Bashkia e Dropullit hap tender me fondet publike për banderola në greqisht: Aktivitet për luftën apo për Kacifas?

Gazeta Shqip ka siguruar dokumentat ekskluzive të një tenderi të Bashkisë Dropull, që drejtohet nga socialisti Dhimitraq Toli.

Nëpërmjet fondeve publike, ky institucion kërkon nga një firmë private, prodhimin e disa banderolave në gjuhën greke, që do të bëhen për një aktivitet në datën 28 tetor.

Kjo datë përkon me 1 vjetorin e vrasjes së Konstantinos Kacifas, një ekstremist grek që kundërshtoi me armë policinë shqiptare. Por në të njëjtën ditë, është edhe festa kombëtare në Greqi, që njihet si “Dita e JO-së”, për shkak të luftës Italo-Greke.

Sido që të jetë, fakt është që po përdoren fondet publike shqiptare, për të prodhuar disa banderola në gjuhën greke, për një festë që nuk është e Shqipërisë. Është e paimagjinueshme që në krahun tjetër, në Greqi, të alokohen fonde për festën e pavarësisë së Shqipërisë apo përkujtimore për çamët.

Duke u kthyer tek tenderi, në dokumentet e depozituara në Agjencinë e Prokurimit Publik, janë edhe specifikimet e tenderit, për mënyrën sesi duhet të jenë banderolat. Sipas kërkesës së kryebashkiakut të Dropullit, ne dokumentet qe ka siguruar gazeta Shqip, banderolat duhet të jenë me përmasa 6.5 metra e gjatë dhe 70 centimetra të gjera, të gjitha në gjuhën greke.

“Materiali i tyre të jetë prej plastmasi, fondi të jetë i bardhë. Në mes të shkruhen me shkronja kapitale ngjyrë blu e errët. Shkrimi i shkronjave të jetë 30cm dhe hapësira midis tyre të jetë 8-9cm”- thuhet në dokumente.

Më 28 tetor 2018, rreth 1 vit më parë, në Bularat të Gjirokastrës u vra Konstantinos Kacifas, një ekstremist grek që kundërshtoi me armë policinë shqiptare. Edhe në atë kohë, në Dropull po festohej dita e “JO”-së, ndërsa mediat greke e përcollën këtë lajm si një luftë kundër minitoriteti grek në këtë zonë të Shqipërisë. Mbetet për tu parë, nëse në datë 28 Tetor, aktiviteti do të jetë për festën kombëtare të Greqisë, apo për vrasjen e ekstremistit grek Kacifas.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Bashkia e Dropullit hap tender me fondet publike për banderola në greqisht: Aktivitet për luftën apo për Kacifas?”

  1. cipini says:

    Vendi i tradhetuar nga politika e ndyre shqipetare.

  2. o tourk'alvanos nuk ka vend ne Evrope..... says:

    OXI oi tourkalvanoi ne BE!

  3. Theatrical says:

    bejani nje statuje kaqives mu ne mes te Arhines, shpalleni hero kombetar,martyr iwas rene ne lufte kunder ”urqve haaahaaaaaahaaaaa…

  4. Spartakos Thrakiotis says:

    Gazeta Shqip me këtë artikull që ka paraqitur bën një gabim shumë të madh, jo për informimin që u bën lexuesve të sajë, për veprimtarinë e bashkisë së Dropullit, por për ato komente dhe supozime që ka shkruar. Në vend që të përpiqet të shuaj zjarrin hedh lëndë djegëse në të.
    1)Shteti Shqipetar krahinen e Dropullit e njeh si minoritet, dhe me të drejtë bashkia i porositi në gjuhën greke .Do të kishte të drejtë gazeta nëse ato banderolat teksti i tyre do të kish qëllim anti shqiptar. 2)Minoriteti Grek i Shqiperise gjatë luftës Nacional Çlirimtare ka mbajtur qëndrim kundër fashizmit dhe nazizmit dhe ka kontribuar me batalionin e Dropullit dhe të Vurgut, dhe nuk ka pasur në radhët e Ballit Kombëtar asnjë person. Prandaj gëzojnë të drejtën që të festojë festën e ditës së kundërshtimit dhe mos peruljes tek fashizmi. 3)Paraqitja e vrasjes se te ndierit Kostandinos Kacifas nga mediat Greke ka qenë një paraqitje reale dhe disa nga ato u treguan më shqiptare nga mediat e Shqiperise.
    4)Festa e 28 Tetorit nuk është thjeshte dita e fillimit të luftës Italo-Greke, por simbolizon vendosmërinë e një populli te vogël por krenar dhe me dashuri të madhe për liri, i cili kundërshtoi që në fillim fashizmin në një kohë kur shumë shtete të mëdha Europiane nuk rezistuan me teper se 3 ditë ndërsa SHBA nuk ishte ingranuar akoma në luftë, dhe BRSS firmoste marveshje mos sulmimi me Hitlerin. Vetëm Anglia kishte qëndrim të qartë në atë periudhë. Pra duhet të jetë nder për Shqipërinë që një pjesë e popullit të saj feston këtë ditë të shenjtë të cilën aktualisht duhet që ta festojnë të gjithë Antifashistet e Europes

  5. D... says:

    Ik ore bastard ! Boll keni zaptuar toka , ..kurre mos u futshim ne europe me qelbesira si ju prane

  6. Spartakos Thrakiotis says:

    I nderuar Z. D…
    Komenti juaj është pak i ulët moralisht dhe shumë i varfër historikisht.
    Por nuk mund të them gjë persa i perket shpejtësisë. Pa përfunduar mirë unë fjalën e fundit, hodhe komentin një minute pas komentit tim. No Problem
    Në qoftë se e ke fjalën për Greqinë që ka zaptuar toka, e ke shume gabim dhe mirë eshte të lexosh dhe pakë histori. Greqia të gjithë teritorin tokësor dhe detar që ka sote e ka fituar me luftë kundër Perandorisë Otomane. Dhe nuk e ka marrë nga shtetet e vendeve fqinje. Pra kush do qe ka ankesa që ka humbur toka mund ti drejtohet dhe akuzojë ata që ja morën dhe nuk ja dhanë, dmth Perandorinë Otomane ose sot trashëgimtarin e saj shtetin Turk. Sa për antarsimin e Shqiperise ne BE unë personalisht jam Pro, se gjysma e njerëzve të mij jetojnë në Shqipëri dhe kam shumë shokë shqiptarë dhe dua që të shpëtojnë nga vuajtjet e dokumenteve provizore, se i kam kaluar dhe vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *