Zyrtare/ Milani del kundër dëshirës së tifozëve, prezanton trajnerin interist

Pak orë pasi Milani largoi nga drejtimi i skuadrës trajnerin Marko Xhampaolo, sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i teknikut të ri. Ashtu siç edhe pritej, Stefano Pioli është zyrtarisht trajner i Milanit dhe tekniku i lindur në Parma, ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me kuqezinjtë.

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi kuqezi në sajtin zyrtar, ku edhe i ka uruar mirëseardhje trajnerit italian. Polemikat për këtë trajner, kanë qenë të shumta në Itali duke qenë se tifozët nuk e kanë dashur në krye të stolit për shkak se pak kohë më parë, ai shprehej se ishte një tifoz i Interit dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në çdo skuadër është shkarkuar për mungesë rezultatesh.

Pioli do të synojë të rrisë nivelin e lojës te kuqezinjtë dhe të ngrejë Milanin në nivelet më të larta. Aktualisht, Milani e sheh veten në kuotën e 9 pikëve ku pas 7 javësh kampionat, numëron 3 fitore dhe 4 humbje.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *