VIDEO: Policia e Kosovës ndalon hyrjen në Mitrovicë të Crvena Zvezdës

Ajo që pritej tashmë ka ndodhur.

Policia Kosovare nuk ka lejuar skuadrën të Crvena Zvezdës të hyjë në terrotorin kosovar për t’u ndeshur me skuadrën amatore serbe Trepça ilegale.

Në pikën e kalimit kufitar Jarinjë, Policia Kosovare ka bllokuar hyrjen për në Mitrovicë të Crvena Zvezdës.

Mediat kosovare raportojnë se njësia ROSU e policia së Kosovës ka kthyer pas autobusin ku gjendeshin lojtarë dhe drejtues të skuadrës së famshme serbe.Crvena Zvezda do të zhvillonte një ndeshje të vlefshme për 1/16-tat e Kupës së Serbisë në Mitrovicë ndaj skuadrës amatore serbe Trepça.

Ndeshja ishte parashikuar të niste në orën 14:00.FFK-ja kërkoi nga FIFA që të pengojë zhvillimin e kësaj ndeshjeje, duke pretenduar se është organizatore e vetme e garave të futbollit në territorin e Kosovës, megjithatë kjo kërkesë nuk u pranua.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO: Policia e Kosovës ndalon hyrjen në Mitrovicë të Crvena Zvezdës”

  1. atdhetari says:

    Nje bravo te madhe 👏👏👏per policin e kosoves tregoji vendit shkajit bravo kosova 👏👏👏👏

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *