Hazbiu i bën një letër me mallkime Presidentit Macron

10 Tetor 2019, 20:46Antena TEMA

Pas vendimit të Francës për t’i vënë kushte BE, për të mos pranuar Shqipërinë, Hazbiu vendosi t’i bëjë një letër plot me mallkime dhe Francës.

Zoti Macron!

Ti që na heq ne të drejtën të hyjmë në bisedime për Europën, të dhëntë zoti ndonjë kusur e mos të foltë me gojë gruaja për nja dy vjet, duke të thënë se nuk jemi njësoj, ki respekt për më të vjetrit.

Ti që nuk do që ne të bisedojmë për hyrje në Evropë, të zënçin këmbët myk nga ato atletet e Edi Ramës, e mos qëndrofsh dot në këmbë në Bruksel.

Ti që nuk do që ne të hyjmë në Europë, t’u bëfshin haram ato 100 mijë eurot që të dhamë për Notre Dame dhe të rëntë zjarri në zyrë.

Ti që nuk do qe në të hyjmë në Europë, të fitoftë Le Peni në zgjedhjet e ardhshme dhe të të dënojë si bashkëpuntor i Bashkimit Europian.

Ti që nuk do të hyjmë ne në Europë, të fitoftë në Paris ndonjë parti e algjerianëve, dhe mos të lënçin as të ulesh në bisedime me ta.

Ti që nuk na lë të hyjmë ne në Europë t’u bëftë Parisi 70 për qind nga Senegali e Algjeria dhe u shpallshi pakicë e bardhë në mbrojtje.

Dhe në fund po më del nga shpirti ky mallkim. Ti që nuk na do ne të hyjmë në Europë, të të rrojë gruaja të të bëhet mbi 100 vjeçe, që mos të shofësh një ditë të bardhë si beqar.

 

 

 

3 komente në “Hazbiu i bën një letër me mallkime Presidentit Macron”

  1. luka says:

    Fantastik Hazbiu. T’u befte dita nje mije!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje