SHBA kufizojnë dhënien e vizave për disa zyrtarë kinezë

9 Tetor 2019, 22:40Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara morën vendim të kufizojnë dhënien e vizave për anëtarë të qeverisë kineze dhe zyrtarë të Partisë Komuniste.

Vendimi u morr për shkak të dyshimeve të besueshme se ata janë përgjegjës për ndalimin dhe abuzimin me anëtarë të komunitetin Ujgur, një pakicë etnike myslimane në Kinë.

Personave të përfshirë në listë u ndalohet të blejnë pajisje të teknologjisë së lartë nga kompanitë amerikane, pa lejen e qeverisë amerikane.

Pekini e cilësoi veprimin e administratës Trump si ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës.

I bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të korrigjojnë menjëherë gabimin duke e tërhequr vendimin si dhe të ndalin ndërhyrjet në punët e brendshme të Kinës. 

Pekini do të ndërmarrë veprime të fuqishme e të palëkundura për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe zhvillimit e saj”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang.

Uashingtoni bëri të ditur se zgjerimi i listës së zezë nuk ka asnjë lidhje me bisedimet e ardhshme tregtare me Pekinin, gjë që nuk duket t’i ketë bindur zyrtarët kinezë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje