VIDEO: I riu sulmon vajzën para syve të policit, shfrytëzon çelësat si “thikë”

Ky është momenti rrëqethës kur një polic anglez vrapon për të ndalur një rrahje mes dy femrave që ndodh në një rrugë të Londrës, ku një i ri godet njërën prej tyre me çelësa në sy të policit.

Edhe pse policët u munduan ta vënë nën kontroll situatën, në prapavijë dëgjoheshin zëra duke bërtitur, “qëndro atje, largohuni, kush është therur”.

Detektivët kanë arritur t’i arrestojnë dy femrave rreth të 20-ve.

Megjithatë policia ka mohuar pretendimet se dikush ka pësuar lëndime trupore, edhe pse në videon e publikuar shihet qartë grushtimi dhe sulmi me çelësa që u shfrytëzuan si thikë për therje nga një i ri.

Ngjarja ndodhi në parkun Manor në lindje të Londrës. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *