“I uroj sukses heronjve tanë dhe i puth në ballë”, Erdogan urdhëron bombardimet kundër kurdëve

“I uroj sukses heronjve tanë që marrin pjesë në operacionin “Burimi i Paqes” dhe i puth të gjithë në ballë.

Besoj se së bashku me Ushtrinë Kombëtare Siriane do të arrijmë sukses të madh kundër militantëve kurdë dhe ISIS-it në veri të Sirisë”.

Me këtë urdhër, Turqia ka nisur ofensivën ushtarake në Siri. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan kërkon të spastrojë zonën veriore të Sirisë nga militantët kurdë, për të zhvendosur mbi 3 milionë refugjatë.

Avionët e Ankarasë po zhvillojnë bombardime ajrore, ndërsa autoritetet theksojnë se në shenjestër nuk do të jetë popullsia civile.

“Së bashku me komandantët tanë, ne do të rrëzojmë korridorin e terrorit. Lufta jonë nuk është kundër civilëve dhe asnjë hap nuk do të ndërmerret kundër tyre”, tha Erdogan.

Operacioni erdhi pasi -residenti Donald Trump tërhoqi në mënyrë të papritur ushtrinë amerikane nga zona kufitare me Turqinë.

Ofensiva është kritikuar nga Bashkimi Europian. Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Evropian, tha:

“I bëj thirrje Turqisë dhe aktorëve të tjerë që të veprojnë me kujdes dhe të ndalojnë operacionet që po zhvillohen. Këto aksione ushtarake nuk çojnë drejt rezultateve të mira”.

Gjithashtu, edhe NATO i kërkoi Turqisë që të veprojë me kujdes, ndërsa sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg tha se ishte informuar për operacionin në Siri.

Sulmi turk dhe reagimi amerikan

Turqia nisi një operacion ushtarak të planifikuar për një kohë të gjatë në veriun e Sirisë për të nxjerrë forcat kurde të etiketuara nga Ankaraja si terroristë, por që shihen nga shumica e Perëndimit si partnerë kryesorë në luftën kundër Shtetit Islamik.

Sulmet ajrore turke goditën qytetin Ras al-Ayn në anën siriane të kufirit, thanë aktivistët vendorë.

Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët (FDS) thanë që avionët luftarak turq po godasin zona civile, duke shkaktuar panik të madh.

Operacioni ushtarak filloi disa ditë pas një njoftimi të befasishëm të Shtëpisë së Bardhë se forcat amerikane do të tërhiqeshin nga rajoni, duke i hapur rrugën operacionit ushtarak turk.

“Shtetet e Bashkuara nuk e miratojnë këtë sulm dhe e kanë bërë të qartë për Turqinë se ky operacion është një ide e keqe. Nuk ka ushtarë amerikanë në zonë”, tha presidenti Donald Trump në një deklaratë të mërkurën.

“E bëra të qartë se nuk dua t’i luftoj këto luftëra të pafundme, të pakuptimta – veçanërisht ato që nuk u sjellin dobi Shteteve të Bashkuara.

Turqia është angazhuar për mbrojtjen e civilëve, mbrojtjen e pakicave fetare, përfshirë të krishterët dhe mënjanimin e një krize humanitare. Dhe ne do t’i mbajmë ata përgjegjës ndaj këtij angazhimi”, vijoi ai.

Si ligjvënësit demokratë edhe ata republikanë kanë kritikuar ashpër tërheqjen amerikane nga Siria veriore, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po braktisnin kurdët sirianë që kishin luftuar grupin terrorist Shteti Islamik së bashku me trupat amerikane.

“Nëse e dëgjoj presidentin të thotë edhe një herë,” bëra një premtim fushate për të dalë nga Siria, “do më turbullohet stomaku”, tha senatori republikan Lindsay Graham për Axios.

“Ai bëri një betim për të mbrojtur kombin kundër të gjithë armiqve, të huaj dhe vendas. Nuk ka asnjë armik më të madh për kombin tonë se ISIS. Dhe nuk ka asnjë mënyrë që ta mbrojmë vendin nga Islami radikal pa partnerë si kurdët.”

Përpara sulmit turk, Forcat Demokratike Siriane lëshoi thirrjen e vet për vendet e përfshira në koalicionin për të mposhtur ISIS-in dhe për të shmangur një katastrofë humanitare në veri të Sirisë.

“Të gjithë treguesit, informacionet në terren dhe grumbullimet ushtarake në anën turke të kufirit tregojnë se zonat tona kufitare do të sulmohen nga Turqia, në bashkëpunim me opozitën siriane të lidhur me Turqinë,” tha FDS.

“Ky sulm do të sjell viktima në radhët en e mijëra civilëve të pafajshëm sepse zonat tona kufitare janë të mbingarkuara.”

Presidenti Trump ka këmbëngulur se nuk po braktis kurdët që luftuan me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e koalicionit kundër ISIS-it.

Në të njëjtën kohë, ai ka lavdëruar edhe Turqinë, duke e ftuar presidentin Erdogan të vizitojë Shtëpinë e Bardhë muajin tjetër (13 nëntor), ndërsa e quajti Ankaranë një “partner të madh tregtar” dhe i atribuojë qeverisë turke “ndihmën për të shpëtuar shumë jetë njerëzish në provincën Idlib”.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë konfirmuan se kanë ripozicionuar rreth 50 anëtarë të forcës speciale amerikane, të cilët kishin vepruar përgjatë kufirit Turqi-Siri, për shkak të rreziqeve të sigurisë.

“Fatkeqësisht, Turqia ka zgjedhur të veprojë në mënyrë të njëanshme,” tha zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Rath Hoffman në një deklaratë, të martën.

“Si rezultat, ne kemi zhvendosur forcat amerikane në veriun e Sirisë larg nga rruga e inkursionit të mundshëm turk për të ruajtur sigurinë e tyre,” shtoi ai. “Deri tani nuk kemi bërë asnjë ndryshim në praninë tonë ushtarake në Siri.”

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në ““I uroj sukses heronjve tanë dhe i puth në ballë”, Erdogan urdhëron bombardimet kundër kurdëve”

  1. Gallata bridge says:

    Keshtu eshte kur ke bole dhe e ben perendimin dhe trumpin te flasin me vete! Shqip kjo do te thite ma hani k.. te gjithe se punet e mija i di vete dhe te theret bejne si kurva me deklarata bosh! Ne mos po i kane shkelur syrin!

  2. moedrni says:

    erdogani esht nje psikopat e gjakatar qe po shtyp nje popull qe eshte nga me progresistet ne rajon.

  3. Bazarhesap says:

    Po bormandojne nje organizat narco terrorist me ideale bolshevike qe juve ju dalin dhe ne enderr se aq shune ja kane thene te paret tuaj.

  4. asd says:

    Pasi te jete zhdukur rezistenca kurde, americanet do te ndjehen akoma me te zbuluar dhe do te degojne trefishin e trupave, dhe pesefishin e kostove. Nuk me duket menyre e mire kursimi kjo e Trump.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *