Banorët bllokojnë rrugën në zonën e Astirit, hedhin bomba molotov. Çuni i Fariut: Eshtë lufta jonë

10 Tetor 2019, 19:17Politika TEMA

Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë për të mbrojtur kauzën kundër prishjes së shtëpive të tyre.

Gjatë protestës së sotme ata kanë bllokuar rrugën si dhe kanë shpalosur edhe një banderolë me parullën ‘Mbrojmë familjet tona, ky është genocid’.

Ata kanë hedhur 3 bomba molotovë duke ndaluar qarkullimin e automjeteve.

Në mbështetje të banorëve te ‘Unaza e Re’ kanë qenë edhe disa ish-deputetë të opozitës.

Kujtojmë se sot pati tensione mes banorëve të Astirt dhe policisë ku si pasojë edhe tre banorë u shoqëruan në ambjentit e komisariatit numër 6.

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu, ka ftuar të gjithë qytetarët që të mbështesin këta banorë të cilët po luftojnë për shtëpiat e tyre, duke thene se “eshte lufta jone”.

4 komente në “Banorët bllokojnë rrugën në zonën e Astirit, hedhin bomba molotov. Çuni i Fariut: Eshtë lufta jonë”

  1. Fahriu says:

    CUNI FAHRIUT QENKA I PA PREKSHEM NE SHQIPERI PO MERENI DEBILIN FUTENI NE BURGE SE PO E TEPERON

  2. Toni says:

    “për shtëpiat e tyre” ,vetëm në këtë vënd media shkruan në mënyrë të tillë…..

  3. Shpiragu says:

    Po ky cuni i Fariut e ka pare deren e qelise ? Ne raste se jo ,pse jo po? Edhe ky eshte si gjithe te tjeret.

  4. Pol says:

    ligji ka hyr ne fuqi, por keta bejne si te duan, shtet bananesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje