VIDEO: Nuk mbajti premtimin, kreu i komunës lidhet në kamionçinë dhe tërhiqet zvarrë në rrugë

Të paktën 11 njerëz janë arrestuar në Meksikë pasi morën kryetarin e fshatit të tyre me dhunë nga zyra, e lidhën në kamionçinë dhe e tërhoqën zvarrë në rrugë.

Policia ndërhyri për të liruar kryetarin Jorge Luis Escandon Hernandez, i cili raportohet se nuk pësoi lëndime të mëdha.

Kjo është hera e dytë që ai sulmohet nga fermerët, që i kërkuan të përmbushë premtimin elektoral për rregullimin e një rruge në zonë.

Kryetarët e bashkive dhe politikanët lokalë në Meksikë shpesh janë në shënjestër të bandave të drogës kur refuzojnë të bashkëpunojnë me skemat e tyre kriminale. Por ndodh rrallë që të sulmohen për premtimet e tyre gjatë fushatës.

Escandon tha se do të ngrejë akuza për rrëmbim dhe tentativë vrasje.

Videoja e filmuar nga kalimtarët jashtë zyrës së kryetarit të komunës tregon një grup burrash duke e tërhequr nga ndërtesa dhe duke e lidhur në pjesën e pasme të automjetit.

Më pas shihet duke u tërhequr zvarrë në rrugë, lidhur me një litar rreth duarve në pjesën e pasme të kamionit nëpër rrugët e Santa Rita.

 

 

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “VIDEO: Nuk mbajti premtimin, kreu i komunës lidhet në kamionçinë dhe tërhiqet zvarrë në rrugë”

  1. Zigur Qarri says:

    Ndersa Kokministri Edvin Escobar D’Rama qe nuk ka mbajtur as edhe nje premtim elektoral,duhet ekzekutuar ne karrike elektrike dhe e ka pak.

  2. kaculi says:

    Tek ne i bie te vendosesh ter qeverine dhe kryetaret e bashkivedhe ti terheqesh zvare

  3. FATMIRI says:

    KU JE ZIGUR ,PO SALIU YT QE KA VRAR NJERZ SI IBEHET TE QIFSHA MOTREN DHE GRUAN PO PATÉ ZIGUR DHE TY NE BYTH O ROBQIR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *