Dëmtoi buxhetin e shtetit/ Gjykata pranon kallzimin e Agim Ismailit për ish- drejtorin e AKU-së Artan Gjergji

E padëgjuar më parë , një drejtor dërgon për ndjekje penale një ish- drejtor. Kjo ka ndodhur në 2018 në zyrtat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ku drejtori i kohës Agim Ismaili ka kallzuar në prokurori ish- drejtorin Artan Gjergjin  për shpërdorim detyre pasi ky  i fundit shkaktoi një dëm të madh buxhetit të shtetit prej 3 milion dollarë duke gjobitur një subjekt për arsye politike dhe jo sipas ligjit të ushqimit.

Jo më larg se 2 ditë më parë (8 tetor 2019)  Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Prokurorinë të vazhdoi hetimin ndaj  2 ish-zyrtarëve Artan Gjergji dhe Gramoz Dudushin,  drejtues të Aku-së në 2013 nën akuzën “shpërdorim detyre”.

Por si qëndron historia e gjithë kësaj?!

Gjithçka filloi në 2013 ku zt. Gjergji gjobit fabrikën e qumshtit “Primalat”  të biznesmenit dhe politikanit , Sami Gjergji.

Për më tepër ish-drejtori  Gjergji del personalisht në deklarat për shtyp duke deklaruar mos konsumim të këtij qumështi gjë që çoi në falimentimin e fabrikës.

Biznesmeni Gjergji hap gjyq ndaj këtij dëmi që iu shkaktua dhe fitoi gjyqin duke kërkuar dëmshpërblim nga AKU ose më sakt nga taksapaguesit shqiptar prej 3 milion dollar.

Në 2018 vjen në detyrë si drejtor i Përgjithshëm i AKU-së, Agim Ismaili i cili shqyrtoi çështjen dhe konkludoi se për post dëmit në buxhet ky ish- drejtor ka shpërdoruar detyrën duke e kallzuar atë në prokurori.

Prokuroria mbyll hetimin por sipas proçedurës mbyllja e hetimit dërgohet në gjykatë për shqyrtim dhe pasi kjo e fundit shqyrtoi çështjen urdhëroi prokurorin të rihetojnë mbi rastin.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *