Si Kina dhe Rusia po nxjerrin ‘jashtë loje’ dollarin duke blerë ar?

Ndërkohë që lufta tregtare për mallrat vazhdon të jetë intensive midis SHBA dhe Kinës, duket se kjo e fundit nuk po ndalet së akumuluari lingota ari duke shpenzuar kështu rezervat e saj të dollarit.

Kjo tendencë është vëzhguar edhe më dukshëm në Rusi, ku jo vetëm Banka Qendrore e shtetit po rrit rezervat e arit, por edhe transaksionet e bizneseve po shkojnë drejt një monedhe tjetër përveç asaj amerikane.

Një shembull konkret është kompania Rosneft një nga eksportueset më të mëdha të naftës të shtetit sovjetik, e cila së fundmi ka vendosur që të gjitha transaksionet e saja t’i kryejë në euro, duke nxjerrë nga qarkullimi një total prej 50 bilion dollarësh.

Në Kinë, Banka Qendrore gjithashtu rriti rezervat e saja të arit në Gusht, për muajin e dhjetë radhazi.

Nga dhjetori i këtij vitit rreth 105.7 tonë lingota ari kanë hyrë në Bankën Popullore të Kinës, çka korrespondon me një rritje prej 5.8% të rezervave të arit.

Shteti aziatik gjithashtu po ndjek edhe një kurs tjetër për ‘nxjerrjen jashtë loje’ të dollarit, duke shitur bonot e qeverisë amerikane, të njohura si Treasuries.

Departamenti i Thesarit Amerikan raportoi se bankat kineze disponojnë rreth 1,110 bilion dollarë Treasuries sipas raportit të muajit korrik.

Kjo është shuma më e ulët që kinezët kanë mbajtur ndonjëherë që nga Prilli i vitit 2017. (Ilsole24ore)

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Si Kina dhe Rusia po nxjerrin ‘jashtë loje’ dollarin duke blerë ar?”

  1. katarakti says:

    …”eksportueset me te medha te naftes te shtetit SOVJETIK”. Mos jemi ende ne vitin 1989?!

  2. Kuq e zi says:

    Bursa e arit eshte nje piramide…
    Gjate luftes se ftohte gjermania perendimore rezervat e arit i coi ne amerike per ceshtje siguria nga frika e bsh dhe paguante per kete por ne vite 90 kerkoi nje pjese te tyre pergjigja ishte
    “jo nuk mundemi”
    Sepse ari kishte dal ne shitje ne burse dhe bankat nuk e jepnin dot sepse ishte si garanci per aksionet qe shitnin
    Atehere gjermania nis procedurat per terheqjen e krejt arit te saj
    Morali
    Nuk ka ar te mjaftueshem per te mbuluar aksionet ne ar qe jane shumfish me teper
    Prandaj shtetet kerkojne ti kene ne kasaforte sesa aksione
    Heret a vone do plasi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *