STUDIMI: Shkencëtarët zbulojnë shkakun e rënies së flokëve te meshkujt

Rritja e ndotjes së ajrit, sipas shkencëtarëve lidhet ngushtë me një fenomen i cili ka prekur një pjesë të mirë të popullsisë në mbarë botën.

Rënia e flokëve, sidomos tek meshkujt, konsiderohet prej tyre si një problem i madh, i cili së fundmi është zbuluar, se lidhet ngushtë me ndotjen e ajrit, kjo pasi tymi që shkakton ndotjen, shkatërron gjithashtu një proteinë, e cila ndikon në rritjen e flokëve, sipas Akademisë Europiane të Dermatologjisë.

Shkencëtarët morën në studim, qelizat nga skalpi i njeriut në bazën e folikulave të flokëve, të njohur si qelizat e papilës dermale të folikulave njerëzorë, të prekura nga nivele të ndryshme të ndotjes.

Njëzet e katër orë më vonë ata testuan mostrat për të zbuluar nivele specifike të proteinave në qeliza.

Studiuesit zbuluan se prania e pluhurit dhe grimcave me naftë, kishte ulur nivelet e proteinave përgjegjëse për rritjen e flokëve, të ashtuquajtura beta-katenin dhe morfogjenezën. Kjo do të thoshte që sa më i madh të jetë niveli i ndotësit, aq më i madh është konstatuar ulja e proteinave.

Studiuesi kryesor Hyuk Chul Këon, nga Qendra e Kërkimit të Shkencës për të Ardhmen në Korenë e Jugut, është shprehur se:

“Ndërsa lidhja midis ndotjes së ajrit dhe sëmundjeve serioze si kanceri, problemet me frymëmarrjen si dhe sëmundjet kardiovaskulare, është mjaft e ngushtë, e njëjta gjë ndodh dhe me rënien e flokëve.

Në të vërtetë, kjo është një sëmundje e cila ka prekur një numër të madh njërëzish, dhe studimi ynë shpjegon pikërisht mënyrën sesi ndërvepron ndotja e ajrit në qelizat e papilës dermale të folikulave njerëzorë, duke treguar se si ndotësit më të zakonshëm të ajrit çojnë në humbjen e flokëve.”

Rënia e flokëve, ka qenë një problem e cila shqetësonte më së shumti gratë, por vitet e fundit, gjithnjë e më tepër kemi vënë re së një numër i madh meshkujsh, preket nga kjo sëmundje, pavarësisht moshës.

Fatmirësisht, kjo është një sëmundje e kurueshme, nëpërmjet mjekimeve parandaluese por dhe falë qoftë zhvillimeve shkencore dhe mjekësore së fundmi, të cilat bëjnë të mundur mbjelljen e flokëve.(scan)

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “STUDIMI: Shkencëtarët zbulojnë shkakun e rënies së flokëve te meshkujt”

  1. rexha 10 says:

    ATHERE I BIE QE TE GJITHE NE KINE TE JENE QEROSA ,PO KESHTU EDHE NE TIRANE BASHKE ME LALIN ERI.

  2. llll says:

    Po tullacet e Shqiperise komuniste si shpjegohen? Ne ate kohe ndotja e mjedisit ishte minimale dhe numri i makinave ishte i paperfillshem.

    1. Tiku says:

      Me pak fjale, dajua im ka qene coban ne malet e Zagorise. Atje ku klima eshte parajsa vete. Mirepo ai ishte qeros. Cfare lidhje ka kjo shkence me realitetin…???

    1. Tullac, 0 me brisk says:

      Ore, po mua me pelqen vetja. C’po zgjidhet ketu ?

  3. BRSS says:

    TE QIFSHA SHKENCETARET ,SHKENCETARET E LESHIT

  4. alex says:

    shkencetaret e LESHIT, duan ndonje fond se kane ngelur pa gje, po femrave pse su bie floku apo ato jetojne ne hene, po me perpara qe s’laheshin kurre pse njerezit ishin me floke nga koka tek kembet, po kafsheve pse su bie qimja apo???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *