Bunjaku denoncon De Biassin: Iu hyri në dhomat e hotelit lojtarëve të Kosovës, t'i bindte të luanin për Shqipërinë

10 Tetor 2019, 10:23Sport TEMA

Shqipëria dhe Kosova kanë pasur fërkime që herët për lojtarët e spikatur, që donin t’i bënin pjesë të tyre. Bëhet fjalë për futbollistë të diasporës, të rritur e formuar jashtë vendit.

Ish-trajneri i “Dardanëve”, Albert Bunjaku, ka zbuluar një prapaskenë, ku përfshin ish-kolegët e tij kuqezinj, De Biasi dhe Tramezzani, e ndodhur para miqësores Kosovë-Shqipëri, e luajtur në Prishtinë.

Duke folur për “Reporteri.net”, trajneri i parë i kombëtares së Kosovës ka thënë se pala shqiptare u soll shumë keq në vitin 2015, në Prishtinë, teksa kishte tentuar t’i bindë disa lojtarë verdhekaltër që të luanin për ngjyrat kuqezi:

“Ajo ndeshje miqësore u luajt në Prishtinë dhe përfundoi me barazimin 2-2. Gianni De Biasi bëri disa lojëra aspak të mira gjatë qëndrimit në hotelin “Emerald”.

Ai, bashkë me Tramezzanin iu kishin hyrë në dhoma të hotelit lojtarëve të Kosovës, saktësisht Hekuran Kryeziut dhe Bersant Celinës, duke u përpjekur t’i bindin që të luanin për Shqipërinë.

Të dyja kombëtaret ishin sistemuar në të njëjtin hotel. Çka nuk më ka pëlqyer është se në mbrëmje ka pas aktivitete prej dy trajnerëve, De Biassi e Tramezzani.

D.m.th, ajo sjellje e tyre nuk më ka pëlqyer, sepse ne ishim në fazën e krijimit të themeleve të kombëtares së Kosovës. 

Shqipëria jo i kishte kriju themelet, por ndërtoi katin e parë. Me kualifikimin në Europianin e Francës, për mendimin tim kishte ndërtu edhe katin e dytë.

Pra, ne me e ndihmu me kriju edhe katin e tretë, sikur nuk shkonte. Meqenëse e kisha atë detyrë, me kriju kombëtaren e Kosovës, për mua ka qenë e rëndësishme të mbështetesha te Bersant Celina, Hekuran Kryeziu e lojtarët e asaj kohe.

Po, De Biassi ka tentu me i bind me iu bashku Shqipërisë, edhe pse ne e kemi ditë që po pranohemi në UEFA e FIFA dhe kjo për mua ka qenë pak e rëndë”.

4 komente në “Bunjaku denoncon De Biassin: Iu hyri në dhomat e hotelit lojtarëve të Kosovës, t’i bindte të luanin për Shqipërinë”

  1. SHKELZENI says:

    CFARE KOSOVE THUA TRAP KOSOVA ESHTE KRAHINE SHQIPTARE POPULLSIA GJUHA FLAMURI ESHTE SHQIPTAR NUK ESHTE E NEVOJSHME TE KEMI NJE EKIPE TJETER KUR SE BASHKU NUK ARRIJME TE BEJME DOT NJE EKIPE KONKURUES .
    PO KUR JE LINDUR DHE RITUR NE NJE VENDE PA SHTETE NUK E KE NE GJAKE ATDHEDASHURIN.
    TE GJITHE FUTBOLLISTE QE LUAJNE NE KOMBETARE NUK JANE FORMUAR AS NE TIRANE E AS NE PRISHTINE NUK KENI ASNJE MÉRITE
    CANAJ NUK DOLI NE TR APO PR PO NE PARIE PSG E TE TJERE KOQE KANDARI

  2. pjeter says:

    Bunjaku kush? Ai deshtaku? Ndoshta kerkon te kapet per idiotesirave per te ulur ndo pak deshtimin e tij si teknik i perfaqesueses se Kosoves,e perseris per disa copa mishi me dy sy,perfaqesueses e shtetit te Kosoves,qe i perket kombit Shqiptar.

  3. i çudituri says:

    Po i mushte menjen qe te lunin per ngjyrat kuqezi . S’ka pas nevoj me i mush menjen veç me i kallxu dy flamuret e me i pyt cili asht flamuri jot. Kaq mjafton . Kjo qeka poshtersia qe paska bo Debiasi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje