Vjosa Osmani i thotë "Po" Albin Kurtit

9 Tetor 2019, 12:50Rajoni TEMA

Kandidatja e LDK-së për postin e kryeminitrit, Vjosa Osmani i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Albin Kurtit për koalicion mes dy partive.

Në një shënim në facebook, Osmani është shprehur se rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit ka treguar që qeverinë e ardhshme duhet ta udhëheqin partitë që kanë qenë deri dje në opozitë, LDK’ja dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Më tej ajo shprehet se Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.

“Të dashur qytetarë të vendit tim,

Këtë vjeshtë janë mbushur plot 20 vjet që jam bërë anëtare e LDK-së dhe gati po aq që kam shërbyer në institucionet e Kosovës. 

Ka qenë rrugë jo e lehtë, plot pengesa e sfida, sikur për shumë të rinj e të reja në vendin tonë. Deri tani, ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, përgjatë të cilit kam takuar mijëra gra e burra, vajza e djem, qytetarë të mirë të këtij vendi që më kanë mbushur plot shpresë për të ardhmen. 

I falënderoj miliona herë, nga thellësia e zemrës, të gjithë që na përkrahën e besuan në ne, si dhe të gjithë aktivistët e veprimtarët që kurrë nuk reshtën së punuari me vetëmohim.

 Arritëm që të gjithë së bashku, por për një kohë tejet të shkurtë prej vetëm një muaji, ta ringrisim LDK-në në një rezultat që nuk e kishte nga viti 2004. Por, na mbetet edhe shumë punë për të bërë, edhe shumë sfida për të kaluar, e ato mund t’i kalojmë vetëm së bashku.

Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, poashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.

Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam. Ashtu siç e kam thënë gjithnjë: në secilën betejë, do të jemi së bashku, deri në fund! E juaja, Vjosa”, ka deklaruar Osmani. (TemA)

12 komente në “Vjosa Osmani i thotë “Po” Albin Kurtit”

  1. Johani says:

    JO LDK dhe VV ok osmanka por VV dhe LDK pasi ska zgjidhje tjeter Albini se sikur ta kishte fituar shumicen i vetem as anderr se kishte pare ti pushtetin per te cilin ju te ldk-s jeni ne gjendje te jepni çdo gje, prandaj mos kokrris si pula ne shi se ty ste vet kush, kujto kush ishe ti vitin e kaluar per luten,bekirin,Belkin e shume kaminaz te ldk-s qe deri pas lufte ishin SPS ne krye me isen.

    1. Mo says:

      Me ne fund nje fryme e re

  2. Kuq e zi says:

    Bravo vjosa
    Je e re dhe nqs ben nje pastrim ne parti jam i sigurte qe shpejt do vije dita jote ashtu si albinit sot
    Shpresoj te ndermerrni nje fushate ndergjegjsimi dhe ne shqiperi ku ky brez i tredhur dine vetem te behet ushtar i rames apo i bashes pa pasur guximin te thote “une jam e ardhmja” dhe te ngre nje force politike nga e para pa asnje dinosaur mbrenda
    Eshte turp per ne te tere kur sheh qe ruçi dhe berisha bejne akoma ligjin njelloj sikur te vihen ne spak prokuroret qe skaluan vetingun

    1. Urimi says:

      Bravo Vjosa! Te pershendes nga brigjet e lumit me te njejtin emer.

  3. Shqiptar says:

    Moj gocè,çfarè mendimi ke ti per ministrin e Rrahman Morines,nje titist i thekun,qe e ke kryetar..?!!!

  4. prishtinasi says:

    Epo me ne fund dikush duhet te pranoje se ka humbur diqka dhe ka fituar me shume.Per here te pare tek ne po vlen parimi partia fituese kryeminister i Kosoves dhe duhet te behet tradite tashme sepse ashtu jane votuar partite fillimishte ,pra sovrani tha.Tash mbetet te shihet se keni orientim sidomos ju programin apo pozitat.Mos humbni kohe por shpalosni programin antikorrupsion,antikrim,antinepotizem,orientohuni ne politika zhvillimore qe ndihmojne punesimin,reformim te tere aparatit shteterore por pa prekur administraten e punetoret,pra mos harroni premtimet e medha per qkapje te shtetit duke vazhduar deri tek vetingu qe eshte i pashmangshem e deri tek raportet nderkombetare qe duhet riparuar sidomos me europiane sepse i kemi per dreq.Ju lus prape jepni shembuj pune,respekti edhe kur nuk e meriton dikush,nderoni punetoret,e largoni papunetoret ,perkrahni te aftet pa dallime se qfare qendrimi kane ata partiak,fetar apo orientimi te caktuar.Kuptojeni se votat i keni marre per ndryshim ,per ndryshim e pastaj dihet ……….

  5. Lee lee says:

    Ups. E vetmja gje qe nuk I interesonte Rilindjes dhe qofteve te PD. Dy njerez qe do ballancojne njeri tjetrin do jete makth per per keta karragjoz..Cipras eshte fenomen politik dhe Kurti eshte indentik si ai.Jo me kote te gjithe Jane tulatur dhe e sulmojne pa pire cafen e mengjesit. Termet I Kurti do ta skundi dhe Shqiperine. Nga ana nacionaliste Kurti eshte nje ujk me gezof qingji shumkush e di por eshte I vetmi qe do tranformoj teresisht faktorin shqiptar drejte te majtens evropiane ne respect te te drejtave te njeriut te minoriteteve te drejtes per shkollim dhe te vendosjes locale. Pastaj seshte vetem Kurti eshte nje brez anti sistem dhe mendoj se e meritojne

    1. XheJ eN Bi says:

      Lee lee…..
      Çfarë fenomeni është Cipra ?
      Ato iluzione që ke për A.Kurtin ,i kishte dhe Cipra.
      Cipra erdhi në pushtet me një fodullëk se do ndryshonte Greqinë xhe Europën,do ta kthente të majtë.Dhe në fund të mandatit ndryshojë vetë dhe u bë i djathtë.
      Po kështu do ndryshojë dhe A.Kurti ,të gjitha do jenë të shkuara dhe do bëjë siç fo Amerika dhe Evropa.

  6. XheJ eN Bi says:

    Lee lee…..
    Çfarë fenomeni është Cipra ?
    Ato iluzione që ke për A.Kurtin ,i kishte dhe Cipra.
    Cipra erdhi në pushtet me një fodullëk se do ndryshonte Greqinë xhe Europën,do ta kthente të majtë.Dhe në fund të mandatit ndryshojë vetë dhe u bë i djathtë.
    Po kështu do ndryshojë dhe A.Kurti ,të gjitha do jenë të shkuara dhe do bëjë siç fo Amerika dhe Evropa.

  7. SHKELZENI says:

    TE TRASHEGOHEN I THANE PO NJERI TJERETRIT

  8. Lee lee says:

    Ca beri Cipras. E Para eshte ne opoite me 22%.Me fraksionin e tij. Σyriza ishte nje bashkim I te majtes me me teper se 5 rryma. E dyta borxhi I 670 miliardve doli I pa vlefshem. Kur ne 3 te nates I tha Holland dhe Renc it se vlera e bashkimit evropian nuk Jane bankat dhe monopolet.Tere eurot qe tax paguesit evropian na kane dhene do kthehen te gjitha dhe borxhiin e 370 miliardve e pranoi se ishte e vertet. Tax paguesve Italian evropian I Jane kthyer 20% deri tani. FMNeshte likujduar dhe kryesorja cdo familje ne nevoj kishte rreth 200 euro ndihme social PA perjashtim. Korrent dhe gjera te tjera as diskutohet me kobure ne koke. Kur te revropa rrinte so pule vajti ne Cube dhe I dha lamtumeri legjendarit Fidel bashke me Adam’s personaliteti me emblematic I te mates evropian kete moment. Ai eshte Cipras njeriu qe e cbllokoi te ardhmen e Macedonis me kosto politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje