Shkodran Mustafi kundërsulmon: Nuk jam një nga mbrojtësit më të këqinj në botë

Shkodran Mustafi nuk po kalon momentin më të mirë në karrierën e tij. Mbrojtësi i Arsenalit ka humbur vendin e titullarit në skuadër, madje nuk ka luajtur as edhe një minutë të vetme në Premier League këtë sezon.

Sikur të mos mjaftonte kjo, tifozët e Arsenalit e shikojnë si shkakun e të gjitha të këqijave.

Në një intervistë për “Der Spiegel”, Mustafi thotë se nuk është “mbrojtësi i dytë më i keq në botë”, duke iu përgjigjur një sondazhi që e rendit mes mbrojtësve më të dobët të planetit.

“Do të më pëlqente të dija se si do të ishin rezultatet po të kishin votuar trajnerët më të mirë të Evropës. Është e vërtetë që kohët e fundit kam bërë disa gabime”, shprehet futbollisti me origjinë shqiptare. Gabimet për të cilat flet Mustafi janë ato që bëri dhjetorin e vitit të kaluar, periudhë kur Arsenali pësoi disa humbje të rënda, si goleada 5-1 ndaj Liverpool.

“Nuk kisha luajtur për 3 javë dhe luajta pa stërvitje pasi trajneri kishte nevojë. Në pushim të ndeshjes ishim 4-1 dhe u dëmtova prapë. Pas ndeshjes u kritikova shumë nga tifozët dhe nga shtypi”, kujton Mustafi.

Disa muaj më vonë, mbrojtësi i kombëtares gjermane shkaktoi një penallti ndaj Crystal Palace që vështirësoi vendin e katërt për Arsenalin: “I pranoj kritikat, por ato dolën jashtë çdo logjike. U ktheva në shënjestër, më fajësonin edhe për humbjet e ndeshjeve ku nuk kisha luajtur”.

Mustafi zbulon edhe frazën me të cilën bashkëshortja e tij e qetësoi pas lumit të kritikave: “Ka pasur ditë që kam dyshuar te vetja, por gruaja më tha: “Nëse je kaq i dobët sa thonë, kurrë nuk do të ishe shpallur kampion bote dhe kurrë nuk do të të kishte blerë Arsenali”. Që atëherë i përballoj më mirë kritikat”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *