Trajneri i Argjentinës “fshin” Messin: Ata të dy janë e ardhmja jonë

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, beson se Lautaro Martinez dhe Paulo Dybala janë e ardhmja e ekipit kombëtar. Këtë deklaratë e bëri përpara miqësores së të mërkurës me Gjermaninë: 

“Unë mendoj se ata të dy do të thirren në ekipin kombëtar të Argjentinës për shumë vite. Në këtë situatë ndryshimesh dhe ristrukturimesh tek Argjentina, ata do ta mbajnë flamurin lart.

Ata janë miq të mirë dhe më e rëndësishmja, e ardhmja e kësaj fanelle. Ndeshja e së dielës së kaluar (Inter-Juventus) ishte shumë e mirë për të dy, ndaj shpresojmë që të luajnë mirë edhe së bashku. 

Unë besoj se ky është hapi i fundit në finalizimin e skuadrës sonë. Ndaj Gjermanisë do të shohim se ku jemi”.

Nga ana e tij, sulmuesi i Interit, Martinez, shtoi:

“Jam i lumtur dhe i emocionuar. Kam bërë shumë sakrifica për të qenë këtu. Në grup kemi lojtarë shumë të mirë. Iu jam mirënjohës shokëve të mi të ekipit dhe stafit stërvitor.

Ne stërvitemi që t’i dhurojmë gëzim popullit argjentinas përmes kombëtares. Shpresojmë që të vazhdojmë në këtë rrugë”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *