëpisë dhe asaj 100 metra, pas dy ditësh i ka dhënë atij një tjetër urdhër mbrojtje të menjëhershëm, ku i jepte “OK” që të futej në shtëpi dhe ish-bashkëshortja të mos e shqetësonte.

“Ka ardhur koha të marrim masë ekstreme, po aq ekstreme sa është veprimtaria e këtyre kriminelëve, në prokuroi, gjykata, rrugë, që janë bashkë e bëjnë të njëjtën gjë edhe kur nuk janë bashkë”, tha Rama në Kuvend.

Më tej, Rama theksoi se “A ka ku të rrijë, gjejeni vete se cfarë duhet të rrije, po a ka ku të rrijë, që ne mblidhemi këtu, dhe pavarësisht kësaj, e cfarë thuhet në kushtetutë e ligj, prokurorë e gjykatës e nisin ditën duke grabitur, dhunuar, poshtëruar njerëz që kanë votuar që ne të vijmë këtu, ka kjo ku të rrijë.

Ne nuk fusim njerëz nëpër burgje, se nuk e kemi këtë kompetencë dhe nuk kemi ndërmend ta marrim se bie sistemi, ama mund të mjaftohemi me të fortët ne, me KCK, me të fortët që vijnë vërdallë dhe bëjnë ligjin mbi ligjin, duke thënë që presim procesin, unë nuk mjaftohem dot, nuk jam shumë i zoti për të kuptuar mirë si funksionojnë konventat evropiane, por jam i dëgjueshëm dhe tronditur nga ca dëgjoj.

Është koha të marrim masë ekstreme, po aq sa është veprimtaria e këtyre kriminelëve, në prokuroi, gjykata, rrugë që janë bashkë e bëjnë të njëjtën gjë edhe kur nuk janë bashkë.

Ca është ky që vë në mbrojtje burrin dhe kundërshton vendimin që ai nuk duhet ti afrohet gruas pasi e ka bërë gjysmë njeriu? Është një kokërr krimineli.

Po të ishte e njohura juaja ajo, do vinit këtu e do i binit qeverisë, ose do vinit e do thoshit fjalim emocional, si ky imi, që nuk vlen asgjë nëse nuk veprojmë.

Nuk lejojmë ne më që vendi të mos bëjë kapërcimin e fundit historik në raport me këta palaco, në prokurori, gjykatë e rrugë, të jeni të sigurt që do ta marrim mbështetjen, nga populli nuk diskutohet por edhe nga partnerët”- tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Rama reagon pas dëshmisë së gruas se re: Çfarë është ky gjyqtar që vë në mbrojtje burrin dhe kundërshton vendimin e dhënë”

  1. Peza says:

    Zoti kryeminister,mos bej hipokritin dhe mos u bej as prokuror e as gjykates,sic ke pretenduar kur te intereson ty!
    kam 3 vjet,qe te shkruaj se Bashkia e Tiranes,nepermjet UKT vjedh qytetaret e Tiranes me taksa te jashte ligjeshme dhe zotrote me je pergjigjur se”UKT nuk varet nga qeverie”,”se keni gabuar adrese”!
    Po gjykata dhe prokuroria mos varen nga ju qe nderhyni dhe kercenoni kaq brutalisht?
    Merru me qeverisjen tende te pa afte e te korruptuar,se nga kjo ikin shqiptaret nga vendi,por ty kjo te intereson!
    Po ndjek politiken e dikurshme te Titos,qe i largoi kosovaret nga vendi dhe sot quhen turq!

  2. Mendimi jo profesionist says:

    Politikanet shajne gjyqtaret e anasjelltas.Ky eshte grotesku qe jeton ne vendin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *