Skandali Duty Free: Gruaja e Gjin Gjonit gjen një tjetër gjyqtar për ‘pushtimin’ e Rinasit

Bashkëshortja e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi, ka gjetur një tjetër gjyqtar në sistemin që po përmbyset nga Vetingu, për të vijuar luftën e saj të paprecedentë për të kontrolluar ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, jashtë vullnetit kompanisë koncesionare TIA, pasi ka humbur tenderin për menaxhimin e këtyre ambienteve si dhe në kushtet kur kontrata me TIA-n i ka mbaruar në 27 gusht 2019.

Falë vendimit të gjyqtares Mimoza Kajo Brahimi, gruaja e Gjin Gjonit, arriti të siguronte në mes të gushtit rinovimin e licencës për Duty Free nga Ministria e Financave, por gjatë verifikimi më pas nga ministria, rezultoi që kompania e kishte gënjyer mbi disa informacione. Për këto arsye, në zbatim të ligjit, në datë 30 shtator, Ministria e Financave ia anuloi licencën.

Po ja që në lojë ka hyrë Avni Sejdi, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Në 8 tetor të 2019, gjyqtari Avni Sejdi, me një vendim të ndërmjetëm ka pranuar kërkesën e Albania Duty Free Distribution për pezullimin e efekteve të vendimit të Ministrisë së Financave për anulimin e autorizimit për ushtrimin e aktivitetit në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, deri në zgjidhjen me themel të çështjes. Pas urdhrit të 30 shtatori për anulimin e licencës, Albania Duty Free Distribution ka vënë në lëvizje Gjykatën Administrative, ku ka gjetur ndihmën e gjyqtarit Avni Sejdi.

Ky i fundit në vitin 2005 ka blerë një apartament në Tiranë me vlerë 4 720 000 lekë, ku si burim të ardhurash për të justifikuar blerjen e apartamentit, ka deklaruar edhe 14 mijë euro dhuratë nga vëllezërit. Në vitin 2009, gjyqtari Avni Sejdi deklaron 120 000 lekë të ardhura nga puna e bashkëshortes si dado e pasiguruar. Ashtu si shumë gjyqtarë të tjetër, edhe gjyqtari Sejdi ka deklaruar makinë me një çmim të caktuar, ndërsa e ka shitur më shtrenjtë disa vite më vonë. Në realitet ndodh e kundërta, pasi me kalimin e viteve makinave u bie vlera për shkak të përdorimit dhe amortizimit.

Vendimi dhe mesazhi

Vendimi i radhës i gjyqtarit Avni Sejdi pranë Gjykatës Administrative të Shkalleës së Parë për pezullimin e zbatimit të vendimit për anulimin e autorizimit për magazinë doganore “Duty Free”, është një vendim i cili vjen qartësisht në kundërshtim me nenin 202 dhe vijues të Kodit te Procedurës Civile dhe vendimeve unifikuese të Gjykatës së Lartë, duke vijuar përsëri t’i japë masës së sigurimit të padisë efektet e pranimit të një kërkesë padie, çfarë është shprehimisht e ndaluar sipas vendimit nr. 10/2004 se Gjykatës së Lartë. Praktikisht duke pezulluar vendimin për anulimin e autorizimit, gjyqtari Avni Sejdi, ashtu si më parë gjyqtarja Mimoza Kajo kanë legjitimuar shoqërinë ADFD Shpk të vijoje aktivitetin në kundërshtim të plotë me legjislacionin në fuqi, pa një kontratë me TIA si edhe pa asnjë autorizim për të ushtruar veprimtari, por duke u bazuar vetëm në dy masa sigurimi gjyqësore. Këto masa nuk mundësojnë mbrojtën e një të drejte të rrezikuar, por vendosin palën kërkuese (këtë radhë kompania e gruas së Gjin Gjonit) në pozicionin që do të kishte sikur të fitonte procesin gjyqësor pas shqyrtimit në themel, pra paragjykojnë gjithë procesin e shqyrtimit gjyqësor të mosmarrëveshjes mes TIA-s dhe kompanisë së Elona Çaushit.

Avni Sejdi

Në 8 tetor të 2019, gjyqtari Avni Sejdi, me një vendim të ndërmjetëm ka pranuar kërkesën e Albania Duty Free Distribution për pezullimin e efekteve të vendimit të Ministrisë së Financave për anulimin e autorizimit për ushtrimin e aktivitetit në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, deri në zgjidhjen me themel të çështjes.

Mesazhi

Avni Sejdi, ashtu si më parë gjyqtarja Mimoza Kajo kanë legjitimuar shoqërinë ADFD Shpk të vijoje aktivitetin në kundërshtim të plotë me legjislacionin në fuqi, pa një kontratë me TIA si edhe pa asnjë autorizim për të ushtruar veprimtari, por duke u bazuar vetëm në dy masa sigurimi gjyqësore. (Shqiptarja.com)

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Skandali Duty Free: Gruaja e Gjin Gjonit gjen një tjetër gjyqtar për ‘pushtimin’ e Rinasit”

  1. Skandal says:

    Duty Free i te vetmit aeroport ne shqiperi, qendron i mbyllur se i do bytha Gjin Gjonit dhe Elona Caushit….!!!???
    Hajde shtet hajde , turp

    1. xhixhoni says:

      Xhin xhoni paska qene me floke te gjata kur ka qene i ri Heu brehhhhhh

  2. h says:

    Shpërfillja ndaj rregullave dhe shtetit i ketyre personave ,tregon
    se mafja vepron e lire ,dhe me karshillik ndaj cilitdo ,per te treguar forcë mbi gjithshka.
    Ai vend eshte i vdekur.Mjerë populli i vuajtur sot si dje.

  3. Alban Dega says:

    NE BURG KETE QEN TE STERKORRUPTUAR!

    Ku nuk duhet te gjykate kurre me ceshtje administrative as te asnje lloji.
    Bashke me te arrestohet edhe kjo karakurva e degjeneruar e Xhind Xhonit per korrupsion!

    1. Hysni Llapa says:

      Po o trung, po te jete Themiu ende operativ

  4. Timi says:

    Merrini zvarre keto gjyqtare kriminele dhe futini ne burg pa vetting fare….

  5. moni says:

    Mos harroni te permendni emrin e atij Zv.ministrit Elton Haxhi qe firmosi rinovimin e licences nje dite te nxehte, te premte gushti, kur cuditerisht dhe ai ndodhej ne ministri, duke punuar per menaxhimin sa me te mire te financave te shqiptareve….

  6. operacioni zjarri says:

    Mos flisni kot o njerez. Ah sikur te ishin te gjithe gjyqtaret si Avni Sejdi. Nuk eshte i korruptuar perkundrazi eshte teper i drejte. Por i tille eshte ligji sot ne Shqiperi. Nese kjo gruaja e Gjin Gjonit nuk e meriton licencen te jeni te sigurte se me Avniun ka pee ta humbur gjyqin. Ai nuk te fal

  7. shoku i klases says:

    Ka ne Korce ,nje tjeter Gjin Gjon,gjyqtar i apelit Korce dhe quhet Stavri Kallco.Gazetat kane shkrojtur shume here per kete gjyqtar te korruptuar.Stavri se ka kaluar ende vetingun,por thote, sa te me vije rradha mua, une dal ne pension ,por ama do kem mbushur edhe nje thes me leka.Per para, ai ja kalon edhe gjin gjonit.Nje ngatrestar dhe i super .i korruptuar,ja merr dikujt pronen dhe ja jep dikujt tjeter.Ksi gjerash ka bere shume.Kam njoftuar edhe ministrine e drejtesise.Me kerkoi pa patur frike,10 meleon lek,qe ta marresh pronen me tha….i thashe per pronen time te te jap gjithe keto lek, i them e paske doren shume te rende mor byrazer.Pa frike Stavrua ja kalon edhe Gjinit.

  8. Ton says:

    Mos u merni me gjyqtarin…ai eshte korrekt…nuk eshte budalla te lere punen oer Gjin Gjonin….shikoni se gafat e qellimta te ministrise e doganave….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *